Sharkimi i Besiana Ismail Kadaresë nga Selia e OKB-së ishte shumë i vonuar, por i drejtë

0
257
Besiana Kadare

Më pëlqen mesazhi që Nikki Haley (Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara) dërgoi në Kombet e Bashkuara për të gjitha këto kombe që marrin paratë tona dhe pastaj votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit, ose ata votojnë kundër nesh potencialisht në asamble. Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Epo, ne jemi duke shikuar ato vota. Le të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë shumë. Nuk na intereson.” – Donald J. Trump President i 45-të i SHBA-së

Klajd Kapinova

Përgjegjësia e drejtë e Presidentit Ilir Meta

Për të vetmin Vendim të saktë, ndonëse të vonuar, por më në fund të realizuar me shumë shumë të drejtë, unë e respektoi sot Presidentin tuaj Ilir Meta. Shqipëria mund të perfaqsohej më përpara dhe sot me dinjitet, përmes intelektualëve pro perëndimorë dhe pro amerikanë në Selinë e OKB-së me ish të burgosurit politik të regjimit komunist, si me shkrimtarin e talentuar Visar Zhiti dhe të tjerë.

Kjo “ambasadore” injorante dhe fudulle si i ati, ka qenë gjithnjë kundër interesave kombëtare mbarëshqiptare. Ajo ka votuar shumë herë kundër SHBA-së, shtetit të Israelit (1948), aleatit më të madh të SHBA-së, vetëm pse President ishte republikani patriot Donald J. Trump.

Kur ajo votoi kundër SHBA-së, Shqipëria e varfër humbi një shpërblim prej $105,000.000 dhe askush se mori vesht në Shqipni, sepse mediat globaliste të majta heshtën.

Po ashtu Shqipëria, që është bërë me iu dhimb gjithkujt prej “diplomatëve” militantë inatçorë dhe hipokrit komunistë, humbi mbi $5,500.000 nga Qeveria e Izraelit, kur kryeminister ishte Bibi (Benjamin Netanjahu)…

Besiana Ismail Kadare dhe Qeveria Rama 1 dhe 2, me porosi të diktatorit radikal islamik politik Erdoganit, votuan turpërisht pro një Rezolute Absurde Anti-Amerikane (pa force detyruese ligjore), për të mos lejuar ambasadat e huaja, që të vendosën në kryeqytetin e lashtë të Jeruzalemit, të cilin kryeqendër tregtare Shkrimi i Shenjtë, Bibla e permend Jeruzalemin si kryeqytetit antik të ebrejve 95 herë, dhe Shqipëria socialkomuniste u rreshtua pro palestinezëve të Hamasit, me arsyen absurde sepse shqiptarët janë muslimanë (!!!), mbasi ashtu i kishte porosit babai i tyre shpirtëror fashisti neo-otomani Erdogan, vrasësi i popullit të tij dhe diasporës shqiptaro-turke.

Ai ka futur në burg në mënyrë absurde mbi 500 gazetarë, dhe burgosur mbi 100,000 shqiptaro-turk apo më saktë popullsinë e diasporës kosovaro-tuke.

Çfarë pritet nga kjo bij komunisti 24 karatsh. Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron! Ajo nuk është dashur të emërohej dhe shkarkohej tesh 8 vjet. Telperdredhuri apo i vetëquajturi “disidenti” Kadare, në këmbim të postit të vajzës së vet në New York, heshti për 8 vjet me radhë. Ai më përpara kishte futur hundët vazhdimisht në mediat shqiptare dhe tani që vajza e tij nuk do të qelbësoj më New York-un ai do të filloj të bëzaj sërisht, sipas zanatit të përjetshëm që komunistët dhe Dulla ia mësoi atij.

Shumë miq të mi veteranë shqiptaro-amerikanë, më kanë treguar të penduar nga vitet shumë histori reale, se Enveri kur sillte librat e tij në New York, i shoqëronte ato edhe me librat e servilit të oborrit tij Ismail Kadare, të cilët ishin përkthyer nga skllevërit, ish të burgosurit politik në Shqipni dhe me paratë e varfëra të shqiptarëve, qe jetonin jeten e zymtë në shtetin burg të tij.

Antisemitizmi tradicional i qeverive komuniste dhe “demokratike” të Shqipërisë 1949-2020

SHBA, do t’a vendosin Ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo është ajo, që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë, që duhet bërë. Ne, do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemërgjera për Kombet e Bashkuara. Ne, kemi gjithashtu shpresën legjitime, se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet. Vendimi nuk paragjykon ndonjë çështje të statusit përfundimtar, duke përfshirë kufijtë e Jeruzalemit. Vendimi nuk përjashton një zgjidhje me dy shtete, nëse palët bien dakord për këtë. Vendimi nuk bën asgjë për të dëmtuar përpjekjet për paqe, përkundrazi, vendimi i Presidentit pasqyron vullnetin e popullit amerikan dhe të drejtën tonë si komb, për të zgjedhur vendndodhjen e ambasadës sonë. Dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë. Asnjë votë në KB nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në vendimin amerikan. Por ky votim do të mbahet mend. Kur Amerikës do t’i kërkohet edhe një herë të japë kontributin më të madh në buxhetin e KB (22 përqind të buxhetit të rregullt) ose kur “kaq shumë vende vijnë të na bëjnë thirrje, siç bëjnë shpesh, të paguajmë edhe më shumë dhe për të përdorur ndikimin tonë për të mirën e tyre.“ – Nikki Haley, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara

“Vendimi i Presidentit Trump, është një hap i rëndësishëm përpara drejt paqes, sepse nuk mund të ketë paqe pa Jeruzalemin, kryeqytetin e shtetit të Izraelit.” – Benjamin Netanyahu, Kryeminstër i Izraelit

Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti. Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit. Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më pare.” – Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael

Në Konferencën e mbajtur në Selinë e OKB-së në New York, në fillim të muajit shkurt të vitit 2019, me temë: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit” e organizuar nga Departamenti i Komunikimit Global të OKB-së, në bashkëpunim me Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Kongresin Hebraik Botëror, ambasadorja anti-amerikane e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, lexoi se: “Shqiptarët, i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të fuqishëm, përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme. Jam krenare sot, që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili, qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë. Nuk duhet harruar kurrë thelbi moral i besës, që është kultivimi i tolerancës dhe respektit ndaj çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina apo feja e tyre.”

Ky ishte një fjalim tipik komunist, i mbushur me hipokrizi alla turke e alla arnaute, me dy standarte, sepse ajo votoi sot sipas traditës komuniste, socialiste globaliste familjare kundër Izraelit në OKB (dhe SHBA-së), pra, votoi direkt kundër femijëve, nipave dhe mbesave të të persekutuarve… dhe të ndonjë të moshuari të mbijetuarit të Genocide Israel, që kaloi ky popull në kohën e Luftës së Dytë Botërore nga nazistët gjermanë të Adolf Hitlerit.

Presidenti republikan Donald J. Trump, tha dhe e bëri realitet botërisht rikthimin e Ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem edhe pse “demokratët” komunistë, globalistë socialistë amerikanë e ndëkombëtarë e kundërshtuan me forcë.

Shqiptarët e kohës së komunizmit, që fatkeqsisht po vegjetojnë edhe këtu në New York, Florida, Detroit (MI) dhe Washington D.C., me vesin e keq të shumë fytyrave mburrën para pasqyrës, se e kanë mik SHBA dhe votuan kundër saj më 3 prill 2017 dhe 2 herë të tjera në vitin 2018 dhe vazhdim, për hir të vëllazërisë me fenë islame apo palestinezët e Hamasit.

Dhe për ketë akt të turpshëm, Besiana, vajza e beniaminit të diktatorit dhe regjimit komunist Enver Hoxha shkrimtarit Ismail Kadare, ka marrë edhe përgëzimin e palestinezëve të Hamasit. Kështu atë ditë në New York, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas e ka cilësuar “fitore historike për Palestinën”, votën e Shqipërisë muslimane socialiste, kundër SHBA-së (dhe Izraelit) në OKB.

Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë neokomuniste pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA-në, është turpi i radhës së administratës anti-amerikane të Edvin Kristaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatori anti-amerikanë dhe anti-izraelitë Enver Hoxha.

Ata që mbështesin rezolutën e sotme janë si kukulla të tërhequra nga telat e mjeshtrave të kukullave palestineze. Ju jeni si marionetat e detyruara të kërcejnë ndërsa udhëheqja palestineze shikon me gëzim. Kalimi i rezolutës largon perspektivat për paqe. Nëse e votoni, ju po e refuzoni paqen. Kjo rezolutë do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.” – Danny Danon, Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton njohjen e SHBA-së për Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i shtetit të Izraelit.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha, në një video, se: “Izraeli e hedh poshtë plotësisht këtë rezolutë të pahijshme. Jeruzalemi, është kryeqyteti ynë, gjithmonë ka qenë, do të jetë gjithmonë. Unë e vlerësoj faktin që një numër në rritje i vendeve refuzojnë të marrin pjesë në këtë teatër absurdi.” Ai falënderoi Presidenti Trump dhe ambasadoren Haley për “mbrojtjen e fortë të Izraelit” dhe të vërtetën.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri i vendeve që kundërshtuan, abstenuan ose munguan në votim ishte “jashtëzakonisht i rëndsishëm“. Votimi tregon se “jo e gjithë bota është pjesë e kësaj shfaqjeje“, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Emmanuel Nachshon.

Diplomati ebrej Danny Danon, Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, gjatë fjalës së tij, shfaqi një monedhë të vitit 67 pas Krishtit të prerë gjatë revoltës së hebrejve kundër romakëve, kopjet e së cilës u ishin shpërndarë ambasadorëve të KB përpara votimit.

Në këtë monedhë është shkruar Liria e Sionit. Ajo dëshmon lidhjen e lashtë të hebrenjve me Jeruzalemin. Asnjë deklaratë e UNESCO-s, asnjë fjalim bosh, asnjë rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk do t’i dëboj kurrë nga Jeruzalemi.

Shteti i Izraelit e refuzon kategorikisht këtë votim edhe para se të mbahet. Jeruzalemi, është kryeqyteti ynë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë në të dhe ambasadat e huaja, të udhëhequra nga ambasada amerikane, do të lëvizin në Jeruzalem. Do të ndodhë.” – Benjamin Netanyahu Kryeministër i Izraelit

Në prag të votimit, diplomatët izraelitë të vendosur jashtë vendit bënë përpjekje të mëdha për të bërë që sa më shumë vende të kundërshtojnë ose të abstenojnë mbi rezolutën. Ministria e Jashtme vazhdoi gjithnjë përpjekjet e saj për të bindur sa më shumë vende të jetë e mundur që të mos mbështesin rezolutën, duke përfshirë edhe shmangien e votimit.

Eshtë një përpjekje që shtrihet në të gjithë globin, në çdo kontinent. Përpjekje e veçantë po bëhen në Evropë, me shpresën për të parandaluar një konsensus evropian që mbështet rezolutën. (Thalif Deen Inter Press Service News Agency, 21 December 2017, UN defies Trump, rejects US recognition of Jerusalem as Israeli capital by 128-9)

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit 14 nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila dështoi të kalonte për shkak të vetos amerikane. Theksojmë, se rezoluta nuk ka veto në Asamblenë e Përgjithshme, por në krahasim me Këshillin e Sigurimit, rezolutat e miratuara atje nuk janë ligjërisht të detyrueshme.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme pasoi një përpjekje të dështuar nga Këshilli i Sigurimit me 15 anëtarë në vitin 2017, për të miratuar një tekst të ngjashëm, që reflekton keqardhje për “vendimet e fundit në lidhje me statusin e Jeruzalemit“. Kjo rezolutë, megjithëse pati një votim prej 14 me 1, iu vu vota kundër nga SHBA, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. (The Time of Israel).

Shqipëria hipokrite “mik” i SHBA-së

Mes vendeve muslimane, që votuan kundër SHBA-së dhe pro Rezolutës së OKB-së, është edhe shteti i “besës”, Shqipëria, që rrah gjoksin tashmë me gropa 24/7 ditë në javë apo 365 ditë të vitit, se është “mik” i SHBA-së. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u bëri thirrje vendeve të mos lëvizin misionet e tyre diplomatike nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Gjatë votimit kishte 35 abstenime, duke përfshirë një numër vendesh që pritej gjerësisht të mbështesnin masën, të tilla si Kolumbia, Meksika, Malavi dhe Ruanda. Nga ana e tjetër 21 vende të tjera nuk votuan fare.

Duke abstenuar, Hungaria, Kroacia, Letonia, Rumania dhe Republika Çeke thyen konsensusin e Bashkimit Evropian për votimin. Bashkimi Europian, më parë kishte refuzuar me forcë çdo përpjekje për të ndryshuar statusin e Jeruzalemit, në mungesë të një marrëveshje përfundimtare paqeje midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Ky nuk është thjesht një qëndrim i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë, me vetëdashje të interesave shqiptare strategjike. Nuk është hera e parë, që qeveritarët socialkomunistë shqiptarë janë radhitur me vetëdije në anën më negative të historisë.

Rezoluta e OKB-së, për fat të keq nuk ka patur një diskutim paraprak në opinionin publik në Shqipëri e për pasoj qytetarët shqiptarë nuk e kanë shumë të kjartë dëmin politik, që i është shkaktuar kombit shqiptar. Me mentalitetin otoman të trashëguar ndër shekuj dhe që e mbajnë me krenari në shpirt, ata në vendlindje vrasin me dorën tyre vetën, ashtu sikurse fickrra vret vetën me dorën e saj.

Ambasadorja jonë amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, në ato momente historike përsëriti vendosmërinë e SHBA-së, për të zhvendosur ambasadën e shtetit tonë demokratik nga Tel Avivi në kryeqytetin e lashtë në Jeruzalem.

Në fjalimin historik, që mbajti në seancë, Ambasadorja jonë Haley theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kontribuesja më e madhe financiare e Kombeve të Bashkuara, pra, shumë më e madhe se vendet e tjera antare të saj dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët.

Ajo me vendosmërinë e shtetit, që përfaqson ritheksoi se Amerika do t’a vendos Ambasadën e saj në Jeruzalem. “Kjo është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë.”

Zonja Haley, paralajmëroi më parë përfaqësuesit e vendeve të tjera në Kombet e Bashkuara, mes tyre edhe Shqipërinë, se do të mbaj shënim emrat e shteteve kundër SHBA-së, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votoj për Rezolutën, që refuzon në mënyrë absurde njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Shqipëria pro palestinezëve të Hamasit

Zonja Haley tha se Presidenti Trump, ka kërkuar që ajo t’i dorëzojë një raport mbi vendet (sikurse Shqipëria), të cilat votojnë kundër Shteteve të Bashkuara.

Vendimi, shënon një ndryshim pozitiv (e kundërta me politikën anti-Izraelite të ish presidentit të majtë globalist dhe anti-ebrej Barack Hysen Obamës), në politikën e jashtme të Washington-it, për mikun dhe aleatin e vjetër, Izraelin.

Dhe çfarë fitoi Shqipëria e palestinezëve të Hamasit dhe atit të tyre shpirtëror diktatorit neo-otomanist Erdoganit!? Asgjë! Amerika mbetet Amerikë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi apo mbështetja e republikanëve në Kongres, mbi Vendimin e drejtë të Presidentit Donald J. Trump, për kryeqytetin e lashtë të Jeruzalemit (New York Post, 30/12/2017).

Një grup ligjvënësish konservativ republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, i kanë paraqitur Kongresit Amerikan një Rezolutë, ku shprehet pakënaqësia me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi njohjen nga SHBA-ja të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Rezolutë e cila u mbështet për fat të keq edhe nga shteti musliman ballkanas – Shqipëria.

Hebrejtë duan rikthimin e lavdisë historike të Jeruzalemit

Ligjvënësit amerikanë, kanë shprehur mbështetjen e plotë, për vendimin e drejt të Presidentit amerikan, për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen atje të Ambasadës Amerikane, duke u rikujtuar se që në vitin 1995, Kongresi Amerikan, ka miratuar me shumicë dërrmuese votash aktin e zhvendosjes së Ambasadës Amerikane në Jeruzalem (Izrael), jo më vonë se 31 maji të vitit 1999.

Në projekt Rezolute, nënvizohet se Dhoma e Përfaqësuesve, mbështet fuqishëm Vendimin e Presidentit Donald J. Trump e i kërkon atij të udhëzoj Sekretarin e Shtetit t’i paraqesë Kongresit një raport mbi statusin e asistencës, që SHBA u ofron vendeve, që votuan në favor të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria e varfër dhe një ndër vendet e prapambetura të botës së tretë, humbi $105.000.000 me votën e saj kundër SHBA-së dhe fitoi simpatinë e palestinezëve të Hamasit.

Më 6 dhjetor 2017, Presidenti amerikan Donald J. Trump firmosi vendimin, që e njihte Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit dhe udhëzoi menjëherë Departamentin e Shtetit të filloj menjëherë punën, për përgatitjen e zhvendosjes së Ambasadës sonë nga Tel Aviv në kryeqytetin e lashtë Jeruzalem.

Ligjvënësit amerikanë, nënvizojnë në projekt-Rezolutë, se SHBA, është një shtet sovran dhe ka të drejtë të vendosë vetë se ku do t’i vendosë ambasadat e saj. Shtetet e Bashkuara, përdorën fuqinë e Vetos, për ta bllokuar miratimin e Rezolutës. God Bless USA!

God Bless President Donald J. TRUMP!

Është e natyrshme dhe e drejtë, që Izraeli i lashtë t’a shikoj tërë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij historik dhe të përjetshëm, ndërsa palestinezët e ardhur nga vendet arabe, duan në mënyrë absurde Jerusalemin Lindor si kryeqytet të një shteti të tyre të ardhshëm.

Shtetet e majta komuniste, socialiste globaliste, brenda Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së, midis të cilës edhe Shqipëria e komunistit erdoganist, anti-amerikan e anti-ebrej Edvin Kristaq Ramës, kanë votuar pa mend në kokë një Resolutë qesharake (pa forcë vepruese), që i bën thirrje ShBA-së, të tërhiqet nga Vendimi i saj, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Shqiptarët fatkeqsisht, janë historikisht e keqja e vetes së tyre, duke qendruar si zakonisht gjithnjë në anën më negative të historisë, jo vetëm në vendlidje, por edhe jashtë saj. Ata vazhdojnë të ecin me mentalitetin dhe logjikën primitive komuniste orientaliste otomane dhe neo-otomane sot.

Ambasadorja jonë në OKB, Nikki Haley, ritheksoi para gazetarëve ndërkombëtarë, se çfarëdo vendimi që marrin Kombet e Bashkuara, nuk do të ndikojnë në bindjen e Washington-it, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Diktatori Enver Hoxha ishte anti-semit

Shqipëria e varfer orientaliste komuniste e diktatorit otoman Enver Hoxha (1944-1985-1990) dje dhe sot pasardhësit e tij deri tek kryeministri erdoganist aktual Edvin Rama dhe qysh nga viti 1949-2020, kanë votuar vazhdimisht, përmes “diplomatëve” të tyre dilitantë, në mënyrë sistematike kundër Israelit në OKB.

Të dashur në luftë dhe agresiv e primitiv në paqe

Shqipëria, ishte i vetmi vend europian i pushtuar nga fuqitë e Boshtit të Luftës së Dytë Botërore, që përfundoi luftën me një popullsi më të madhe hebreje sesa para Luftës. Me bujari dhe fismikëri, shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë e tyre, e u siguruan strehim hebrenjtë nga vendet fqinje.

Shqiptarët, gjithashtu nuk pranuan të respektojnë dhe dorëzojnë listat e hebrenjve. Në vend të kësaj ata u siguruan familjeve hebreje dokumente të falsifikuara me emra si muslimanë e të krishterë dhe i ndihmuan ata të shpërndaheshin në popullatën shqiptare.

Rreth 1,200 banorë hebrenj dhe refugjatë nga vendet e tjera të Ballkanit u fshehën nga familjet shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas të dhënave zyrtare.

Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael, ka njohur 75 shqiptarë fisnik dhe bujar, që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve.

Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre, që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët, shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com

Më 19 prill të vitit 1949, Shqipëria, njeh si shtet të pavarur Izraelin (1948), ku qysh nga ajo kohë politika e liderit komunist Enver Hoxha, ka qenë anti-izraelite ndaj shtetit hebre, duke qenë më afër vendeve të tjera radikale sheriatiste islame të Lindjes së Mesme dhe të pellgut arabik, të cilat, vazhdimisht i quante vëllezër për hir të islamit.

Diktatori primitiv radikal Enver Hoxha, ka refuzuar gjithnjë disa tentativa diplomatike dashamirëse të Izraelit drejt përmirësimit dhe vendosjes së marrëdhënieve mes dy popujve dhe vendeve. Ai dhe partia e tij komuniste, për shumë dekada e quante Izraelin si “kobure”, në duart e amerikanëve, kundër miqve e vëllezërve të tij islam arabë dhe turq.

Diktatori Hoxha, në librin e tij me përralla: “Shënime për Lindjen e Mesme”, shan dhe mallkon pandërprerje Izraelin dhe SHBA, ndërsa lavdëron dhe ngre në qiell vendet radikale terroriste sheriatiste islamike, si: Turqinë, Jemenin, Libinë e Muhamet Kadafit, Irakun e Sadam Hysenit, Iranin e mullave apo hoxhallarëve sheriatistë radikalë islamikë, Jordaninë, Palestinën e organizatave terroriste Hamasit dhe Fatahut, Egjyptin e Hosni Mubarakut etj.

Mirënjohja dhe bujaria e ebrejve ndaj nesh

Izraeli zemërbujar, falë durimit dhe një kulture shembullore të lashtë, ia shpërblen me të mirë Shqipërisë me shumicë muslimane edhe pse ajo voton kundër saj shumë herë.

Pas rënies së komunizmit, shumica e komunitetit hebre të Shqipërisë emigroi në vitet 1990 në Izrael, ku në fillim të shekullit XXI ata numërojnë rreth 550 vetë. Në vitin 1994, Presidenti Shimon Peres, vizitoi Shqipërinë. Po ashtu në vitin 1999, Izraeli mori refugjatët muslimanë shqiptarë kosovarë nga Lufta e Kosovës, duke u siguruar atyre kujdes mjekësor, ushqim dhe akomodim.

Në vitin 2018, një monument kushtuar Presidentit Shimon Peres u ngrit në Tiranë, për të nderuar kujtimin e tij. Rritja e numrit të izraelitëve udhëtojnë në Shqipëri, dhe në vitin 2019 ata arritën në 20,000 turistë.

Më 26 nëntor 2019, një termet i rëndë goditi dhe dëmtoi shumë rajonin e qytetit brendetar të Durrësit në Shqipëri. Izraeli, dërgoi menjëherë në Shqipëri një ekip ekspertesh shpëtimi dhe shërbimi nga këshilli rajonal i Mevo’ot HaHermon.

Disa ditë pas tërmetit menjëherë Izraeli dërgoi 10 trupa nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), për të vlerësuar ndërtesat nëse janë të shëndosha apo të forta strukturalisht.

Më 23 janar 2020, Presidenti Ilir Meta në Izrael u takua me ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe i falënderoi ata për ndihmën e tyre në përpjekjet për lehtësimin e vuajtjeve të shqiptarëve, gjatë goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit. Në bazën ushtarake Ramla, “Medalja e Artë e Shqiponjës”, iu dha nga Presidenti Ilir Meta për Njësinë Kombëtare Izraelite të Shpëtimit të IDF.

Fatmirësisht më 19 gusht 1991, Izraeli dhe Shqipëria, firmosën një Memorandum Mirëkuptim, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në korrik të vitit 2008, u vendos që të hiqen vizat për qytetarët shqiptarë, që dëshirojnë të vizitojnë Izraelin antik, të bukur me monumente të pasura dhe mahnitese historike të papërsëritshme për njerëzimin.

Eshtë e vërtetë se shqiptarët, gjatë kohës së vështirë plot rreziqe të Luftës II Botërore, bujarisht dhe trimërisht, kanë shpëtuar nga vdekja me qindra ebrej dhe për këtë veprim human të rrezikshëm të kohës për jetën e tyre, qeveritë israelite dhe populli i saj martirë, u është mirënjohës përherë dhe ata e permendin me krenari këtë gjest fisnik të shqiptarëve pa dallim feje.

Shqipëria dhe hebrenjtë autoktonë në trojet e tyre, kanë një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por edhe 2000 të tjerë, që erdhën nga vende të tjera konfliktuale nga ku ato përndiqeshin vazhdimisht nga nazistët gjermanë.

Edhe fizikanti ebrej dhe figura më e shquar e shkencës botërore Albert Ajshtajn (Albert Einstein 1879-1955), si ebrej i përndjekur ka kaluar në Shqipëri dhe me pasaportë shqiptare ka hyrë si emigrant në SHBA.

Mbas vitit 1990, pjesa me e madhe e ebrejve, i kërkuan qeverisë “demokratike” gjoja poskomuniste shqiptare, që të largohen nga “lumturia” e vendit të shqiponjave, për një jetë më të mirë në vendin e tyre të origjinës.

Atë e bij kundër Amerikës

Gjatë kohës së komunizmit, intelektualët ebrej në Shqipëri, gjatë viteve 1944-1990, kanë vuajtur dhe disa prej tyre përfunduan në burgjet e vdekjes, kampet e punës së detyruar të shfarosjes së ngadaltë apo janë pushkatuar direkt dhe pa gjyq… Sot askush nuk flet për ato.

Kujtoj, se babai i Besianës servili dhe interesaxhiu shkrimtari i oborrit komunist Ismail Kadare e di shumë mirë këtë fakt dhe se e bija e tij në Selinë e OKB-së nuk tha asnjë fjalë kritike, për rregjimin komunist të babait të saj…

Sikurse e bija e Kadaresë, pseudodiplomatja Besiana Kadare, që sot jeton si diplomate ose më saktë ambasadore e Shqipërisë në Neë York, në emer të popullit shqiptar votoi kundër SHBA-së, ashtu edhe i ati saj shkrimtari i nomeklaturës së kuqe komuniste, dikur ka shkruar 25 faqe kundër SHBA-së.

Kujtojmë se Kadare, u bë i famshëm nga komunizmi për interesa të komunizmin dhe ideologjisë bolshevike të diktatorit turkoshak Enver Hoxha. Ja një pjesë e përmbledhur e shkrimit apo vrerit të tij ndaj SHBA-së:

“…Pas pasurisë borgjezia kërkon pushtet dhe pas pushtetit kërkon lavdi. Një shekull më parë Marksi e ka parashikuar edhe këtë. …

Shoqëria e sëmurë amerikane e tregon veten e saj sidomos natën…

Broduej është një lloj ekspozite e Nju Jorkut. Këtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, mençuria dhe degjenerimi, të ndriçuara në mënyrë të ethshme, rrinë pranë e pranë…

Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithë vulgaritetin e vet, i babëzitur, i paturpshëm…

Në Broduej, në sfondin e shkëlqimit të çmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq.

…SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Përgatitja e atentateve ka arritur këtu përfeksionimin më të lartë…

Statuja e lirisë është monumenti që borgjezia i ka ngritur lirisë së saj, lirisë për të sunduar.

…Ka disa muaj që në ekranet mund të shikosh gjëra më të shthurura që mund të sajojë imagjinata më e sëmurë e maniakëve seksualë…

Ky mit është një nga shfaqjet e shkallëzimit të degjenerimit të shoqërisë së sëmurë amerikane…

Asnjëherë dhe asgjëkundi nuk mund të jetë poshtëruar femra në këtë mënyrë.

…Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj…

Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit…

Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini!”[1]

Shqipëria në OKB, përmes vajzës së shkrimtarit të “famshëm” komunist Ismail Kadaresë, ka votuar 2 herë gjatë vitit 2018 kundër SHBA-së (dhe direkt kundër Israelit), vetëm pse president i SHBA-së është nacionalisti atdhetar, republikani i suksesshëm anti-komunist dhe anti-globalist Donald J. Trump, që e do popullin dhe interesat e vendit të tij më shumë se politikanët neo-komunistë shqiptarë Shqipërinë. Kjo është e vërteta!

Për hir të interesave kombëtare shqiptare, unë mendoj se Kadare, duhet t’a këshilloj menjëherë vajzën e tij, që të jap dorëheqjen si ambasadore e Shqipërisë në OKB dhe t’i kërkoj falje SHBA-së dhe Izraelit për votat sistematike absurde kundra tyre.

Në qytetin e lashtë të Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi”, para ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, tre shqiptarë muslimanë radikal, u arrestuan nga Sherbimi Sekret Shqiptar, sepse kishin planifikuar të hidhin në erë makinën e ekipit të kombëtares së futbollit të Israelit.

Dhe Zoti i ndeshkoi. Albania u mund 3 me 0 në futboll nga ekipi i Israelit, në ndeshjen ndërkombëtare, të zhvilluar më pas në Stadiumin Olimpik të Elbasan Arena.

Izraeli kapitalist dhe Shqipëria socialkomuniste sot

Marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit e Shqipërisë u vendosën në vitin 1992. Në kohën dhe vendin e duhur mbas 21 vjetëve Izraeli vendosi të hapë Ambasadën e parë të saj në Tiranë, duke zgjedhur të
përfaqesohet nga zevendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme asokohe
Avigdor Lieberman.

Në ceremoninë e përurimit të zhvilluar në masa të larta sigurie, ajo që ra në sy me shumë sesa prania e politikanëve më të rëndsishëm, ishte prania e përfaqesuesve të klerit musliman. Një fakt si kjo është vënë në dukje me krenari nga numri dy i Qeverisë izraelite asokohe Avigdor Lieberman, i cili, kujton se për Izraelin, hapja e një misioni të ri diplomatik është gjithmonë një arsye për të festuar.

Kjo është veçanërisht e vërtetë, kur një mision i tillë hapet në një vend si Shqipëria, e cila është një vend anetar i NATO-s dhe ka një popullsi me shumicë myslimane otomane. Ai kujton: “Kur isha student në ish-Bashkimin Sovjetik, nëse dikush do të më thoshte se një ditë unë do të hapja Ambasadën e Izraelit në Tiranë, si ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit. Unë, natyrisht do t’i thosha që je i çmendur. Kjo ishte diçka e pabesueshme. Po kjo tregon sesa shumë ndryshon bota moderne, sesa dinamike është situata, sesa dinamike janë marrëdhëniet.  Ne, duhet ta ndjekim këtë dinamike dhe ne duhet të kontribuojmë për të përmirësuar marrëdhëniet tona, për të përmirësuar kushtet për njerëzit dhe vendet tona. Edhe një here, falëminderit zoti kryeministër! Falëminderit të gjithëve, për përpjekjet tuaja dhe për miqësinë tuaj.

E vërteta mbi Jeruzalemin

Profesori, avokati, juristi, akademik dhe komentatori politik i shquar amerikano-ebrej Alan Dershowitz, në gazetën Jerusalem Post, që botohet edhe në New York, ndër të tjera nënvizon, se: “Ai që e bëri paqen më të vështirë qe Barack Hysen Obama, me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që kriminalizonte praninë e Izraelit në zonat historike hebraike të qytetit. Presidenti Donakd J. Trump, ka rivendosur ekuilibrin e duhur.”

Kur qeveria jordaneze pushtoi vendet historike hebraike, u shkatërruan të gjithë shenjat e hebraizmit si sinagoga, qendrat kulturore, shkollat dhe varrezat, me pllakat shekullore hebraike të përdorura për të veshur urinoret (WC).

Para 4 qershorit 1967, hebrenjve u ishte ndaluar me ligj nga jordanezët musliman, që të luteshin në Murin Perëndimor. Atyre gjithashtu u pengohej edhe që të frekuentonin Kampusin e Universitetit të Jeruzalemit në Malin Scopus, i themeluar në 1925 e i mbështetur nga fizikanti i famshëm ebrej nobelisti Albert Ajnshtajn.

Hebrenjtë, nuk mund të kuroheshin në Spitalin Hadassah, gjithmonë në Malin Scopus, që kishte kuruar si hebrenj, ashtu edhe arabë, qysh nga viti 1918.  Gjithashtu, asokohe hebrenjtë nuk mund të jetonin në lagjen tradicionale etnike hebraike të Jeruzalemit, ku, paraardhësit e tyre kishin ndërtuar shtëpi e sinagoga prej mijëra vitesh.

Këto ndalime absurde dhe raciste në stilin anti judaizëm, u dekretuan nga shteti musliman Jordania, e cila i kishte kapur (pushtuar), nëpërmjet forcës ushtarake ato zona hebraike, gjatë Luftës për Pavarësi të Izraelit deri në vitin 1948. Asokohe ata e kishin pushtuar ilegalisht të gjithë Cisjordaninë, që drejtuesit e Kombeve të Bashkuara në mënyrë absurde ia kishin dhuruar një shteti islam arab…

Midis vitit 1948 dhe 1967 Kombet e Bashkuara nuk miratuan një Rezulotë të vetme, që të dënonte pushtimin islam jordanez dhe shkatërrimin kulturor të shtetit të lashtë ebrej. Por një ditë, Izraeli i mori këto zona, gjatë një lufte heroike mbrojtëse, që Jordania e kishte nisur, duke bombarduar shtëpitë civile të Jeruzalemit Perëndimor, Izraeli i liroi dhe rihapi sërisht ato zona si vende të shenjta, në të cilat hebrenjtë mund të luteshin studionin, të kuroheshin dhe të banonin aty pa frikë…

OKB-ja, si organizatë globaliste socialiste burokratësh politikë dhe e njëanshme anti-semitiste, disa here kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të duhej ta njihnin Jeruzalemin, pasi kjo do të nxiste dhunën e terroristëve arabë. Por, asnjë vendim, nuk duhet të influencohet nga kërcënimi i dhunës. “Na thanë që nuk mund ta zhvendosni Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Izrael në Jeruzalem. Do të ketë një luftë. Epo, ne e bëmë. Dhe nuk kishte luftë”, thotë Mike Pompeo Sekretar i Shtetit të SHBA-së gjatë administratës Trump.

Terroristët, nuk duhet të kenë pushtetin e vetos ndaj politikës largpamëse dhe demokratike amerikane. Shtetet e Bashkuara, me stoizëm i rezistuan shantazhit sistematik të dhunës, do të nxisnin të tjerë, që të kërcënonin me dhunë në kundërpërgjigje të çdo plani paqeje…

Shqipëria dhe Kosova u kthyen në një oaz shprese për hebrejtë në Europë

“Në Shqipëri paraardhësit tanë rrezikuan jetën e tyre, duke iu ofruar mikëpritjen jo për një ditë, jo për një muaj por në disa raste edhe disa vite. Kjo tregon një kulturë humane, një harmoni ndërfetare dhe një sakrificë të pashoqe në atë kohë. Ndërsa çka më bën shumë krenare është fakti se këto ndodhën në kohë të njëjtë, në regjione të ndryshme të Shqipërisë që nga Mbreti, deri tek ministri Mehdi Frashëri e njerëzit e thjeshtë.” – Teuta Demiri studiuese, Columbia Univesity, Manhattan, New York, SHBA

Kur Europa nuk ishte më vend i sigurtë për hebrenjtë, shqiptarët, rrezikuan jetët e tyre, duke e shndërruar Shqipërinë në një vatër të ngrohtë apo “parajsë mbi tokë”, për komunitetin hebre, ndaj të cilit po ushtrohej gjenocid nga Gjermania naziste e kohës së zymtë të kriminelit Adolf Hitlerit.

Nga shfletimi i sotëtm i historisë botërore dhe të historisë së dhimbshme të shtetit të Izraelit, del se shumica e vendeve të tjera europiane e kishin braktisur me ose pa dëshirë popullin e zgjedhur të Zotit, sikurse quhen ebrejt në Bibël, kurse vetëm Shqipëria dhe Kosova me shumicë muslimane u kthyen në një oaz shprese për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentet historike, që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit në Shqipëri (AQSH), janë dëshmi e kontributit që shqiptarët dhanë në shpëtimin e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Profesoresha Tanya Domi, e Institutit “Harriman”, pranë Universitetit Columbia në Neë York, thotë se rolin kryesor e luajti “Besa”. Ajo shton se: “Mendoj, se është një përzierje faktorësh, ishte përqafim kulturor i besës, premtimi për të mbrojtur mysafirin. Pa asnjë dyshim ky ishte një faktor. Egzistojnë prova në arkivat e Jerusalemit që dëshmojnë këtë. Por kishte edhe përpjekje të mëdha nga udhëheqësit duke përfshirë edhe vetë Mbretin Zog dhe zyrtarët tjerë në Shqipëri që lëshuan karta të rreme identiteti për të mbrojtur hebrenjtë.”

Komunizmi në Shqipëri është një arsye tjetër e forte, pse vlerat kulturore shqiptare nuk çmohen sa duhet, thotë studiuesi Gazmend Kapllani. “Shkatërrimi i të gjitha pikave të referimit, shkatërrimi i të gjitha elitave, shkatërrimi i kodit moral mbi të cilët bazohej shoqëria, shkatërrimi it ë gjitha komuniteteteve fetare që dhe ato prodhonin një rrëfim moral dhe një kod moral. Dhe besoj se kur shkatëron në një shoqëri indin e saj, kur shkatërron themelet e një shoqërie atëhere një shoqëri mbetet në boshllëk dhe rrëzohet si një ndërtesë”, tha ai.

“Besa e shqiptarëve, kodi i nderit që shpëtoi hebrenjtë” – Flori Zevi, Diplomat i World Jeëish Congress në Kosovë

Kontributi i shqiptarëve, do të njihen nga Yad Vashem, gjatë viteve 1990, edhe për shkak të komunizmit dhe sundimit diktatorial komunist të hekurt, që ka ndodhur tek populli shqiptar.

2000 vjet më parë, Rabinët thanë: “Parimi më i rëndësishëm në Torah është: ‘Duaje të huajin, sepse dikur ishit të huaj në vendin e Egjiptit’”.

Në traditën shqiptare, ne kemi një kod nderi, të quajtur Besa. Kemi një dokumentar të famshëm të filmit të quajtur “Kodi i nderit i Besës”. Ky dokumentar po udhëton nëpër botë dhe tregon historinë e shqiptarëve, që strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë kohës naziste.

Kuptimi i Besës do të thotë të mbash fjalën tënde. Nuk është thjesht të mbash fjalën apo premtimin. Besa, është pjesë e kulturës dhe traditës Shqiptare.

Pak e njohur për shumicën, por Shqipëria ishte një nga disa vendet europiane që kishin një popullsi më të madhe hebreje deri në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim, duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë e saj, dhe duke u ofruar strehim më shumë se 2,000 të tjerëve nga vendet përreth.

Me gjithë presionin e fashistëve italianë dhe ushtarëve nazistë okupues, shqiptarët refuzuan të japin (dorëzojnë apo trathtojnë) mysafirët e tyre, pasi ato zbatonin kodin e Besës.

Dhe me asnjë çmim nuk do të e turpëronin kodin e Besës. Ne kemi pasur një albanolog të famshëm Norbert Jokle, hebre i Austrisë. Ai ka kontribuar shumë në gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare, në Universitetin e Vjenës.

Ekziston një arkiv plotë e i pasur me hulumtime dhe studime të mirëfillta për shqiptarët dhe traditat tona. Në vitin 1942 albanologu Norbert Jokle u arrestua në Vjenë, Austri, dhe u dërgua (internua) në kampin e përqendrimit nazist ku dhe u vra mizorisht.

Kur hebrenjtë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, dhe miliona u vranë në të gjithë Evropën nga forca më e keqe në historinë njerëzimit nazistët, në anën tjetër Shqipëria bujarisht kishte hapur zemrën fisnike dhe dyert për strehimin e të gjithë hebrenjve, që ndodhen në tokat apo trevat e saj etnike Arbërore.


[1] Ismail Kadare, “Vepra Letrare”, “Një botë në rënie”, Vëllimi 12, f.271-294