SHTENSIONIMIN MES KOSOVËS DHE SERBISË, MUND TA BËJË KFOR-i

0
170
Specialet në kontroll
Gani I. Mehmeti
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Nëse SHBA dhe BE janë të interesuara për shtensionimin mes Kosovës dhe Serbisë, ato do të duhej të ndërhynin. Këtë ndërhyrje do të duhej ta bënin tek Serbia edhe më përpara se të vehej reciprociteti me targat nga Qeveria e Kosovës.

SHBA dhe BE kanë qenë të informuara lidhur me ndërrimin e targave të RKS në Serbi. Që atëherë është dashur të ndërhynin, ose të paktën prej kur ka kaluar afati Marrëveshjes së Brukselit, më 15 shtator, jo të heshtin deri sa të detyrohet edhe Kosova të bëjë një gjë të tillë.

Kosova asgjë nuk ka ndërmarrë kundër Serbisë, as e ka poshtëruar e as e ka ngritur. Nëse ajo ndjehet e poshtëruar, Kosova ka qenë poshtëruar për kaq vite deri më 20 shtator 2021. Këtë gjë është dashur ta mendojë edhe Serbia, e cila është mësuar deri tani që të vendoset sipas kërkesave të saj! Nëse ndjehet e poshtëruar, ajo e ka poshtëruar vetvetën, pse nuk do të poshtërohej, sikur ajo do të kishte anuluar ndërrimin e targave të automjeteve nga Kosova që hyjnë në Serbi. Çdo shtet ka të drejtën e vet se si do të bëjë tabelat e saj të regjistrimit të veturave. Pra, edhe Kosova ka të drejtën e saj.

Kosova nuk ka ndërmarrë asgjë kundër Serbisë. Ajo ka legjitimuar të drejtën e saj ashtu sikur Serbia. Kosova ka të drejtën e saj të çojë deri ku të dojë policinë e saj brenda territorit të vet, ashtu si Serbia, e cila del me policët e saj në majë të kodrave të saja dhe vëzhgon terrenin. Kosova vetëm ka raportuar për këto lëvizje të Serbisë, nuk është ankuar fare.

Tani këtë tensionim të bërë nga Serbia do të mund ta shtensionojnë vetëm ndërhyrjet nga ndërkombëtarët, por jo në dëm të asnjërit nga të dy shtetet.

Tani në kufi, për të respektuar reciprocitetin, do duhej të dilte KFOR-i, ndërsa policia e Kosovës do të kthehej nga atje, por vetëm me kushtin dhe garancionin se KFOR-i do të mbrojë reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Serbia, siç është deklaruar kryeminstri Kurti heç ndërrimin e targave të automjeteve të Kosovës, edhe Kosova do ta bënte një gjë të tillë ndaj automjeteve të Serbisë që do të hyjnë në Kosovë. Mirëpo, deri sa ajo do të vazhdojë me ndërrimin e targave, edhe Kosova do të veprojë njësoj si Serbia. Pra, kjo është në dorën e Serbisë dhe jo në atë të Kosovës.

Ndryshe, le të kuptohet, se Kosova po sulmohet nga Serbia me reagimin e Serbisë që të hiqet ndërrimi i tabelave të tyre.

Qytetarët serbë në veri të Kosovës, po të ndjeheshin të frikësuar nga ROSU, siç po deklarohen, nuk do të dilnin të protestonin, por do të qëndronin në shtëpi. Këta kanë dalë në protesta nga thirrja e Vuçiqit, sepse, po u tha Vuçiq të ndërprejnë protestat, ata do ta dëgjonin. Pra, krejt kjo, është në dorën e Vuçiqit.

Vuçiqi nuk ka çka të ankohet për serbët në Kosovë, të cilët janë të diskriminuar pozitivisht, më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Këtë duihet ta kenë parasysh të gjithë, edhe Vuçiq, edhe SHBA, edhe BE dhe të ndërmarrin ata vetë shtensionimin me ndërhyrjen e tyre, duke i treguar Serbisë se kërkesat e saja janë të pabaza e të paligjshme ndërshtetërore.