KLSH kap Bashkinë Shkodër në shkelje të mëdha, ja sa është dëmi në lek që ka shkaktuar Voltana

0
166
Voltana Ademi - Euro

Kujtim Draçini

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 6 muajt e parë të vitit në disa bashki, KLSH ka konstatuar shkelje ligjore në prokurorimet publike.

Ashtu siç ka denoncuar më herët edhe ShkodraNews, bashkia Shkoder mbetet ndër institucionet ku abuzimet janë kryefjalë e punës së kryebashkiakes Voltana Ademi dhe administratës së saj. Në bashkinë Shkodër prokurorimet janë cilësuar me humbje ekonomike, ku shkak ka qënë se në disa raste është ndryshuar fondi limit, i cili nuk ka sjellë më shumë cilësi në shërbim, por ka shkaktuar më shumë harxhime. Vlera e përllogaritur e dëmit në këtë bashki të krijuar nga prokurimet publike është 81.226 mijë lekë.

Rritja e shpenzimeve është toleruar nga bashkia dhe vetë titullarja Ademi edhe pse kanë qënë të vetëdijshëm për cilësinë e pandryshuar në këto investime. Skandali më i madh është konstatuar tek rrugët, aty ku lëshimet kanë qënë më të mëdha, por duke mos mbetur pas as vepra të tjera publike, të cilat janë investime me para taksapaguesve shkodranë.

KLSH ndërkohë po heton të tjera veprimtari të bashkisë Shkoder, ku abuzimet me tenderat janë më të mëdha, me favore në miliona lekë. Në përfundim të tyre nuk përjashtohen paditë në SPAK, apo edhe ndëshkimet e zyrtarëve, përfshirë vetë titullaren Ademi.