“Për 20 vite u ndërtuan 800-1000 xhami”/ Profesor Mehmetaj: Janë të zbrazura, janë politike

0
144
Gani Mehmetaj

GAZETA SHQIP, 7 TETOR 2021

Profesor Gani Mehmetaj me një shkrim të tij ka rikthyer një debat interesant në lidhje me xhamitë. Ai shkruan se në 20 vitet e fundit janë ndërtuar 800-1000 xhami, duke u hedhur miliarda euro, ndërsa në arsim, kulturëapo sport nuk ndodh diçka e tillë.

Një tjetër pikë diskutimi që ngre profesor Mehmetaj është thjeshtësia e shtetit për të dhënë leje ndërtimi për ngritjen e xhamive. Ai mendon se është abuzive dhe korruptive i gjithë ky proces.

Mehmetaj ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se kjo do të “thotë një riislamizim i Kosovës në këto 10 vitet e fundit, ku ka një varfëri të skajshme”.

Debati në Shqipëria Live në mes të Arbana Xharras, Olsi Jazexhiut, Milaim Zekës dhe Gani Mehmetajt.

Shoqatat islamike e kanë shfrytëzuar këtë varfëri të skajshme duke ndërtuar xhami. Vetëm nga aeroporti i Prishtinës janë 18 xhami, nuk janë për tu falur, por për ti parë bota e asgjë tjetër, pasi janë të zbrazura”, tha profesori.

I pyetur nëse është politike, ai tha “po”. Sipas tij, nuk ka aq shumë besimtarë që të ndërtohen aq shumë xhami moderne.

Nuk ka besimtarë, vetëm 2 për qind e popullit të Kosovës vijnë e falen në xhami, kanë thënë. Këtej dalin e thonë nuk besimtarë, e nga ana tjetër ndërtohen xhami. Shtetet islamike kanë marrë një hartë të Kosovës e bëjnë xhami moderne dhe të shtrenjta. Unë e kam vërtetuar se aty nuk ka besimtarë, e si pasojë ato janë politike. Janë shtete islamike si të Kuvajtit apo Katarit, që nuk i kursejnë paratë. Kështu i japin vulën Kosovës dhe Shqipërisë si një shtet islamik, ku pjesa më e madhe janë laik”, tha profesori.

Ndiqni për më shumë në youtubve.com debatin: