NATË MES TË VDEKURVE DHE TË GJALLËVE

0
151
Kalosh Çeliku me kapele

NGA KALOSH ҪELIKU

Edhe, përçudi: në ora 03.15?! Pasmesnate, si zakonisht: ma prish ende gjumin e Natës Madhe, Maci Di?! Nuk është: Dr. Gaçi me mustaçet e pëdredhura vesh më vesh. Armët e stërgjyshit dhe Babait, që ende i mbanë brez pas brezi me shekuj, në brez dhe nën jastëk. Struken, krahëve me një “kashikarë” serbi dhe dy mollë të kuqe italjani pas dere. Mauzerrin me gjithë fishekë mbi kokë. Kohë, kur përpak desh ma vrau Nanën.

Shkaku, se Ajo si nuse me prejardhje hoxhallarrësh, që kishin studiuar në Kajro me tituj shkencor fetar, kur erdhi në fmailjen tonë bekteshiane, deshi ta zgjojë për “syfyr”, në muajin “Ramazan”. Babai, e kishte rrëmbyer mauzerrin duke ia shkrepë tymeflakë të gjithe fishekët. Nana, mezi e kishte shpëtuar veten mes plumbave. Shkaku, se: ia kishte prishur gjumin.

Them, vetëmevete: me siguri, është Shpirti i Ndonjërës nga Gratë e mia besnike. I përgjigjem përgjumshëm: Magarkë, mua gjumin kur t’u teket, qoftë ditë, qoftë natë ma kanë prishur vetëm Gratë e mia besnike, por jo edhe Maci Di. Përmëtepër, e di: Ti nuk je Dr. Gaçi, dhe nuk e ke një Xhadi me vete përmbrapa. Edhe, Unë: Dikur, e kam pasur me vite një Xhadi besnike, Di. Nuk e kam më Sot, as edhe përtej Varri. Jo, më thotë Maci: duke, i shkrepur sytë me paralëjmërim për hakmarrje: o burrë: zgjohu! Përfundoje romanin “Hënorja”! Heshtë.

Magarka, si Maci e llojit vet besnike – historike, edhe më e mërzitshme se Gratë e mia besnike në Jetë, nuk më lënë rehat me përqafime “dashurie”. Patjetër, edhe çohem nga shtrati ta përfundoj romanin tim për Ditën e Nesërme.

Natë, e tmerrshme me ëndrra dhe xhinde mes të vdekurve dhe të gjallëve, rrëzë Ҫuke: varreve, livadheve dhe maleve Verë e Dimër me borë. Dr. Gaçi, papritmas më vjen në ndihmë, shtrihet mbi dorën time të majtë dhe gërhet në gjumë. Përderisa, Unë në laptop nëpër Natë, e përfundoj romanin për Nesër.

Natë, e errët pa yje. Dhe, me mjegulla. Qetësi varri. Në Qiell, nuk ka as Diell, as Hënë. Nuk bie shi. Ende, as, breshër. E para më delë në pusi poezia “erotike” në fillim të romanit:

TRI NUSE M’I SHTINË NË KOҪI. DHE,
TE PRAGU SHTËPISË MË VËNË PUSI

Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht
As fejese. Dhe, as martese në kishë:
Katund. Dhe, Shkup. Prishtinë.
Amani, mos ta them. Edhe, në xhami
Edhe, pse: si student në Prishtinë:
Nateditë rrugëve. “Gërmi”. Universitet.
Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:
Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër.
Dhe, tri bira plumbi në kokë. Sheshirin e zi:
Me shkrimin: Kërkoj një vend për të vdekur!

Gunën e zezë, deri në fund të këmbëve
Zingjirë argjëndi përqafe, gishta e duar.
Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut në gji
Shqiponjën Dykrenare të Skënderbeut.
Atë: të Ismail Qemalit. Historisë përmbrapa
Që, i vinte tinëz edhe në Durrës: Dy-tri hapa.
Engjëllin Grua para: Dy të Tjerat përkrahu
Prinin, nateditë në Luftë me Penë për Liri.

Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe
Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.

Vitet, Sot: kanë ikur aq Larg. Ika, dhe Unë
Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.
Ende, Sot: jam gjallë mes dy pusive:
Lirisë Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.
Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi:
Matanë Pragut. Tinëz, nën Rrapin Historik
Brez pas brezi, pas porte më vënë pusi…

Vetëmse, Unë dhe Dr. Gaçi lugetër para Agimit, e përfundojmë Romanin për Nesër. Një Natë me ëndërra. Gërhitje, për Liri. Nateditë, në gjumin shekullor me xhinde, duyke më hudhur dorë më dorë majë lisave, dhe çative të shtëpive gjithë Natën, në Katund…