Mjaftë më sundimtarët që Kosovën e shëndrruan në pronë private

0
94
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Për 20 vite kishim në pushtet një grup sundimtarësh, të cilët Kosovën e shëndrruan në pronë private. Kështu e mbajtën në kontinuitet deri më zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar kur më votën plebishitare zbritën nga froni. Zbritën nga froni ata që instaluan krim të organizuar, korrupcion, nepotizëm, klinetelizem, pastrim parash… Zgjedhjet e pas luftës vetëm në mënyrë sipërfaqësore dukeshin të lira dhe demokratike, së patëm vjedhje industriale. Ata që i kritikun për punën e keqe të tyre, u kërcënuan madje edhe fizikisht…

Partitë kryesore në pushtet ishin parti të korruptuara. Pritjët e qytetarëve së do të bëhët mirë, dërguan në skepticizëm, në grumbullim të problemeve në vend të zgjedhjës së tyre, në varfëri, izolim të Kosovës, dhe në pa punësim enorm.Qytetarët më të drejtë kan pritur shumë më shumë pas përfundit të luftës. Kanë pritur zhvillim të gjerave pozitive e jo të kaq shumë negativiteteve shoqërore dhe politike. Reformat nuk u zbatuan, duke i bërë qytetarët e brengosur për fatin e tyre. Kosova u ngarkua edhe më shumë me organe jo funksionale të gjyqësorit të kontrolluara nga politika.

Në luftën kunder krimit të organizuar patëm më shumë dështime së sa suksese. Nuk u arrestuan ata që për përfitime përsonale, e sollën gjendjën e keqe politike dhe ate ekonimike në vend! Nuk patëm gjatë këtyre vitëve vizion dhe koncepte zhvillimore të mira për vendin. Krimi i organizuar dhe korrupcioni janë infiltruar edhe në organët e pushtetit, që po e vështirëson punën e pushtetit të ri. Kur krimi strukturohet për një kohë të gjatë, shumë veshtirë është edhe të çrrënjosët. Njerzëve të pushtetit të vjetër u mungojë kohezioni politike, vizioni dhe vullneti për të punuar mirë për shtetin e ri të Kosovës.

Sikur e gjithë kjo mos të ishte e mjaftueshme. Shumë nga protagonistët e politikës vendin e shtyn drejtë zhbërjës gjatë maratonës të bisedimeve politike më Serbinë! Me shumë i kushtuan kujdes ideologjive politike së sa çështjës madhore nacionale! E mbajtën Kosovën të izoluar më veprimet e tyre nga bota demokratike sikur të ishim në mesjetë!

Duke provokuar largimet masovike nga vendi, provokuan ekzistimin e shtetit dhe identitetin nacional. Kosovës nuk i duheshin pas luftës pushtetet e konflikteve politike, por pushtetet e unitetit. Me pushtein e ri është bërë kthesë e re politike, që qytetarët po e shohin më pozitivitet. Njerëzit përfundimisht po i shprehin liritë e tyre qytetare, po e shohin përpektivën e tyre zhvillimore drejtë Evropës së Bashkuar…