MENTALITETI  I TË NËNSHTRUARIT

0
85
Dr. Nail Draga

Tema dhe dilema

Angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm   për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspiratë e vazhdueshme  në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt  çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi, paraqesin rast për hulumtim, sepse  kemi të bëjmë më të  drejta të kufizuara si më parë në monizëm  edhe tash në pluralizëm. Dëshmi e një konstatimi të tillë kemi  fushën e arsimit në gjuhën shqipe,  sepse në praktikë janë programët mësimore e tekstët shkollore të imponuara, që  janë në kundërshtim me barazinë qytetare e nacionale sipas  standardëve demokratike europiane

Dr. Nail Draga

Nëse i bëhët një retrospektivë pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi del qartë se kemi të bëjmë me sfida të vazhdueshme për të mbijetuar. Ishte koha e krizës politike e shoqërore, ku shqiptarët  vazhdimisht ishin të rrezikuar. Ndonëse pas Luftës së Dytë Botërore  u  hapen shkollat  në gjuhën shqipe,  më pas  u paraqiten  pengesa të natyrave të ndryshme, sepse shkollimi i shqiptarëve nga ana e pushtetit nuk shihej me simpati. Ishte pikërisht  pushteti i kohës, që  punoj në unifikimin e shkollave në gjuhën sllave, duke mbyllur  shkollën në gjuhën shqipe siç ishte viti 1956/57 në qytetin e Ulqinit, e gjetiu në viset shqiptare Mal të Zi.

Kemi të bëjmë pikërisht me  kohën  e hegjemonizmit shtetëror e udhëhequr me mentalitetin  kolonialist, ku kundër shqiptarëve realizoheshin skenarë të ndryshëm, sepse bëhëj presion special, ku përveç politikës së asimilimit  bënte pjesë edhe emigrimi i dhunshëm, që si qellim final ishte spastrimi etnik i hapësirës etnogjeografike shqiptare në ish Jugosllavi.

Imponimi i programëve mësimore

Të gjithë jemi dëshmitar se në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi si në monizëm   edhe në kohën e pluralizmit  është  mohuar identiteti në lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë më programe shkollore unitare të imponuara  e poashtu edhe tekse shkollore  nga autorë  sllavë  të përkthyera në shqip. Në këtë aspekt përjashtim bën vetëm teksti shkollor  nga gjuha shqipe. Si të tilla këto tekste janë të përshtatshme vetëm për nxënësit në gjuhën sllave e jo për nxënësit shqiptar. Pra, kemi të bëjmë më mohimin e të drejtave për nxënësit shqiptarë që  të mësojnë për identitetin  e tyre kombëtar sidomos për lëndët e identiteit kombëtar siç janë  historia kombëtare, kultura muzikore, dhe  arti figurativ.

Ndonëse një veprim i tillë është në kundërshtim me të drejtat e garantuara më Kushtetutë(neni 79) dhe standarde ndërkombëtare europiane, pushteti në Mal të Zi nuk ka treguar gadishmëri për ndryshime pozitive  në këtë drejtim, për të realizuar në praktikë barazinë qytetare e nacionale edhe për shqiptarët në këtë mjedis.

Do të ishte e logjikshme që në një mjedis demokratik çdo kërkesë e cila është në favor të barazisë nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi që nuk cenon të tjerët duhet të jetë e pranueshme për  pushtetin në këtë mjedis. Por, në Mal të Zi   ende mungon kapaciteti demokratik i pushtetit duke mbetur peng i paragjykimeve  ndaj shqiptarëve si në kohën e monizmit  edhe pse kanë kaluar tre  dekada në pluralizëm(!?).

Dështimi i partive politike të shqiptarëve

Çështja e  arsimit në gjuhën shqipe  në periudhën e pluralizmit  ka mbetur pa realizimin e objektivave,  përkatësisht nuk është avancuar sipas kërkesave të ligjshme të shqiptarëve. Në këtë aspekt subjektet politike të shqiptarëve, këtë çështje e kanë cekur sidomos në fushatat zgjedhore sa për të thënë por konkretisht nuk kanë bërë asgjë, nga del se ka munguar serioziteti dhe guximi profesional për të trajtuar këtë çështje.

Ndonëse përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e pushtetit qendror(1998-2020), në fushën e arsimit  kanë dështuar, sepse asnjëherë  nuk kanë trajtuar  çështjet programore arsimore  sidomos nga lëndët e  identitetit kombëtar. Dhe nga një gjendje e tillë  nxënësit shqiptar në shkollat më mësim në gjuhën shqipe  vazhdojnë të mësojmë për të tjerët e jo për vetën, që të përkujton  vendet koloniale. Në këtë aspekt  teksti mësimor nga lënda e historisë dhe kulturës  muzikore është dëshmi autentike e një konstatimi të tillë.

Në lidhje më këto çështje shqiptarët nuk janë konsultuar asnjëherë nga resori arsimor qeveritar, sepse ata nuk trajtohen si partner, por iu imponohen programet mësimore dhe tekstet shkollore, nga del se deri më tash mungon  vullneti i pushtetit për ndryshime cilësore në fushën e arsimit.

Pasi dallohën nga gjuha, historia, kultura   dhe prejadhja etnike shqiptarët si popull autokton janë të veçantë në mozaikun e popujve në Mal të Zi, andaj duhet të kenë të drejta të posaçme arsimore, në favor të mbrojtjës dhe zhvillimit të identitetit kombëtar në një mjedis multinacional sipas standardëve ndërkombëtare.

Pikërisht duke marrë parasysh këtë realitet arsimor, ka qenë e udhës që partite politike të shqiptarëve në këtë mjedis të angazhohen ne arritjen e memorandumit të   bashkëpunimit me ministritë e arsimit në Shqipëri e Kosovë që do të ishte në favor të arsimit në gjuhën shqipe në këtë mjedis. Mos angazhimi i tyre në këtë drejtim  dëshmon mungesën e guximit për tu ballafaquar më çështjet e identitetit kombëtar sipas standardëve ndërkombëtare. Çdo deklarim politik në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse partite politike nacionale mbrojtjen dhe avancimin  e çështjës kombëtare duhet ta kenë  mision të përhershëm programor.

Tekste  të dëmshme për shqiptarët

Nëse rastësisht do të pyesësh nxënësit shqiptar në shkollë me mësim në gjuhën shqipe për ndonjë datë, ngjarje apo personalitet nga historia apo kultura shqiptare do të zhgënjehësh shumë, sepse  ata nuk kanë përgjigje pozitive. Dhe arsyetimi më i shpeshtë është  se nuk na mësojnë mësimdhënësit sepse këto çështje nuk janë paraparë me program  shkollor.

Madje cekin se tekstet shkollore janë  nga autorë sllav të cilët janë për shkollat në gjuhën sllave, ndonëse  janë përkthyer në shqip dhe si të tillë nuk kanë të bëjnë fare  me historinë dhe traditën shqiptare. Kemi të bëjmë pikërisht me tekstet shkollore  nga lënda e historisë dhe kulturës  muzikore, si për shkollë fillore dhe të mesme, që  janë  të papranueshëm dhe të dëmshëm  për ne shqiptarët, sepse arsimohen nxënës pa identitet kombëtar.

Madje për vite më radhë  na është imponu  si virus një padituri duke u  bërë shprehi  e kohës   me pasoja të mëdha  sot dhe në të ardhmën. Sepse, kemi të bëjmë me politikën arsimore e cila për ne shqiptarët  është e papranueshme duke qenë dëshmi  e mentalitet e të nënshtruarit edhe në periudhën pluraliste, që është absurd për kohën tonë!

Politizimi i arsimit

Në rrethana të krijuara shoqërore edhe në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale  edhe pse periudha e pluralizmit ka ofruar mundësi të mëdha të prezantimit të vlerave  identitare. Por, jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror, sepse në këtë profesion me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentet më të dobët. Ndërsa nga ana tjetër, drejtimi i shkollave është politizuar maksimalisht, duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.

Me përjashtim të rastëve të veçanta në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar disponim dhe angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore, të cilat për ne shqiptarët janë të imponuar. Një qendrim i tillë oportunist jep për të kuptuar se  të ata ende vazhdon qasja psikologjike e kohës së monizmit, përkatësisht i mentaliteit të nënshtruarit, duke mos marrë nisma në këtë drejtim. Deri më tash nuk kemi pasur rast të degjojmë  apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si nga mësimdhënësit  apo të aktivit profesional, për të njoftuar opinionin e gjerë.

Në këtë aspekt nuk kanë më pak përgjegjësi as prindërit sepse ka munguar reagimi i tyre për çështjet programore dhe përmbajtjët e teksteve shkollore, që i përdorin fëmijet e tyre. Sepse asnjë prind nuk mund të qendrojë indiferent kur fëmisë së tij i mohohet edukimi dhe identiteti kombëtar, në emër të gjoja shtetit të qytetarëve. Pikërisht nga programi  dhe tekstet e tilla shkollore nxënësi shqiptarë është inferior ndaj të tjerëve sepse mëson pothuaj çdo gjë për të tjerët e asgjë për vetën, që është absurd për kohën tonë dhe më pasoja tek popujt e ndarë në mjediset   multinacionale.

Më heshtje  nuk ndryshohet  gjendja

Duke qenë dëshmitar se  edhe në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron  barazi  për të gjithë qytetarët  në edukim  e identitet kombëtar ku rast tipik janë shqiptarët në Mal të Zi, mbetët  obligim i yni intelektual për të ofruar modele të pranueshme për të eliminuar diskriminim arsimor sipas standardëve demokratike ndërkombëtare sikurse në vendët multinacionale e multikulturore.

Përfundimisht, nëse vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist vetëm për qëllime personale gjendja e jonë  nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjegjësia bie mbi të gjithë por në veçanti në ata  që janë përfaqësues të zgjedhur të shqiptarëve në këtë mjedis, sepse arsimi në shqip, nuk është çështje personale apo partiake por faktori bazë i mbrojtjës së identitetit tonë  kombëtar.

 (6 tetor 2021)