Prishtinën Përparimi e Përparon

0
140
Shtatorja IR në Prishtinë

Besim Prishtina

Prishtina dhe banorët e saj të nderuar me 17 tetor e kanë rastin të zgjedhin kryetarin e ri, i cili do të e udhëheqë qytetin së paku për 4 vitet e ardhshme.

Prishtina e ka rastin unik të votoj për një person unik dhe të dhe kompletuar si njeri jashtzakonisht i duhur për Prishtinën, një arkitekt të suksesshëm dhe pasionant e sidomos adhurues i Prishtinës.

Prishtina ka nevojë që më në fund të e udheheqë një arkitekt dhe të avancoj në tërë strukturën të qështjeve që nuk u avancuan në qeverisjet e kaluara të periodës se lirisë.

Të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë tjerët që banojnë dhe punojnë apo studiojnë në Prishtinë qështjen numër një me të cilen përballen në baza ditore e cila kërkon kërkon zgjidhje shumë më të avancuar është rregullimi i trafikut për automjete dhe këmbësor.

Rregullimi i trafikut ka ndikim në shumë sfera përcjellëse të cilat sipas mendimit tim arkitekt Përparim Rama i ka prezentuar në mënyre racionale duke ofruar zgjidhje konkrete dhe të arritshme.

Prishtina ka nevojë për një estetikë e cila mund të përmirësohet dhe perfeksionohet vetëm me ata që estetikën e kanë profesion dhe pasion, të cilat pa dyshim i posedon Përparim Rama.

E kam bindjen e thellë se Përparim Rama është rasti më i mirë që iu është ofruar Prishtinës në kohën e lirisë që të ndërtojë dhe avancojë e sidomos organizojë, me standarde dhe infrastrukturë shumë më të mira dhe racionale, të cilat i ofroi dhe promovoi në paraqitjet e tija gjatë fushates zgjedhore..

Me përkushtimin e tij, dhe me pasionin për estetikë dhe racionalitet jam tërësisht i bindur se Përparim Rama do të e përparojë Prishtinën në qdo aspekt dhe veprimtari, të cilat i takojnë sipas obligimeve dhe vizioneve të një udhëheqësi dhe shërbyesi publik.

Në kohën e lirisë Prishtinën e udheheqën politikanë të partive të ndryshme, 12 vite nga LDK dhe 8 vite nga VV, dhe besoj se ndryshimin më të madh cilësor do të e bëjë Përparim Rama si profesioinist dhe arkitekt i cili e meriton besimin që të kryej sherbime për Prishtinën dhe Prishtinasit dhe të gjithë të tjerët që për qferëdo arësye jetojnë ose frekuentojnë qytetin kryesor të Kosovës.

Votimi për Përparimin është votim për një Prishtinë me të ardhme më të mirë.
Prishtina dhe banorët duhet shfrytëzuar rastin unik dhe historik të votojnë që Prishtina të udhëhiqet nga një perosnalitet i kompletuar për kryetar të saj.