Retorikë e Vuqiqit e zhvilluar në ironi, në viktimizim është tipike e gjithë politikanëve serb që e kanë vështirë të braktisin kontejnerin e vjetër të politikës serbe. Madje Vuqiq e tha në stilin fyes se politikanët e Kosovës janë barbë (që pos ngatërresave dhe s’kuptojnë asgjë nga politika). Kjo është retorika e kontaminuar e politikanëve serb e shfaqur prej kohesh dhe e cila brenda një paraqitje të vetme krijojnë shumë goditje sa ironike, sa viktimizuese dhe sa fyese, ç ‘mund të pritet nga një politikë qe aktet e saja i vë në piedestal të engjëllores dhe të tjerëve i kriminalizon si djallëzore.
Nga Bekim Rexhepi
Më çështjen e veriut nuk mund të luhet si thonë qorrazi sepse deri më tani çdo shkrepje xixe atje ka tërhequr palën tonë të dëmtuar, prandaj nuk mund të luajmë më miun e frikshëm që futët në vrimën e zezë. Veriu ka tendenca serioze të përkeqësimit të gjendjes ngase atje mbetet i vetmi “poligon serb” i destabilizimit të mundshëm të Kosovës.
Pra, veriu mund lehtë të provokohet nga strukturat kriminale serbe të cilat menaxhohen nga Beogradi. U mjafton serbëve të veriut që një mesazhi i Vuqiqit të destabilizoi gjendjen, duke shtir çoftë me armë në jug të Mitrovicës ose duke tentuar serish për të bllokuar urën e Mitrovicës, me beton ose me improvizim të barrikadave të më hershme si me kamion e zhavorr.
Reagimi i Kosovës do të jetë më i rreptë, më serioz se herëve të tjera, për këtë duhet ta dije Serbia llogaria nuk mund të jetë fikse si herëve të shkuara, ngase në krye të qeverisë është një kryeministër që së paku vendimet nuk i kthe lehtë mbrapa si tërheqje ose kompromis politik.
Megjithëkëtë çështja e vjetër e Veriut duket e vështirë për tu zgjedhur shpejt, ajo do e mos kërkon të shqyrtohet nga qeverinë e Kosovës të negociohet në një dialog të brendshëm më serbët lokal për të përmirësuar gjendjen atje, gjendjen e tyre dhe njëkohësisht edhe për të rikthyer sigurinë e serbëve për të jetuar ne paqe me shqiptaret.
Serbet lokal duhet vet të vendosin që në këto negociata me qeverinë e Kosovës ti zhvillojnë pa ndonjë direktivë shtrënguese dhe të moçme nga Serbia, e cila i mbanë peng për hesape të saja qeverisëse, të një pushteti që madje është në një shtet tjetër dhe i cili përpos mesazheve për konflikte të reja nuk ka ngjyrim tjetër në politikën e përmirësimit të marrëdhënieve serbo-shqiptar, pra kuptimisht politika serbe është një relikt i politikës së Millosheviqit.
Për të saktësuar opinionin se presidenti Vuqiq sa po e tha ; “me ironi ne nuk bëjmë kompromis pas aksionit terrorist në Veri ndaj serbëve, nëse munden pa ne le të bëjnë, ndërsa BE le të argëtohet në vallen e shqiptarëve pakufi”.
Kjo retorikë e tij e zhvilluar në ironi, në viktimizim është tipike e gjithë politikanëve serb që e kanë vështirë të braktisin kontejnerin e vjetër të politikës serbe. Madje Vuqiq e tha në stilin fyes se politikanët e Kosovës janë barbë (që pos ngatërresave dhe s’kuptojnë asgjë nga politika). Kjo është retorika e kontaminuar e politikanëve serb e shfaqur prej kohesh dhe e cila brenda një paraqitje të vetme krijojnë shumë goditje sa ironike, sa viktimizuese dhe sa fyese, ç ‘mund të pritet nga një politikë qe aktet e saja i vë në piedestal të engjëllores dhe të tjerëve i kriminalizon si djallëzore.
Pavarësisht kësaj ne duhet të ndalemi në politikën tonë shtetërore, sidomos tani kur kemi një qeveri që në të gjitha normativat politike ka nxjerrë zërin për përgjegjësi dhe për përgjegjshmëri politike, ndaj duhet pranuar që sjelljet e qeverive tona të mëhershme nuk kanë ofruar oferta më joshëse për serbet qe ata të kenë besim në institucionet vendore dhe për të kontribuar më shumë në mirëqenien e tyre, si shoqëri e integruar.
Qeveritë e deritanishme ishin të zhytura në korrupsion dhe nuk ia kanë kushtuan punën dhe angazhimin integrimit të vërtetë të qytetareve serb, madje ata i lanë në duar të një pushteti tjetër për ca protesta, për ca barrikada, për ca kriminel që ishin të paguar nga Serbia, për të destabilizuar veriun dhe për ta mbajtur në frikë e kontroll të përhershme Veriun e Kosovës.
Kjo loje u ka shërbyer politikave të brendshme në Serbi, e qe në fakt asnjëherë që nga lufta e këtej nuk bën gjë më shumë se, veçse riparuan ca ngrehina të një nacionalizmi serb për një secesion të mundshëm në veri të Kosovës. Serbia vetvetiu duhet kuptuar qe secesionet kanë mbaruar pas luftës se fundit në Kosovë sepse ky territor qe i fundit nga ai konflikti i ish Jugosllavisë, ndaj nuk ka më hapësira secesive, pasi politika ndërkombëtare ka përkufizuar tërësisht politiken e saj gjeostrategjike dhe ka mënjanuar të tjera hapësirat që mund të rigjenerojnë për kohë të tjera konflikte. Integrimi i vendeve ne BE është objektiva kryesore dhe kjo nuk ka alternativë, veçse aventura si qe “Open Ballkan”.