Shënim politik
Arben Çokaj
Saliu nuk duhet lënë të dalë mbi ligjin për dekriminalizimin, se rrezikon të marrë PD-në dhe do e rrëzojë më pas edhe Ramën me vajzat e gratë ministre simpatike të tij! Në mos më parë, në vitin 2025. Mos e injoroni Saliun, zbatoni ligjin për dekriminalizimin, nxirreni jashtë Kuvendit dhe futeni nën hetimin e SPAK-ut, se ndryshe do u marrë përpara!
Mos thoni se nuk u kam thënë!
Ligji për dekriminalizmin, neni 2, pika 2, b) thotë:
LIGJ Nr. 138/2015
b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.
SHBA e ka shpallur non-grata Saliun e familjen e tij, si rrezik për sigurinë kombëtare amerikane. Në ligjin shqiptar të dekriminalizimit është parashikuar, që persona të tillë, të mos lejophen të zgjidhen as deputetë. Kjo vlen edhe për Saliun. Nëse ligji nuk zbatohet në rastin e Saliut, atëherë ai rrezikon të kthehet në tabu, organizon PD-në, rrëzon Bashën dhe ia merr partinë vetë, ose me një të besuar të tij, si Flamur Ndoka psh.
Dhe vjen Saliu dhe e të rrëzon një ditë edhe qeverinë e Ramës, edhe pse Rama beson se nuk e luan as topi. Topi jo, por Saliu po. Sepse Saliun po e toleroni. E kjo mundet se ndikon, që pakënaqësitë e popullit shqiptar për qeverisjen, të kanalizohen si mbështetje për Saliun. Ai për të shpëtuar bythën e tij, nuk lë gjë pa bërë – e në fund të fundit mirë bën, se po mbron veten. Dhe u thotë amerikanëve: “Ja, mua më do populli!”
Është e mundur që Saliu i ka thënë Lulit, krijo shkak, bëj sikur po më përjashton nga grupi parlamentar i PD-së – dhe Luli adhtu bëri. E përjashton Saliun, e ai si uragan organizon PD-në dhe e rrëzon Lulin nga kryetar i PD-së. Dhe kështu Saliu me talibanët e tij e marrin prapë partinë. Dhe me të, fitojnë edhe zgjedhjet, ndërsa Rama po bën eksperimente me qeverinë e tij, me 12 ministre gra e vajza – disa edhe pa eksperiencë fare. Se punët tjera i ka kryer…