OPINIONE
As Fadil Hoxha nuk e vrau Shaban Polluzhën, as Esat Pashën nuk e vrau Avni Rrustemi dhe as Skënderbeun nuk e mbyti malarja
NGA: FAHRI XHARRA, MË: 9 SHTATOR 2021 NË BOTASOT.INFO
Krimi sa do të që të jetë i përsosur dhe me kujdesin më të madh, krimi i ka edhe të metat e organizimin dhe analistët mediko-juridik, specialistët e shërbimeve sekrete, por edhe qytetarët me një nuhatje të lindur mund t’i gjejnë gabimet e përsosmërisë së krimit. Por varet se a iu lejohet të flasin dhe me çka kërcënohen ata.
Vrasja e Miladinit është bërë me një skenar të “mrekullueshëm” serb, në mënyrë që autori të jetë shqiptar, që të largohet çdo dyshim për serbët, shqiptarët të krenohen me diçka, që nuk e kanë bërë dhe shekujt të lundrojnë me një krenari të rrejshme shqiptare. Bile në pyetjen se çka mendon për Milladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo përgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?!
Vrasja e Miladin Popoviqit?
Autori Jevrem Jovoviq jep një detaj interesant:
Ekipi mjekësor, i cili ka bërë obduksionet për Milladin Popoviqin dhe mësusesin Haki Taha, ka konstatuar se Haki Taha është vra para Milladin Popoviqit. Kjo e dhënë demanton dezinfomimin, që përhapin ca “nacionalistë” shqiptarë, se gjoja Milladinin e ka vra Haki Taha.
Ja shqipërimi i këtij studimi historik, i historianit Jevrem Jovoviq (pjesa përmbyllëse):
… Milladini shkëlqyeshëm iu kudërvu Aleksandër Rankoviçit e Millovan Gjillasit për ndarjen e Kosovës në tri pjesë. (…)
Me rastin e ardhjes në Prishtinë në krye të PK të PKJ për Kosovë, Milladinit i është ofruar Elaborati i Vasa Çubrilloviqit: “Çështja e pakicave kombëtare në Jugosllavi”. Ky Elaborat është përpiluar më 3 nëntor 1944 dhe fare pak ndryshon nga ai i vitit 1938, të cilin njëzërit e lejon dhe e tumir qeveria serbe. Miladini, me urdhërin e Titos, këtë elaborat e hedh poshtë, hidhërueshëm e gris dhe ua gjuan përpara Rankoviçit, Gjillasit, Tempos dhe Spasoje Gjakoviqit. Kthehet në Kosovë ku vazhdon punën sipas udhëzimeve të Titos dhe vendimeve të AVOJ-it. Në Kosovë poashtu vjen edhe Spasoje Gjakoviqi, me detyrë të Sekretarit krahinor për punë të bredshme, atëherë e quajtur OZNA.
Në mënyrën se si zhvilloheshin situatat, Miladini gjithnjë e më tepër po bëhej pengesë e kundërshtar ideor i Rankoviçit, S. Vukmiroviqit, S. Gjakoviqit, të cilëve iu bashkohet edhe D. Mugosha. Svetozar Vukmanoviq Tempo këtë e vërteton më 1981, në intervistën që i jep gazetarit bullgar në lidhje me librin “Lufta për Ballkanin”. Në pyetjen se çka mendon për Miladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo përgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?! A i duhet koment i veçantë kësaj?
Milladin Popoviqi më 13 mars 1945, në orën 10 e 30 minuta është vrarë në zyrën e vet në KKK. Të njëjtën ditë S. Gjakoviqi e D. Mugosha i dërgojnë telelegram A. Rankoviçit dhe nuk përmendin kurrfarë emri të vrasësit – pëmendet një kamerier, por jo edhe emri i tij. Të njëjtën ditë me telegram njoftohet edhe Tirana për vrasjen e M. Popoviqit.
Rankoviçi, më 14 mars, i dërgon telegram KKK, në të cilin, pos tjerash, njofton që në varrim në emër të KQ të PKJ do të marrin pjesë Milenko Gjuroviq, S. Gjakoviq dhe Dushan Mugosha…
Më 15 mars, sërish i dërgohet telegram A. Rankoviçit. As ditën e tretë nuk përmendet asnjë emër vrasësi. Theksohet që “janë arrestuar disa persona të dyshimtë, në mes tyre edhe një zëvendëskomandant i regjionit”. As me këtë rast nuk përmendet emri i Haki Tahës, për të cilin S. Gjakoviqi, pas 40 vjetësh, thotë se është vrasës i M. Popoviqit. Mësuesi Haki Taha është vrarë në të njëjtën ditë(?) Obdukcioni vërteton se është vrarë përpara M. Popoviqit. Përse nuk përmendej emri i Haki Tahës në telegram? Përse S. Gjakoviqi e D. Mugosha komunikojnë vetëm me Rankoviçin? Përse babai e nëna e Milladinit nuk lejuan, që S. Gjakoviqi e D. Mugosha të merrnin pjesë në varrim?
(https://drini.us/kush-e-ka-vra-milladin-popoviqin-sipas-jevrem-jovovicit/ sipas versionit origjinal: Revista “Alternativa”, nr. 3-4, gusht/shtator 1989, Lubljanë, f. 63/65
Një analizë shumë e thjeshtë, në ato vite, kur Kosova ishe në gjendje të jashtëzakonshme, dhe çdo gjë kontrollohej nga OZN-a, dhe ndërtesa e OZN-ës ishte e ruajtur dhe e kontrolluar ashtu siç dinë serbët, ka qenë e pa mundur që dikush i pa autorizuar të futet mbrenda. Bile, as Fadil Hoxhës i ka qenë e pamundur. Pos si do të hynte Haki Taha i armatosur dhe të kryente vrasjen?
Edhe një gjë: Përse babai dhe nëna e Milladinit nuk lejuan që S. Gjakoviqi e D. Mugosha të merrnin pjesë në varrim?
Dhe tjetra, nëna e Miladinit në momentin e varrosjes ka vajtuar: Joj Milladine, Ubili su te tvoji ! (Ata të vranë!) Të gjitha këto pëshpëriteshin ndër shqiptarë, por vetëm në dhoma shtëpiake dhe ndër njerëzit e besueshëm ndër veti.
Vrasja e Shaban Polluzhës?
Akademik Hakif Bajrami shkruan: – “Rasti i patriotit Shaban Polluzha, flet për një skenar mizerabël, kundër të cilit me kohë reagoi Fadil Hoxha, që më 16 janar 1945“. Por, ai e shton edhe këte: “Pas 8 shkurtit 1945, Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion edhe pse figuron se ishte “nënkomandant”. Lidhur me Shaban Polluzhën, kur është vrarë më 20/21 shkurt 1945, Fadili ishte në Beograd për reagim kundër diktaturës ushtarake. Dhe nga ajo kohë e deri më 1966 ishte “I hetuar” në heshtje.”
Mandej: Pengesa kryesore ishte Shaban Polluzha dhe ai duhet likuiduar: “Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës është vrarë Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë luftës së Dytë Botërore.” Pas vrasjes së Shaban Polluzhës dhe “paralizimit “ total të Fadil Hoxhës, e dime se çka ndodhi më tutje.
Ju lutem të keni vëmendjen në datat e cekura në shkrim:
– 8 shkurt 1945 instalimi i Diktatures Ushtarake në Kosovë –
Pas 8 shkurtit 1945, Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion
– Më 21 shkurt të vitit 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës është vrarë Shaban Polluzha
Pra? Sikur ta kishte vrarë Fadil Hoxha, ky do të ishte një rast i madh për likuidimin e tij.
Pse askush nuk flet për Ali Shukrinë, pse Ali Shukrija nuk u bë subjekt i urrejtjes shqiptare?
Përgjigjia është shumë e thjeshtë, se pse ai e gjuajti plumbin e parë në Shaban Polluzhën në bashkëpunim me partizanët e Ramiz Alisë.
Prapë serbët krijojnë mite: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite!” A i duhet koment i veçantë kësaj?
Esat Pashë Toptani
“Në kohën që italianët po përgatisnin terrenin për kthimin e Esatit, plani për vrasjen e pashait po përparonte. Më 21 maj, pas një qëndrimi prej dy javësh në Tiranë, studenti nga Libohova, Avni Rustemi, ishte kthyer në Itali… Vështirë të dihet se me ç’njerëz u takua dhe çfarë bëri Avniu gjatë qëndrimit në Shqipëri mes datave 5 dhe 21 maj 1920, por kur kaloi kufirin me tren nga Italia për në Francë, ai kishte në xhep 6,800 lira dhe 300 franga, që llogariten gjithsej në rreth 4,255 dollarë me vlerën e sotme. Avniu arriti në Paris më 31 maj dhe u vendos në Hotel des Tuileries, që ia kishin rekomanduar disa studentë italianë në Romë…
… Esati i kishte treguar Pashiçit dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit jugosllav, se kandidatura e tij për fronin shqiptar po bëhej gjithnjë e më e mundur, sepse tani kishte arritur të merrte edhe mbështetjen e Italisë. U kishte thënë se do të kthehej me kënaqësi në Shqipëri, madje do ta bënte këtë menjëherë…
… Atë ditë, ai do të hante drekë me Xhemilin dhe Elizën në restorantin L’Escargot d’Or. Në orën një pa një çerek zbritën të tre për të shkuar tek automobili, që ishte parkuar në të djathtë të hyrjes së Continentalit. Esati kishte veshur një xhaketë gri, mbi të cilën mbante rozetën e Oficerit të Legjionit të Nderit dhe Kryqin francez të Luftës… Pak minuta më vonë u mësua se ishte vrarë Esat Pasha dhe njeriu që kishte shkrehur armën kishte qenë Avni Rustemi. Ky kishte qëndruar i fshehur pas njërës prej shtyllave të hyrjes në pritje të pashait.” ( https://lapsi.al/2018/10/17/rrefimi-si-u-vra-esat-pashe-toptani-nga-avni-rustemi-ne-paris/ )
Serbët e vranë Esat Pashën? Pse, do të thuani. Sepse ai kishte marrë ofertë më të mirë nga italianët për tradhëtinë e tij. Serbët këte e dinin.
Pse u zgjodh Avniu si vrasës, dhe pse grushtat i kishte nga shoferët e taksive ?
Ju merr mendja që vrasja e një burrë-shtetit të huaj në Francë, aso kohe një mike e madhe e Serbisë, të dënohej vetëm me tre muaj burg?
Prapë serbët krijojnë mite: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?! A i duhet koment i veçantë kësaj?
A vdiq Skënderbeu në pyll të dimrit nga Malarja?
Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas, se Skënderbeun e mbyti Malarja. Dhe askush deri më sot nuk thotë diçka ndryshe.
“Gjithëherë kam pase dyshime rreth vdekjes se beftë të Heroit tonë Kombetar në Lezhë me 17 Janar 1468, kur thuhet se “vdiq nga malarja”… Nga malarja në janar? Vdekja e tij vjen në nji kohë kur Venediku ishte shtërngue me mbrojtë zotnimet e veta prej osmanëve, në atë që quhej Shqipnia Venedikase – “Albania Veneta” – shkruan Ilir Seci në studimin e tij.
Me anë të marrëveshjeve me osmanët, Venediku hoqi qafe rivalët e hershëm Republikën detare të Gjenovës. Kështu që në fillimin e luftës me Osmanët në vitin 1467 venedikasve iu interesonte mbeshtetja dhe përthithja e tanë potencialit shqiptar për me përballue osmanët, por nuk i interesonte Skënderbeu si komandant legjendar, i cili nuk pranonte nënshtrim ndaj askujt, as ndaj Venedikut.
Ishte Janari 1468, një rast i mirë për venedikasit me e hjeke qafe një kundërshtar që kishte shkaktuar vetëm andrralla për ta? Perveç venedikasve ishin edhe osmanët të interesuem për vdekjen e Skënderbeut, ata kishin qenë të interesuem nga dita e parë… Ta kenë helmue një nga këto të dy fuqi, Osmanët ose Venedikasit? Ku i dihet… por malarja në muajin Janar më duket si e zorshme me u kapërdi…
( https://lexo-shqip.net/archives/179004/dyshime-rreth-vdekjes-se-befte-te-heroit-tone-kombetargjergj-kastriotit/ )
Duke e llogaritur se çfarë dimrash të ashpër ishin para 500 e kusur vjetëve, po si mund të fluturonin mushkonjat në ato temperatura?
Edhe e dyta, mushkonjat tona e kanë pushimin letargjik të dimrit.
Pak njohuri: “Riprodhimi nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupës dhe temperatura mesatare arrin 21 °C. Mashkulli dhe femra çiftëzohen ne fluturim, duke fekonduar vezët në 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohë më mbrapa dhe femra menjëhere duhet te thithi gjak deri sa vezët të arrijnë në pjekjen e tyre. Mbasi është ushqyer, depoziton vezët në siperfaqe të ujit. Vezët hapen mbas disa ditësh duke nxjerrur larvat, te cilat ushqehen me mbetjet vegjetale ne dekompozim.
Në dy javë ato transformohen ne pupë, që është dhe faza finale, kështu kryejne metamorfozen në formën e rritur, fazë kjo që zgjat disa ditë. Kur të rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditë, deri sa tu forcohet aparati i gojes, qe t’u bëjë të mundur të ushqehen për herë të parë me gjak. Në temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimërojne deri në pranverën e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnë vezët” (fxh, mësim nga libri i Biologjisë )
Si e thash edhe në fillim, çdo krim sa do të jetë i organizuar në mënyrën ma ideale, edhe pas 550 vjetësh dalin kokat, që me një të menduar të mprehtë e shpalosin sekretin e krimit.
Ky shkrim do të ngjallë mospajtime, varësisht se nga jemi dhe së cilës ideologji i takojmë, por unë e bëra më të mirën, që mos jetojmë në rrenat e serbëve, dhe për Skënderbeun në mashtrimin pesë shekullor të “Albania Venetes”.