Fragment për dashurinë e zjarrtë ndërmjet një çifti i cili ka shkuar të luftojë në Kosovë derisa të dashurën e ka lënë në Tiranë. Ja një fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.
“Je ti?”, – ma ktheu. I thashë: “Po”. “Si kalon?”, – më pyeti. Nuk u përgjiga menjëherë, e fantazoja fytyrën, trupin dhe ëmbëlsinë e saj. “Si në luftë më.”, – u përgjigja. “Po sheh gjëra të këqija.”, – më pyeti. “Po pakëz.”, – ia ktheva. “Po vriten njerëz?”, – më pyeti – “Sepse po shoh në lajme që njerëzit janë duke u vrarë. Alo!”. “Po zemër, jam këtu.”, – i thashë. Pika loti filluan të puthnin faqet e mia. “Do t’i bësh ballë gjithë kësaj dhe e di që do ia dalësh deri në fund.”, – më tha. “A mund të flasësh pak për veten për një sekondë. Çfarë po ndodh me ty?”, – e pyeta dhe mezi e mbaja zërin. “Mirë. E kam gjetur një punë si kamariere afër Universitetit të Tiranës. Mendoj se duhet të vendosemi të dytë aty. Të pëlqejnë rrugët e zhurmshme të Tiranës. Zemër”, – më tha.”