R E C I T A L . I . Ç A M I T

0
238
Arvanitas

R E C I T A L . I . Ç A M I T

U flas nga ky shkëmb me gjoks të çarë
Çamëria nuk e humb shpirtin e as gjakun
as të sotmen në shkuarje dhe në ardhje
kjo tokë gjysmë prush dhe gjysmë flakë
është Çamëria, Shqipëria deri në Prevezë
Në Çamëri nuk ka vetëm kroje uji e det
as vetëm male vetëtimash e bubullimash
Çamëria ka histori të Trojës e me Trojën
bijë Çamërie qenë Odiseu, Akili e Pirro.
Dora Epirit për mija vjet armiqtë i luftoi
Po sot në Çamëri kemi një dielli të zënë.
Forca Çamërisë është, sa është Shqipëri,
sa është Dardani, Mollë e kuqe e Iliridë
Atdhe, nga nëna çame u lind Zeusi ynë
Nëna çame e lindi e i dha sisë Eleuterit
Nëna çame e lindi dhe Pirron e historisë
Vëllëzër, në Greqi Çamërinë po e vrasin
në Çamëri, nuk ka asnjë shkollë shqipe
gjuha dhe flamuri atje janë të burgosur
Tre Drina, rrjedhin nëpër tokë t’atdheut
Të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm
Tre Drinat, flasin me pasaportë mes veti
Tre Drinat, i thërrasin ndërgjegjes sonë,
Çamë, Çamëria s’lypet! Çamëria merret!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021