E P I R I . A R B Ë R O R

0
204
Atdhe Geci - histori

E P I R I . A R B Ë R O R

Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit
ushtarët andartë me thika ty ta shqelmuan gjirin
dhe masakrat e tyre bën që gjenocidi grekë ndaj
çamëve e arvanitë të tronditë. Koha flet edhe kur
është e ndaluar! Gjenocidi ndaj çamëve etnik dhe
arvanitëve nuk do duhej të ndodhte, por, Greqia
me dhunë i shkëmbeu çamët për turq në Turqi
Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit
s´di si t´ua shpjegojmë të ardhmen të palindurve,
Pavarësisë së Çamërisë, kurrë nuk i skadon afati!
Por, kur të jemi gati, Greqisë do ia marrim pjesët
arbërore, tokën e të katër perëndive shqiptare.
Çamëri, mblidhi heshtjet e fshehura, rrëfimet e
shkruara dhe të pashkruara, mblidhi fjalët nëpër
gurë e rrënoja, mblidhi shkrimet nëpër ishuj dhe,
nxirre nga toka, deti e ajri, gjeografinë e atdheut.
Çamëri, je e bekuar e përjetëshme e perëndive, e
bekuar e nënave dhe baballarve çamë e arvanitë
Prevezë, tregoju lugën plot gjak Zeusit, Kadmit e
birit të Kadmit, Ilirit. Tregoju të gjithë zotave t´u
se Greqia, bukën e përditshme na e ktheu në gjak
dhe varre. Pellazgji, nuse e plagosur me shumë
emra, në Dodonë i shoh gishtat tu nëpër faqe të
gurve dhe mure të rrënojave, shoh gjirin tënd për
Zeusin, Pirron, Aleksandrin dhe Agamemnonin
Çamëri, të gjitha vargjet i kam nga pika jote e
gjakut, nga këngët me valle dhe me fustanellë,
zemër, mos e le zemërimin në kraharor të shuhet,
Pavarësisë së Çamërisë kurrë nuk i skadon afati
Greqia në të tëra pjesët e saj është tokë arbërore.

Atdhe GeciDortmund, Germani, 2021