OPOZITA E KOSOVËS NË KRAH TË VUÇIQIT

0
88
Albin Kurti - Ramush Haradinaj

Binak Maxharraj

/Opizita PDK, LDK, AAK ne lidhje me reciprocitetin është rreshtu ne anën e Serbisë/.

Karakteristika kryesore e kryeministrit të Kosovës ne krahasimë me kryeministrat e klaneve mafioze te korruptuara të qeverive të më parshme ku fjalën kryesore e kishte Pronto mafia dhe SHIK-u mafia është se:

Albin Kurti me kremari ecë përpara, nuk këthehet e as nuk shikon pasë as anash por vetem ecë përpara ne qendrimet e tij të forta dhënë votuesit dhe elektorat se si kryeministër do ta forcoj shtetin, do ta çkapë nga kupola e krimit te organizuar.

Dhe këtë po e bënë për çdo ditë e me shumë e me mirë. Po e bënë ate qe qeveritë e korruptuara është deshta ta bejnë para shumë viteve, por nuk e bënë, nuk e bënë se nuk kishin guxim as kurajo qytetare, nuk e bënë sepse ishin te shitur dhe te shantazhuar, te zenë robë nga Serbia e cila luante me ta siç deshironte për çka edhe shteti sharronte për ditë e me poshtë e me keq, kurse Veriu për çdo ditë sheshiste kah Serbia kah Vuçiqi, përderisa me 14 shkurtë 2021 kur populli i doli përpara dhe e ndali.

Por, veprimin qe ndërmori dje qeveria Kurti II duke e vu reciprocitetin me targa me Serbin, nuk e kishte zbatuar asnje qeveri e korruptuar me parë, anipse ishte Marevshja e nenshkruar ne Bruksel me 2011 ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, te cilën marveshje Serbia po e zbatonte me qytetarët tani qe e kalonin kufirin, duke i denuar, gjobit e bile edhe duke i plaçkitë.

Por dje nuk krisi kiameti as qe u bë nami ?!
Qeveria Kurti II venosi qe te zubatoj reciprocitëtin sipas mareveshjes ashtu siç po e bente Serbia qe gadi 10 vite. Ishte e drejta e saj. Por serbet e veriut te ndersyet nga presidenti Vuçiq i qiten syt në kodër dhe reaguan, ashtu flliqet siç dinë ata duke protestu, dhe duke vu barikada ne rrugë siç bënin edhe më parë. Por policia e Kosovës e ka marr veriun për herë te par është atje me ka krejtë duke e mbrojtë vendimin e qeverisë.

Pati reagime si në Kosovë, serbi dhe të ndërkombëtarët,por reagimet e ndrkombëtare ishin te matura për hirë te situatës, kërkonin qe mos te provokohet situate me tej. Kryeministri Kurti shkoj edhe ne takim me shtetet e KUINTIT për sçarim. Atyre u tha shkurtë se kjo është e drejtë e Kosovës ashtu siç po e bënë Serbia sipas Marveshjës së vitit 2011.

Dhe shkurtë ua bëri me dije së:
“Për reciprocitetin e targave të përkohëshme për vetura si Kosova dhe Serbia kanë te “drejt, ose te dyjat e kanë gabim. Pra ose do t’i mbajmë këso lloje targash te dyja shtetet, ose do t’i heqim si Kosova dhe Serbia”.

Kjo ishte e qartë dhe bindese për qeverit e KUINTIT dhe se ka kaluar koha kur Serbia është përgëdhel, është leshuar pe ndaj sajë.Reciprociteti i targave nuk do te hiqet ua bëri me dije shteteve te KUINTIT, sepse kjo është e drejtë e Kosovës.

Por, çka është shumë interesante në këtë situatë kur Kurti fuqishëm po e këthen sovranitetin ne Veri heshtja mortore e opozites se Kosovës, nuk po i ndihet zerni që te thotë një fjalë për reciprocitetin, qe t’i del në ndihmë qeveiesë se vetë, por më heshtjën e saj sikur është rreshtuar në krah te Serbisë dhe kundër qeverisë se Kosovës, po delë se sikur opozita ka hyer ne birë te minit, ne ate stilin për “inat te resë me dekt djali”, pra kjo i bije së për inat të Kurtit le te fitoi Serbia.

Por shumë interesant në lidhje me reciprocitetin e targave është edhe një polemikë e dy intelektualve univerzitar, njeri nga Kosova e tjetri nga Shqiperia, kur ky i Kosovës ia këthen atij te Shqiperisë:

“Kuku çka na ka gjetë, kam frigë se kemi me e kërku Hotin”.

Po, njesoi është si te kërkosh Hotin, Hashimin apo Isen sepse qe te gjithë këta gjatë gjithë qeverisë se tyre 20 vjeçare nuk bën asgjë të mirë për Kosovën por shkuan edhe më largë e qitën ne pazarë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës duke bër pazare me Vuçiqin për Veriun, ose edhe me keq ia falën Çakorrin Malit të Zi, por edhe i sollën marevshje të rrezikshme Kosovës lidhut me Asociacionit.

Ja pra, kush janë këta qe po i lypë ky teveqel intelektuali, profesori univeszitar. Turpi dhe marrja nuk kanë brir.

Në këtë menyrë sidoqoft qeveria Kurti II sot ka ndëmarr në veprim kushtetues, të mequr ne të mirë te Kosovës, sepse me sotin filloi fuqishëm kësthimi i sovranitetit të qeverisë se Kosovës ne tërë teritorin e vendit.

Pra, Albin Kurti ka hyer ne Veri te Kosovs për te mos dalë, sepse Veriu është i Kosovës, e jo te verpoi si mercenari Hashim Thaçi, i cili natën tinzishtë u futë ne Veri, por u terhoq menjëherë duke e lanë atje nje polic të vrarë Enver Zymberin.

Pra, Albin Kurti po ecë, po ecë veç përpara, ai nuk kethehet te shikoj anash as prapa, ai ecë veç përpara duke e shtrir sovranitetin në tërë teritorin e Kosovës.