LIBËR QË GRISH PËR NJOHJEN E THEMELEVE TË IDENTITETIT TONË KULTUROR

0
100
Fatmir Koliqi - Kulturë e krishterë

Isak A H M E T I
———————-

Libri “Kulturë e krishterë-Dromca identitare” i autorit Fatmir Koliqit, është botuar dhe promovuar kohë më parë në Qendrën “Bogdani” në Prishtinë gjatë Akademisë solemne për Ditëlindjen e Shën Nënë Terezes, në përvjetorin e dyzetepestë të jetës së tij, në 20-vjetorin e kushtimit të tij meshtar dhe pesë vjetorin e shërbimit të tij si famullitar i Prishtinës (Parathënie e Imzot Zef Gashit (fq.9).

Libri në fjalë, siç e thotë edhe vetë autori në Hyrje(fq 15), hap një derë për të hyrë në një botë ende të pa eksploruar sa duhet te ne dhe për të bërë një grishje të sinqertë për njohjen e themeleve të identitetit tonë kulturor autokton.

Shkrimet që përbëjnë këtë libër, siç e thotë edhe vetë autori, janë shkruar në një interval kohor disavjeçar dhe kanë pasur për shkak fenomene e argumente të ndryshme dhe që janë inspiruar fuqishëm nga kultura e krishterë (Hyrje, fq.9) dhe duke pasur për moto një mendim brilant të Joseph Ratzingerit përkatësisht të Papa Benedikti XVI kur thotë:”

KUR FEJA I TREGON NJERIUT KUSH ËSHTË DHE SI DUHET TË FILLOJË TË JETË NJERI,
FEJA ATËHERË KRIJON KULTURË”.

Këtë libër ,që ka vlera shumështresore, autori ua ka kushtuar të parëve të tij martirë, që me Kryq dhe Pendë e kanë ruajtur identitetin arbëror të krishterë, si një hallkë të pashkëputur të qëndresës në trollin e qytetërimit europian dhe familjes së tij, që janë vazhdimësia e këtyre të parëve.

2. Pak biografi për autorin
—————————————–
FATMIR KOLIQI (1976) është prift katolik. Gjimnazin e klasik “Paulinum” e ka kryer në Suboticë të Vojvodinës (1995), kurse studimet filozofike-teologjike i ka kryer në Zagreb, në Insitutin Filozofiko-Teologjik të Jezuitëve, dega e Universitetit Papnoe Gregoriana në Romë(199t-2001). Në vitin 2001 është shuguruar meshtar.

Ka shërbyer sekretar i Imzot Mark Sopit(2001-20ë2), vikar i Famullisë së Novosellës (2002-2007), redaktor i Revistës “Drita” (2007-2008).
Studimet postdiplomike i ka kryer në Romë(2008-2011). Gjatë viteve 2011-2016 ka qenë sekretar i Ipeshkvit imzot Dodë Gjergji.

Nga viti 2011 ka qenë zëdhënës i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, nga 2014 drejtor i SHB”DRITA” dhe kryeredaktor i revistës “Drita”, e cila momentalisht botohet vetëm në platformën online www.drita.info.

Që nga viti 2014 është ligjërues në Shkollën Katekistike Dioqezane në Prishtinë.
Më 2016 është emëruar famullitar i Prishtiës dhe dekan i Dekanatit të Prishtinës.

Që nga koha studentore merret me shkrime autoriale dhe përkthime që i ka botuar në revista të ndryshme.Interesimet e tij krijuese janë përqëndruar kryesisht në fushën e teologjisë, filozofisë, shkencave shoqërore dhe letërsisë.

Ka përkthyer dokumentin e Sekrtariatit për jo të krishterët. “Shpresa që është në ju, Pasqyrë e shkurtër e fesë katolike”, Drita, 2006.
Është editor i “Stublla-Monografi”, botim i Zyrës Famullitare të Shën Jozefit-Stubëll, 2005.

“Narrativë e identitetit shpirtëror të shqiptarëve”, që është libri i tij i parë autorial, (2021).(Shënimet biografike janë të autorit)

3. Kultura e krishterë-Dromca identitare
————————————————————–
Drita, 2021, fq. 222
——————————–

Në librin që.po ju paraqesim është me rëndësi të theksojmë që në fillim se autori, Fatmir Koliqi, ka trajtuar me kompetencë një varg temash, fenomenesh dhe problemes trashedentale dhe shoqërore duke nisur me shkrimin emblemë: QYTETËRIMI I KRYQIT, për të vazhduar më pas me njësitë e tjera shkrimore siç janë:

– Feja e vërtetë është kultura,
– Ungjillizuesi i shqiptarëve,
– Krishterimi-Philosifia vera,
– Shenjtërit e Ulpianës,
– Dalmati që ia dhuroi Biblën Europës,
– Mjeshtri i kulturës europuane,
– Binomi “Fe&Arsye-paradigmë e shpirtit europian,
– Ditëlindja e gjuhës shqipe,
– KONGRESI I ALFABETIT: një kuvend profetik,
– Gruaja e Tejkohshme,
– Nënë Tereza – grua e fesë së madhe,
– Si ta zgjedh liderin e Qytetit,
– Mikpritje dhe dialog,
– Faktori “D” i gazetarisë
– Një stil i krishterë për ta banuar botën digjitale,
– Aborti: plagë për ndërgjegjen,
– Shkenca e vërtetë të çon në takim me Zotin,
– Krijimi nuk është magji – Papa Françesku dhe Big Bang,
– CARPE DIEM – Vlerësimi i kohës dhe përdorimi i saj,
– Përvoja e shtegtimit në takim me të Vërtetën,
– Zoti vjen për ta ngrohur planetin tonë,
– Pa dhe besoi,
– Ju jeni Drita e botës.

Librit në fjalë i paraprin një Parathënie(fq.9-11), mjaft përmbajtësore, që është shkruat nga Imzot Zef Gashi dhe Hyrja (fq.13-15), shkruar nga vetë autori. Ç’është e vërteta, edhe Parathënia edhe Hyrja janë një Vade mecum për të kuptuar më lehtë problematikat dhe fenomenet, të cilat i ka trajtuar autori përmes një stili origjinal, të moderuar, që “herë duket se është i moderuar dhe i rrjedhshëm, herë therrës dhe i drejtpërdrejtë e njëkohësisht i mbështjellë me mister, që nuk zbulohet i tëri, por gjithmonë e le kexuesin të nënkuptojë e të reflektojë, i hap shtigje të reja dhe e dërgon tek burimi pa ia imponuar mendimin, por me finesë të jashtëzakonshme dhe butësisht çel pistat që e orienton lexuesin natyrshëm në atë drejtim” (Parathënie, fq.10).

Në të vërtetë është një stil që autori e ka gërshëtuar me klasiken dhe me modenen dhe në këtë raport ndërthuret mendimi dhe shkrimet e tij që janë përfshirë brenda kopertinave të librit në fjalë, me qëllim për ta bërë të sotme pasurinë e mendimit të paraardhësve të tij, mendimin që e ka formësuar shpirtin e popullit tonë ndër shekuj, që pa hezitim bën pjesë dinjitetshëm në mendimin europian të cilit i përkasim dhe ne (vep. e cit, fq. 10-11).

Duke i lexuar dhe analizuar shkrimet e librit në fjalë mund të themi lirisht se ky libër, i rrallë në mjedisin tonë kulturor, të këshillon, të orienton, të aftëson për ta kuptuar më mirë jetën, filozofinë, Biblën në përgjithësi dhe kulturën e krishterë në veçanti. Për më tepër, në këtë libër hasim edhe në shumë pyetje interesante, por edhe në përgjigje filozofike, të cilat i jep autori. Kështu, p.sh. aty hasim edhe në pyetjen: ÇKA ËSHTË KOHA?

Kjo pyetje, shkruan autori, është shumë tunduese për njeriun, sepse ajo të tërheq në vazhdimësi për të përsiatur fuqinë e saj metafizike. Dhe një ndër ata që e ka ngacmuar për së tepërmi koncepti kohë, ka qenë edhe Shën Augustini, filozof, shkrimtar dhe teolog i madh në shek. IV, i cili në “Rrëfimet” e tij ka thelluar mendimin me shumë pyetje në lidhje me kohën, duke e parashtruar atë me një theks të veçantë në raport me krijimin dhe amshimin, përkatësisht me Hyjin.

Shën Augustini, i nxitur nga dijetarë të tjerë, pyet: A ka pasur kohë para krijimit? Duke i shkoqitur dy konceptet filozofike-teologjike: kohë dhe amshim, Shën Augustini arrin te përfunfimi se koha është kategori e krijimit, ajo ka filluar të ekzistojë atëherë kur Zoti ka krijuar gjithësinë me fjalët “Le të bëhet”. Dhe nga çasti i krijimit, e ekzistuara ka filluar të jetojë në kategoritë e veçanta që janë e veçanta e botës së krijuar (Vep. e cit. fq. 192-193 ).

Në fund të shkrimit: Carpe diem-Vlerësimi i kohës dhe përdorimi i saj, autori konstaton, citojmë: “Koha dhe amshimi takohen, pajtohen dhe përmbushen në Personin e Jezu Krishtit, Zot e Njeri, dhe vetëm në Personin e Tij e gjejmë kuptimin e kohës dhe na zbulohet misteri i amshimit” (Vep.e cit. fq. 195).

Shumë interesante janë persiatjet dhe meditimet e autort për Dritën, te shkrimi: JU JENI DRITA E BOTËS (fq. 217-222).

Duke përsiatur dhe duke shkruar për dritën, autori thekson me të drejtë se drita ëshë simbol i të vërtetës. Në kontekst ne këtë, autori i referohet tekstit të Binlës ku thuhet: “Hyji tha: Le të bëhet drita!Dhe drita u bë…” (Zan 1,3). Pransaj s’është e çuditshme që edhe Psalmistim qysh moti ka thurë këngën e vet duke e parë tek drita Krijuesin: “Zoti është drita ime dhe shëlbimi im” (Ps 27), ndërsa Gjoni duke i përjetuar dhe prekur në shpirt të rrrahurat e kësah Drite, klith: “Hyji është Dritë” (Gjn, 1,5). Dhe Jezusi, sipas autorit, e zgjat këtë prekje dhe këtë përjetim hyjnor dhe ia dhuron njeriut, e lidh me origjinën e tij duke e bërë kështu pjesë të Dritës, botës të saj, dhurues dhe promovues të saj: “Ju jeni drita e botës” (Vep. e cit. fq. 218).

Libri i Koliqit ka një gamë të gjerë temash për krishterimin si filizofi jete, për shenjtërit e krishterimit me origjinë ilire, për Shën Palin ungjillizues i ilirëve (shqiptarëve), për Shën Jeronimun dalmat që i ka dhuruar Europës Biblën (Vulgatën), që është përkthyer në shqip nga Dom. Simon Filipaj, për Benediktin, pajtorin e Europës, për paradigmën shpirtërore Atme e Fe etj.

Me shumë përkushtim dhe kompetencë siç vërehet në libër, autori ka trajtuar edhe temat kombëtare, ka shkruar aty me shumë elegancë për ditëlindjen e Alfabetit, si një nga ngjarjet më madhore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për Nënën Tereze, për fenë, për shkencën, për abortin, për kohën dhe raportin tonë me kohën e re, etj. Kështu siç shihet, prandaj, libri ka një shtrirje të gjerë dhe si i tillën hap horizonte të reja fetare, filozofike dhe kulturore duke e lidhë kështu, siç thotë Ndue Ukaj, me paradigmën aristoteliane se njeriu prej natyrës përherë aspiron kartësitë.

4. Në përmbyllje
————————–
Libri: Kulturë e krishterë, siç e thamë diku më lart, ka vlera shumështresore, është libër që të këshillon, që të ndihmon për t’u lartësuar, është libër që sfidon të kundërtën, është libër që të aftëson më mirë jetën, filozofinë, Biblën dhe kulturën e krishterë. Prandaj, jo rastësisht, autori për moto dhe aspirim ka marrë një mendim brilant filozofiko-teologjik të Joseph Ratzinger-it -Bendikti XVI.

Shi për shkak të këtyre vlerave shumështresore libri në fjalë lexohet ne një frymë.