Të dielen më, 26 shtator 2021 do të mbahen zgjedhjet në Gjermani për në Bundestagun Gjerman. Këto zgjedhje do të japin një Qeveri te re. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të tregon se a do të vazhdohet me qeverisjen e CDU-së, e cila ishte mjaft frytdhënese në Gjermani apo do të kemi një Qeveri të dobët në mes të SPD – Grüne dhe Die Linke (kuq-kuq-gjelbërt).
Meqë rezultati do të jetë shumë i përafërt si asnjëherë me parë ftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani e që janë rreth 200.000 (dyqind mijë) me të drejt vote që te dielën të dalin masivisht në votime dhe të votojnë koalicionin CDU-CSU. Vota për CDU do të jetë një votë indirekte që Shqipëria sa ma shpejt te hy në Bashkimin Evropian dhe që Kosova të ketë një mburojë mbrojtese kundër planeve të politikës pansllaviste. Nuk duhet të harrohet fakti që në Berlin kancelarja që vjen nga CDU, Dr. Angela Merkel e shpëtoj Kosovën nga coptimi.
Pasardhësi i Dr. Angela Merkelit kandidati i CDU-CSU për kancelar Armin Laschet edhe zyrtarisht tek ne të dy e ka konforumar përkrahjen dhe mbështetjen e politikes gjermane per Shqipërinë, Kosovën dhe viset tjera shqiptare.Ju ftojmë që të dielen të dilni masovikisht në votime dhe të votoni per koalicionin CDU-CSU. Kjo do të tregoj se edhe ne shqiptarët në Gjermani jemi faktor politik e jo bishta të komuniteteve të tjera në Gjermani.
Thirrja për te dalë në votime bëhet nga:
Nue Oroshi asambleist i CDU-së në Kiel dhe udhëheqës i politikave për të huaj në grupin e asambleisteve të CDU-së në Kiel
Besnik Kelmendi asambleist i CDU-së në Essen dhe zyrtar në Minsitrinë e Punëve te Mbrendshme të Nordrhein-Westfalen