ZHGËNJIMI IM QË PËSOVA NGA JURISTI NOTER SAIMIR SHATKU – ISH MATURANTI IM NË GJIMNAZIN “ÇAJUPI”, TIRANË QË I BËJA KOSULTIME FALAS PËR TË FITUAR KONKURSIN NË FAKULTETIN JURIDIK

0
421
Atdhetarët Dibranë Shatku

Nga Qatip Mara

( Odisea e botimit të librit tim “Atdhetarët Dibran Shatku që e kam shkruar në vitin 2012, redaktuar nga Dukagjin Hata )

E njoha Saimir Shatkun, maturant, kur jepja mësimin e lëndës Histori e Shqipërisë, në gjimnazin “A. Z. Cajupi” të kryeqytetit, Tiranë. Ishte viti shkollor 2002-2003, viti i kurorëzimit të eksperimentimit të maturës së parë të gjimnazit të profolizuar, me drejtim natyror dhe shoqëror. Sapo hyra në orën e parë të mësimit, tek matura e profilit shoqëror, më ra në sy një djalë i qetë, simpatik, me dy sy të gjallë e shprehës, që qëndronte i vëmendshëm dhe shfaqte interesa në orën e lëndës sime. Shpejt, do të vëreja se midis maturantëve të klasës, Saimir Shatku dallohej për vëmendjen e përqëndruar në mësim, për urtësinë në sjellje.

Qëndronte në orën e mësimit me qetësi e maturi, i urtë dhe komunikues, me kërkesa për një mësimnxënëie bashkëkohore, i përgjegjshëm në detyrat që kryente, i qartë në qëllimet që parashtronte. Saimir Shatku u bë bashkëpunëtori im në trajtimin e çështjeve kryesore të koncepteve shkencore të kërkesave të programit mësimor të lëndës së historisë.Ishte i saktë në përfundimet që nxirrte. Në këtë pikëpamje, Saimir Shatku arriti rezultate në procesin mësimor-edukativ, duke studiuar me përkushtim.

Në mbarimin e vitit mësimor qershor 2003, Saimir Shatku më kërkoi të bënim konsultime për pranimin në konkursin kombëtar të Fakultetit Juridik. Me modesti e thjeshtësi të maturantit të edukuar, priti përgjigjen time se si do ta organizonim konsultimin. Saimir Shatku priste që unë të përcaktoja çmimin e konsultimeve. Një pjesë e mësuesve zhvillonin konsultime me para për çdo orë konsultimi, ndëra unë kurrë nuk kam marrë lekë nga ish nxënësit e mi. Ja komunikova Samirit se konsultimet do të ishin falas.

Në korrik- gusht, filluam kosultimet. Ishte vera e nxehtë, vapa të merrte frymën. Konsultimet i bënim nëpër lulishtet e Tiranës, sepse deri në atë kohë ato nuk ishin betonizuar. Me shokun e tij maturat nga gjimnazi “Sami Frashëri”, Saimiri vinte në konsultime me shumë interes, për të përvetsuar konceptet kryesore të programit. Ishin katër libra historie të katër viteve gjimnaz që duheshin përvetësuar maksimalisht. Konkurset ishin shumë të korruptuara. Pedagog të fakultetit bënin konsultime me qindra maturantë, njëkohsisht hartonin edhe pyetjet e konkursit.

Pas konsultimeve të zhvilluara me Saimirin, kreva testet e kontrollit, duke evidentuar njohuritë e sakta që ai kishte përvetsësuar në mënyrë logjike. Me optimizëm komunikova se do të ishte fitues në konkurs. Erdhi dita e konkursit dhe Saimir Shatku zhvilloi betejën e dijes me korrupsionin, duke fituar me meritë të drejtën e studimit për në Fakultetin Juridik. Kur doli shpallja e listës së fituesve, u gëzuam pa masë. Saimir Shatku filloi me shumë pasion studimet në degën e juridikut. Saimir Shatku vinte tek gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë dhe më takonte. Ai ishte studenti talentuar. Përfundoi me rezultate të larta studimet në fakultetin juridik të universitetit shtetëror Tiranë.

Ndjeva shum kënaqsi kur Saimir Shatku vazhdonte studimet për master në Itali, të cilat përfunduan me rezultate të larta. Kishte filluar punën jurist në Qarkun e Tiranës. Kur kisha botuar librin “Frashërlliu akadmik Stefanaq Pollo”, juristi Saimir Shatku më ftoi të takoheshim në lokalin pranë Këshillit Qarkut Tiranë. Shkova dhe e takova dhe biseduam me shumë dashamirësi. Juristi Saimir Shatkun bisedoi me mua dhe më kërkoi për të shkruar librin kushtuar fisit Dibran Shatku nga Dibra e Madhe.

Pasi mora disa dokumeta arkivore nga Saimir Shatku për vëllezërit Izet Shatku, kryetar bashkie, Faik Shatku, ministër arsimi, dhe kolonel Shefki Shatku, fillova të studjoja në arkivin qëndror të shtetit Tiranë për të mësuar për jetën e veprimtarinë e atdhetarëve Dibran Shatku dhe arrita të njohë mirë historinë e Dibrës, fiset dhe dyert e shquara, që kanë dhënë aq shumë për atdheun dhe kombin, midis të cilave, familja historike Shatku qëndron ballëlartë dhe dinjitoze.

Punoja në mënyrë intesive gjatë ditës e natës për të përshkruar të letrarizuar fëmijërinë, arsimimin ,rininë dhe veprimtarinë zyrtare të tre figurave qendrore të fisit atdhetar Dibran Shatku nga fundi i shekullit XIX e në vazhdim në shekullin XX. Zgjerova përmbajtjen e librit me pemën gjenealogjike të fisit Shatku duke përshkruar edhe kontributet e disa intelektualve Shatku në shekullin XX deri në ditët e sotme, ku një kapitull ja kushtova juristit Saimir Shatku me titullin “Samir Shatku dhe shtytja për të shkruar këtë libër”.

Pas një viti pune të lodhshme e përfundova së shkruari librin “Atdhetarët Dibran Shatku dhe duke mos harruar nënën dibrane, e cila ka asistuar në lindjen time, se ishte gjitone me familjen e prindërve të mi respektoj shumë dibranët si njerëz të punës, me virtyte të larta morale atdhetare. Me sinqeritet bisedova e i premtova juristit Saimir Shatku se me botimin e librit do të kishte emrin e tij si bashkpunëtor i librit. Kërkova që librin ta redaktonte intelektuali talentuar Dukagjin Hata që më kishte redaktuar shumë mirë librin e botuar “Vlora Djepi i Pavarësisë”.

Miku im Dukagjin Hata me aftësi të talentuara si kritik letar e redaktoi librin me shumë cilësi.
Biseduam me juristin Saimir Shatku që libri të botohej me ndihmën e ndonjë sponsori humanitar.

Sëmundja e befasishme që humba zemrën qqë më lindi nëna ime e shtrenjtë më largoi në USA, ku familja ime e shtrenjtë, siguracioni shëndestor amerikan më trasplantuan falas një zemër amerikane, e cila më ka dhënë deri tani tetë vite jetë. Kur shkova për herë të parë me zemrën e tjetrit në Tiranë në muajin gusht 2016 i dhurova jurustit noter Saimir Shatku librin tim Në labrintet e jetës sime”, në të cilin përshkruaj edhe ish maturantin Saimir Shatku.

Juristi noter Saimir Shatku më takoi me shumë respekte e dashmirësi. Biseduam për vonesën që nuk ishte botuar libri “Atdhetarët Dibaran Shatku” i shkruar në vitin 2012.

Në një lokal tek Kristal Centër e ftova juristin noter Saimir Shatku në takimin që kisha organizuar me shokun e studimeve universtitare, pronarin e UEGEN Xhevair Lleshi Mjeshtri Madh, i cili pasi mësoi për mos botimin e librit “atdhetarët Diban Shatku” e ftoi juristin noter Saimir Shatku të shkonte për ta botuar tek shtëpia botuese UEGEN.

Prita që libri të botohej gjatë vitit 2017. Juristi noter Saimir Shatku kishte ardhur me familjen në Nju Jork dhe u takuam në Manhattan. Biseduam që të mundësohej të botohej libri. Më premtoi see do ta botonte e librin dhe do më njoftonte. Së bashku me vajzën time dhe me familjen Saimir Shatku fiksuam edhe disa foto si kujtim i jetës sime të dytë, ku juristi Saimir Shatku më dërgonte vazhdimisht mesazhe dashmirësie

Prita që libri të botohej në vitet 2018- 2019.- 2020 Nuk mora asnjë njoftim nga bashkpuntori im jurist Saimir Shatku. Kur filloi pandemia covid 19 nuk kisha mëndje për botim libri,. Gjatë stinës së verës të vitit 2021 duke klikuar emrin tim Qatip Mara në llogarinë time www.Google.com shikova i befasuar kopertinën e librit të botuar në muajin shkurt 2021 nga dr.Saimir Shatku që emrin tim si autori kreysor e ka spostuar si bashkpunëtor. U indinjova shumë.

Pse kjo mosmirënjohje dhe mashtrim me të vërtetën. Si ka mundësi juristi noter Saimir Shatku që paska fituar titullin doktor i shkencave të bëjë një veprim të gabuar të fajshëm për të drejtën e autorit. Pse e botoi librin në ilegalitet duke mos më njoftuar aspak mua dhe duke e spostuar emrin tim, që kam derdhur shpirtin e mendjen time për të shkruar çdo fjali të librit.

Me indinjatë Qatip Mara
Nju Jork, 29 shtator 2021

Literatura e shfrytëzuar:

1. Akademia Shkencave Shqipërisë “Lidhja Shqiptare Prizrenit”, 100 vjetori 1878 – 1978
2. Akademia Shkencave Shqipërise “Historia e Shqipërisë” vëllimi II
3. Akademia Shkencave Shqipërise”Historia Shqipërisë” vëllimi III
4. Carl Sax Ethnografise he Karte dei Eurropese Turkie 1978
5. Kryengritja e Dibrës 1913
6. Kongresi Manastirit 1908
7. Prefektura Tiranë Dosja administrative
8. Zenel Prodon Kujtime
9. Ali Erebara Kujtime
10. Rexhep Jella Kujtime
11. Fiqiri Rusi Kujtime
12. Gazeta Shqiptare 20 qershor 1930 ”Izet Dibra- Qytetar nderi Shkodrës”
13. Fletore “ORA” 19 mars 1931
14. Gazeta “BESA” 1 shtator 1931
15. Gazeta “BESA” 8 shtator 1931
16. Fletore zyrtare 9 shtator 1931 “Vepra që nderojne si Komb e si Shtet”
17. Atdhetari me zemër e mend Said Hoxha
18. Ramiz Dibra-Dine Hoxha- Jashar Erebara Kujtime
19. Gazeta “DEMOKRATIA” organ shtypi qytetit Gjirokastër 24 korrik 1926
20. Kongesi Musliman 20 korrik 1925
21. Arkivi Shtetit Fondi 803, dosja nëpunsve të lartë civilë
22. Michal Schmid –Neke “Lindja- perëndimi diktaturës mbretërore në Shqipëri” 1978
23. Ligjëvënsit Shqiptar 1920 – 2005
24. Aurela Anastasi “Qeveria në Republikë e Monarki”
25. Gazeta “VATRA” 2 qershor 1936
26. Gazeta “SHTYPI” 3 qershor 1937
27. Milto Sotir Gurra ,gazeta “SHTYPI” 4 qershor 1937
28. Mehdi Frashëri Kujtime “Raportet juridike me Faik Shatkun” 3 qershor 1927
29. Kodi Penal Shqiptar 3 qershor 1927
30. Gazeta “JAVA” 2 qershor 1938
31. Gazeta “DRITA “ 12 mars 1939
32. Gazeta “DRITA” 1 shtator 1938
33. Abedin Nepravishta Revista Klan “Kur ndërtohej Tirana” 2003
34. Xheladin Krifca Gazeta “NDRYSHE” 2007
35. Xheladin Krifca Libri “ Dibra dhe Dibra e Madhe në Luftë” 2005
36. Gazmend Bakiu “Shqipëria Politike”
37. Arkivi Shtetit Fondi nr. 658 dosja 4 fleta 1-8 1 gusht 1936
38. Branko Merxhani, “Përpjekja Shqiptare”
39. Revista “BOTA E RE” 1936
40. Dayrell Oakley – Hill Kujtime
41. Ismail Strazimiri “Lufta kundër Pavartësimit të Shqipërisë”
42. Dibra dhe historia e saj, 9 malet e Dibrës
43. “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”, Autor: Prof. Dr. ARIAN KADIU…
44. Enciklpodia e Dibrës R. Hoxha
45. Malet e Dibrës nga Noizy Naic
46. Qyteti i Dibrës së Madhe, Shehri
47. Personalitete islame-shqiptare: Hoxha Said Najdeni (1864-1903)
48. Sjefi Vllamasi Luftërat e dibranëve mes Luftës Ballkanike