Vuçiq: Serbia e di se nuk mund të anëtarësohet në BE pa rregulluar raportet me Kosovën

0
87
Samiti në Brdo, Slloveni

Bahri Cani

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e ka mbështetur idenë e caktimit të vitit 2030 si viti i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në Brdo të Sllovenisë ka mbizotruar ndër politikanët perëndimorë ideja që të shikohet progresi i secilit vend veç e veç.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq kanë pasur një takim të ndarë me kancelaren Merkel dhe presidentin e Francës Macron. Kurti ende nuk ka shpjeguar përbërjen e takimit dhe bisedimeve, por Vuçiq tha se “Serbia e ka të qartë se s’mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën“. Por ai shtoi se deri tani askush “nuk i ka kërkuar direkt që ta njohë Kosovën“.

Ai tha se Kurtit i ka bërë një pyetje të ciën “e ka kuptuar shumë mirë Macroni”, por nuk shpjegoi se cila ishte ajo pyetje dhe si ka reguar Kurti.

Unë fola me Macronin për një kohë të gjatë, kam një përvojë pozitive… Macron kuptoi gjithçka. Ai i kuptoi edhe pyetjet e mia, që i bëra Kurtit”, deklaroi Vuçiq.

Sidoqoftë, ishte ky takimi i parë i tyre pas pas tendosjeve të fundit rreth targave të automjeteve të Kosovës dhe Serbisë.

Interesim ka zgjuar në këtë takim edhe fotografimi paraprak i pjesëmarrësve më samit, pasi që kryeministri Albin Kurti ishte lënë fare në radhën e fundit, Merkel nuk ishte në radhën e parë, e Vuçiqi u largua nga vendi në mes të radhës së parë ku dëshironte të fotografohej dhe u vendos në skajë, që shikuar nga pamjet e tij, nuk i pëlqeu fare. Këto detajet e fundit janë më shumë si kuriozitet, pasi që po sillen verdallë në rrjetet sociale…