PROMETHEU I ÇAMËRISË

0
202
Atdhe Geci - Çamëria - kthim në histori - flamur

PROMETHEU I ÇAMËRISË

Le të zemërohet toka, deti dhe Greqia
Çamëria po rilindet mbi hirin pellazg
ajo e ruajti gjuhën e palat e fustanellës
simbolet e hershme të luftërave të saj.
Në Çamëri s´ka më mjerim, se Greqi
çamët përmes kujtesës së të lashtëve
mbrojnë gjuhën e shkruar nëpër gurë
mbrojnë rrënojat e monumentet e tyre.
Nga furrë e zemrës më del kjo zjarrmi
nga furra e shpirtit u lind Prometheu
ai që hirin e betejave e ktheu në prush
Përmes dashurisë i dalim zot Kosovës
përmes dashurisë i dalim zot Iliridës
përmes dashurisë i dalim zot Atdheut
Trim, para grekut shtëpinë e kam këtu
palat e fustanellës nuk i kemi pa gjak
as pa dëshmi heroike të kohërave të
shkuara, as pa fitore betejash të forta.
Çamëri, koha është të ngritemi! Me
flamurin kuq e zi ta mbulojmë Epirin
Lufta për liri s´ka fillim e as mbarim
është e çdo ditshme dhe e përjetshme
dashuri për Atdheun është Çamëria
dashuri për Atdheun jemi të gjithë;
Çamëri, jepja dorën Prometheut tënd
gjakes së flamurit dhe të fustanellës,
mblidhu shesheve si në kohërat epike
merr zjarr nga furra e zemrës, shemb
le të zemërohet toka, deti dhe Greqia
Çamëria po rilindet mbi hirin pellazg!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021