Edi Rama, një demagog dhe finok i deklasuar!

0
82
Rama - Kurti - prishtinë

Fadil Maloku, 27 shtator 2021

Edi Rama, me paraqitjen e tij të sotme, në (prononcimin që e pati me KM Albin Kurti) bazë tē “gjuhes” sē trupit, “trupit” të gjuhës dhe mënyrës së shiqimeve (tipike paranojake!), përveç djallëzisë dhe finokërisë permanente, zbulon edhe:

1. DEMAGOGJINË, (Josinqeritetin) e vetës (e jo edhe lojalitetin dhe mirëkuptimin e shtetit shqiptar!) së kamufluar nē njē “ujk”tē hungëruar, të cilit delja (“vëllau” i vogël) po ia “turbullon” kinse ujin, me “vëllaun” e tij (tashmë, edhe) të kurorëzuar ideologjik- Aleksandër Vuçiqin! Ai sërish (derisa mbi qiellin kosovar demonstronin forcën aeroplanat serb, bashkë me ambasadorin rus !?) në fund të fjalimit rikëmbënguli nē idenë e dizajnuar nga kuzhinat e ASH /Akademia e Shkencave Serbe/ Open Ballakanin që tashmë edhe botërisht e ka identifikuar e gjithë bota shqiptare, si tendencë për t’i rikthyer ish modelet e sprovuara dhe të testuara mbi ish Jugosllavinë.Dhe krejt këtë po e bënē shkaku i vēllaut të tij, ideologjik. Madje, edhe duke bë kurban vëllaun e tij biologjik!

2. OPORTUNITETIN, të cilin nē këtë ditë me diell që krijon disponim, ky me shiqimet e tija të çakorduara (ku bëntë lëvizje tē pakontrolluara… herë djathtas e herē majtas) të shynin të mendosh… se ky njeri ka probleme më shumë mendore, se sa shëndetësore!? Ai jo vetëm që nuk ishte i drejtë e parimor, kur janë në pyetje interesat kombëtare e shtetërore tē Kosovēs, por që duke u nisur nga ca interesa të ngushta meskine e të çastit, po tenton ta rrënojë e gjithē “godinën” e sakrificës së shtetësisë sonë, me idenë e Open Ballkanit. Këto qëndrime kontraverse, të shtyjnē me mendu se; ai jo vetëm që nuk ka parime të qëndrueshme, sepse, nuk priton të bëjë akrobacione (si lavjerrësi!) herë andej e herë këndej, por, s’ka as në mendje ta ndryshoj kētē kurs kaq djallëzor e finok!

3. PASIGURINË, që haptas e demonstroi përmes mënyrēs aë mbajtjes së duarve që me padurim i “trajnonte” mbi foltore! Ai pothuajse gjatë gjithë kohës bënte përpjekje për të gjurmuar fjalët sa mē demagogjike për t’ia thënë publikut shqiptar andej e këndej kufirit…Me kētë “gjuhē tē trupit” ai na dërgonte midis tjerash edhe keto mesazhe finoke; ose ishte ende i përgjumur shkaku i “merakut” (që zakonisht vëllau i madh në traditën dhe etnospikologjinë tonë, e bartë barrën e të qenit përgjegjësi kryesor për të (pa)bëmat e vëllaut të vogël në familje!) të madh qē Ai e bartë (mbi supet dhe mendjen e tij kanabisiane) për Kosovën. Ose ishte ende nën ndikimin e erës së Lazaratit…! Ose shkaku i dhimbjes që e ndjente për “vēllaun” e vetē tē ri ideologjik Presidentin serb Aleksander Vuçiq!? Duket që atij ky opsioni i fundit më shumë i “flen”…, edhe për shkakun e detyrimeve dhe obligimeve që duket se i ka marr përsipër…!

Edi Rama, me paraqitjen e tij të sotme, në (prononcimin që e pati me KM Albin Kurti) bazë tē “gjuhes” sē trupit, “trupit” të gjuhës dhe mënyrës së shiqimeve (tipike paranojake!), përveç djallëzisë dhe finokërisë permanente, zbulon edhe: