HOJDODOLJA *

0
92
Kalosh Çeliku

NGA  KALOSH ҪELIKJU

Patriotët e rrejshëm, që veten e kanë shitur shumë lirë në Qeveri: një vend pune, një banesë, një post politik në ministri, një anëtarë jurie i partive politike, një Çmim Republikan, imam në xhami… Mirë, do të ishte sot ta ulin pak zërin “kryengritës”! I dimë: me  emëra e mbiemëra në në ballë si misionarë nëpër botë e hoxhallarë – “analistë” me këmbët dhe trutë në legen. Ndonjëri me çallmë turku edhe nëpër male, herë pas here duke u paraqitur në Fecebook me shokë si “komandant” lufte i popullit shqiptar. Përçudi, edhe atë: kur më mes të ditës, gati përditë vriten komnadantë të UÇK -ës, e atij nuk i hynë asnjë ferrë në këmbë në këtë shtet “demokratik”?!

Përmekeq, merren me delet e Bariut maleve! Aspak me xhematin në xhami. Protestat e tyre “paqësore” me flamuj turko – arab e “Allahu Akbar” në mes të Shkupit. Thirrjet për “pranvera arabe” nëpër “Bit-Pazar”, përpara këmbëve të Kalit të Skënderbeut. Përcjelljen e shqiptarëve “shehitë” në Shtetet Arabe. Flamurin e cilit shtet, ende valojnë në minare. Në cilën gjuhë i luten “Allahut”, në xhami – minare?!.

Vërtetë, veprimet e tyre “patriotike”, nuk i ka analizuar asnjë parti politike, por megjithatë i ka vuajtur dhe ndjek hap pas hapi populli shqiptar. Edhe, i ka në pasqyrë me dëshmi historike, vite e vite në pëllëmbë të dorës. Plot gojën, Sot ju them: ku ka besë në politikë?! Aqmëkeq, Grua me  të meta fizike shqiptare të partive polirike me “Din e Imam”, parti politike me “besë”?! Ose, përmëkeq “Reforma politike” brenda partiake?!

Pamarrëparasysh, qoftë në Partinë e parë politike shqiptare, që në fillim ishte një Lëvizje Shqiptare plotë yllkuqa komunistë e kunguj Stambolli, e më vonë me pjellat e saj partizanë pas porte si “revolucionarë”?! Imzot, deri kur do ta rreni veten dhe popullin shiptar me këto budallaki politike?! I kënaqi shqiptarët, Partia e parë politike për ndryshime demokratike (1990), dhe tashti, u ka mbetur radha ta provojnë veten në “politikën madhore” edhe këto Xhaditë e tyre “beqaresha” me lyrekët në gji duke na i lënë natën kopilat pas dere te pragu i Shtëpisë.

Frika është Nesër, se: me këto parti politike në pushtet dhe opozitare: një Xhadi e Boshko Buhës dhe një Shqiponjë besnike “do groba” (deri në varr) e Taçi Vojvodës, nuk mund të presim ndryshime politike. Përveç, fuqizime dhe “fitore” të partive politike në pushtet: Njërës që pret kthetrat e shqiptarëve dhe Tjetrës integruese edhe në këto zgjedhje të parakohshme.

Sot për sot, Unë barti veprat e dëshmuara politike në sipërfaqe, bagazhin e tyre mbi shpinë. Punë tjetër është ajo se, ju mund të keni “vepra” patriotike nën qilima me këmbë gaforrje, në fund të hurdhës. Ndonjëri, i përmbytur edhe me dy gishta përpjetë mbi sipërfaqe të ujit për ndihmë. I mbytyri sipas ligjeve të Natyrës, vetëm dy herë delë mbi sipërfaqe të ujit. Herën e tretë, mund ta gjeni të mbytur në fund të hurdhës.

Edhe, ju pyes publikisht në këtë Libër për Nesër: Çka keni shitur ju si politikanë nga pasuria trashëgimtare e patundshme familjare (Babait), në dobi të popullit shqiptar: Arat… Livadhet… Pyllin… Apo, trurin?! Shembull, ende i gjallë: i keni Vëllezërit Frashëri. E shkrinë gjithë pasurinë për Shqipëri. Dëshmi, që nuk mund t’i fshi dot asnjë stuhi. Dëborë madhe. E di, në politikë hytë siç thotë Ali Asllani i Madh: pa brekë, e dolët me pasuri marramendëse, që milionerë ju gjeti darka:

……………………………………………………………………..
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
………………………………………………………………………….
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Vështirë e keni sot të na bindëni, mashtroni popullin shqiptar me të njëtat veprime politike “patriotike”, kur gati të gjithë jeni pjellë e një Partie Politike Shqiptare. Mëketet e së cilës edhe sot e kësaj dite, nuk mund t’i heqim qafe. Njëzet vjet me radhë zvarriteni në politikën shiptare. Vetëm postet dhe partitë politike i keni ndërruar gjatë këtyre viteve. Ndonjëri duke themeluar edhe parti të reja politike.

Mëkot i ndërroni ngjyrat e flamujve partiak, veprimet politike. Kohën e fundit visheni edhe me flamurin kombëtar kuqezi, gjuhë shqipe… “Besë”… Vëretë, më vjen keq për ju si kalorës të arratisur, por hë pët hë ju jeni një bërllok i pashoq shqiptar. Edhe, siç thotë Fishta i madh në poezi, ju ende nuk jeni të aftë  si politikanë shqiptar: “nji tyran s’po e gjeni dot nën kambë t`cillit ju me u shtrue”

Fatkeqësi e madhe shqiptare është, se: Ende deri më sot nuk doli një Parti Politike Shqiptare?! Lëvizje e Re Politike Shqiptare pa viçat e palëpi nga Lopa e Larme në ballë me vulë të Dexhallit dhe trumbeta, këmbekrye në grazhd të Lopës Larme. Gjithmonë, në skenën poilitike shqiptare, po na dalin pjellat e tyre parakohe trusakate: viçat e palëpi melezë të Lopëve pa tambël, që i ka thithë mes livadheve Bolla me flokë.

O Imzot. Koha është sot, Shterrja e Katundit të pjellë një viç me brinja! Herdhet, na si vorba t’i zvarriten pas në mes të këmbëve livadheve. Anembanë t’i bie Shkupit. Matanë Urës Gurit, para këmbëve të Aleksandrit Madh, t’i flladisë rraçet. Punë tjetër është ajo, se: Dhelpëra dinake, a do ti shkojë përmbrapa, mos i bien udhës. Luanët i ka tek këmbët e kalit “Bukefalë”.

Mjaftë më me viçat e palëpi të tredhur në grazhd, të cilët posa e shohin thikën para syve, e shtrijnë vetë qafën te Kasapi i Njerkës…

Edhe, “analistët” tanë politik me këmbët dhe trutë në legen, nateditë merren me hebet e “Kalit Shemës” pa samarë dhe shalë mbi shpinë. Kalemxhinjtë e arratisur nëpër mjetet e varura e të “pavarura” të informacionit dhe “vëllazërim-bashkimit”, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën, moti kohë që nga Lufta e 2001 -shit në mjetet e informacionit dalin me shkrimet e tyre publicistike: “Pse heshtin intelektualët”. Nuk i përmendin emrat e politikanëve me emër e mbiemër”. “Analistë politik”, që nuk shohin më larg përtej dritareve në Lëmë, përveçëse strofullës tyre partiake. Ose, janë rrufjanë të partive politike në pushtet e opozitë.

Aspak, nuk e pyesin veten si “analistë politik” me këmbët dhe trutë në legen, se: intelektualët nuk merren me individë, por me fenomene shoqërie të një Shteti “demokratik”. Edhe, dudumët shkrimet dhe debatet e tyre para kamerave televizive i përfundojnë plot guxim, me: “askushi”, nuk u merrka me “heshtjen” para syve të partive politike?! Fenomen i çuditshëm shqiptar?! Shkaku, se: Grazhdin, moti ua kanë mbushur “vëllezërit” e Njerkës me kashtë në vend të barit njomë të Livadhit, rrëzë Sharrit Plak. “Kalit të Shemës”, përpiqen si t’i vënë mbi shpinë samarë dhe shalë! E, ai i shkreti plasi me një torbë taxhi përqafe duke pëllitur me të katra livadheve për samarë! Nuk e do shalën. Hebet e tij me dardha të qullta t’i nxjerri në treg, “Bit – Pazar”.

Hoxhallarët e rrejshëm, merren edhe me delet e nënkryeme të Bariut maleve?! Punemadhe, a janë ato “dele” të Bariut, apo të vëllait të tij si bari i deleve në stane, mbi Drenovë. Problemi kryesor, “politik”: mirë,  është të merren me “dhentë” e nënkryeme shterpa të Bariut fushës, që i ka lëshuar “sallmadi” të kullosin mes parqeve nëpër Çarshi të Shkupit, apo rrëzë Sharrit Plak. Ose, livadheve. Edhe, nga kush: rrugaçët politik “kuqezi” me lecka turko-arabe në kokë, në vend të Kryengritjes të Dervish Carës (1844), kësulës bardhë të Bajram Currit?! Dudumët, që deri dje i bënin “temena” dhe i luteshin përpara këmbëve si imam, “Kryehoxhë” Zajazi. Emërojë me poste politike në Qeveri, imamë në ndonjë xhami me flamurin turko-arab në minare.

Ndonjëri, edhe nateditë trumbetonte para kamerave televizive, se, e kishte “mik”, kur i dha post politik për “flijime artistike” në Instutucionin shtetëror gjysmagjel mbi gardhin e “përbashkët” me  vite komunist e neokomunist. “Politikë madhore” të bëjë me “bardaket” e çajit rusit nëpër çajtore deri në mëgjes, krah për krahu me “vëllezërit” e Njerkës. E, kur “vëllezërit” zgjoheshin herët nga gjumi, “muslimani” ynë gjithë ditën e gjatë ia fuste gjumë për shtatë palë qejfe deri në darkë. Përderisa, “vëllezërit” e Njerkës:  i madh e i vogël e pushtonin Çarshinë e Shkupit, Dudumi ynë me “Din e Iman” gërhiste në gjumë për “liri fetare”. “Pranverë arabe”.

“Probatimat” e Shtetit të “përbashkët”, përveç përmendoreve antike e “nacionale kombëtare historike” me luaj e mëzetër grazhdi të tredhur, sot u ndërtojnë shqiptarëve edhe xhami në mesin e parqeve. Gjelbërimit, duke  i prerë pemët. Vetëmse, jo edhe shkolla shqipe. Gjelbërimin, përditë na e mbysin me beton e hedhurina. Arsye e vetme, se: nuk paskan xhami “muslimanët” ku t’i luten Zotit?! Rrugët e “Bit – Pazarit” i kanë shndërruar në Shtëpi të Zotit. Fatkeqësisht, ende jo në Xhami Shqiptare.

Kutadimë ne, ndoshta edhe bëjnë “propagandë turistike”?! Turistë, anembanë Botës, urdhëroni, dhe i  shihni vetë me sy “terroristët” shqiptar, sesi: lind edhe një shtet i ri “musliman” në zemër të Ballkanit! Ose, t’i tregojnë botës përparimtare para syve me “Allahu Ekber”: nuk na besoni si popull “demokratik musliman”, por ecni e i shihni sokaqeve të Shkupit, se: me çfarë “indiancësh” ne jetojmë në një Shtet të “përbashkët”!

Turr, turistët nga të katër anët e botës grupe – grupe për “eskurzione turistike”, në Shkup: Kur, ne shqiptarëve na i janë ndaluar edhe daljet nëpër restorante dhe kufinjve jashtë shtetitt për pushime?! Para derdhin me thasë për lindjen e një Shteti të Ri “musliman” në Ballkan. Kauboji i Shkupit me shokë i fërkon duart, kur delë me familje për “çebapë” (qofte) te “Destani”, në Çarshi. “Shpëtimtari” historik i puth shqiptarët para kamerave televizive në të dyja faqet, në Kumanovë. Politkanët tanë shqiptarë, përderisa mbesin duke u turrur pas herdheve të dashit, e ndjekin përmbrapa Ogiçin brirëpërdredhur rreth veshëve, që ende nuk i kanë rënë herdhet rrugës. Edhe pse, dhelpëra dinake e ndjek hap pas hapi me shpresë, se: do t’i bien një ditë pas ndonjë gardhi si dy dardha turke, papritmas në mes të Livadhit.

Barkun ta rrokësh me dorë nga gazi, mos të pëlcasë mes kësaj vape të madhe para këmbëve të Olimbisë te Ura e Gurit, që të rri mbi kokë si saç me shpuzë. Partizanët teknefesë shqiptar, që deri dje u shpërblyen për merita partiake me poste Qeveritare. Emërime si ministra, zv/ ministra, zv/drejtorë, ambasadorë nëpër botë, redaktorë nëpër redakasi e imamë të xhamive, sot, gurë e dru hudhin mbi Bariun e deleve. E, asnjë guralec mbi veten si “politikanë e analistë politik” me poste partiake. Shkaku, dihet si gjithmonë, këmbëkryq janë ulur në sofër: rroken fytas për taxhinë Qeveritare, që ua ka hedhur për “flijime artistike” Nëna Parti në grazhd, mu si ato Dy dhitë kryeneqe mbi vig të lumit te Abetarja dhe Libri Këndimit.

Kryneqet e lagura qull në lumë, kur dalin në breg të teren nga uji, dhe me të katra ikin të rreziten në ndonjë mullar me barë të thatë pas Shtëpie. Balluket e ballit, patjetër sot Bariu duhet t’i përzë nga Kopeja e deleve si dele të zeza. Edhe, nuk duhet t’u ndërtojë nga një vathë në çdo mëhallë. Tashti, kohën e fundit si “muslimane” me ferexhenë hedhur krahëve, përmes “Bit-Pazarit” të kërkojnë haptas grazhde Lope të ketë edhe secila Lëmë?!

Dudumët, dikur i dalldisë taxhia e Nënës Parti, tërbohen dhe turr me të katra përmbrapa t’i shkojnë bombahedhësit partizan Boshko Buha si “Shpëtimtar” i shqiptarëve”, në Kumanovë: në “Lagjen e trimave”, e rrokin pëqafe si vëlla lufte për Liri. E pritën me duartrokitje frenetike. Partizani, Boshko Buha i sotshëm me disa partizanë të arratisur shqiptar, u premtoi se përpara kamerave televizive, nesër do t’i hudhë përmes mjeteve të informacionit edhe bombat e rastit “Monstra” te Liqeni, në Shkup. Rastin e “terroristëve” të Kumanovës, do ta zbardhë me një gjykim ndërkombëtar?! Kutadish, ndoshta edhe do t’u ndërtojë xhami me katër minare për çdo shtëpi në mes të lëmës, në vend të shkollave shqipe?!

Populli shqiptar, e ka një thënje antoligjike historike: Prit me muaj, e prit me vjet: pushka e Lilës s’po kërset. Edhe “bombat” politike të “Shpëtimtarit” Shqiptarëve (Boshko Buhës partizan), ende deri më sot nuk u hodhën para kamerave televizive në dobi të shqiptarëve. Bashkëluftarët e tij besnik, t’i presin si fishekzjarre komuniste të “vëllazërim – bashkimit”, në prag të festave Vitit Ri. Ose, u hudhën nga instikami i dikurshëm komunist, u flukën me qëllim vetëm për të ardhë jo natyrshëm, por me dhunë në pushtet. Ndonjëra, “madhështorja” edhe me prapavijë politike komuniste për t’i përçarë shqiptarët. Mëkot, dudumët i prisnin të hudhen “bombat” e premtuara politike të “Shpëtimtarit”, në “Bit-Pazar”. Shkupi, të dridhet fortë si dikur nga Kryengritja e Dervish Carës.

Ose, nga tërmeti katastroofal (1963), nga eksplodimi historik i shekullit natyror, se ja: më në fund erdhi “Shpëtimtari profet” i shqiparëve. Sheshi “Makedonija” të mbushet plotë shqiptarë me yje të kuq në ballë e flamuj të “vëllazërim-bashkimit”. Simbolin e prijësit “legjendar” të shqiptarëve në jakë të setres, përpara këmbëve të Aleksandrit Madh të rroken si “vëllezër” qafë për qafe për “fitore” duke ëndërruar se janë përpara këmbëve të Kalit Skënderbeut, e ata janë në realitet para Kalit bardh “legjendar” të shokut Tito, që i kënduan nateditë me çifteli.

Sançopançot shqiptar, para kohe turren me të katra pas posteve në Qeverinë e nesërme të “Shpëtimtarit” të vonuar Boshko Buha. Këmbekokë të përfundojnë në grazhd të “Kalit Shemës”, pas porte. Ndryshimi strategjik i luftës heroike: Fitorja “artistike” luftarake mes faqeve të Historisë Shqiptare. Tragjedia e kësaj radhe: përfunduan heroikisht si “dëshmorë” lufte, jo në grazhdin e “Kalit të Rexhës”, po në grazhdin e “Kalit Shemës” pas porte.

Kulminacioni i luftës “strategjike” të shokëve të Boshko Buhës: Bythekrye i varrosëm si dëshmorë në instikamin historik shqiptar. “Bombat” politike të “Shpëtimtarit” shqiptarëve, ende pa i hudhë para kamerave televizive,  i pëlcitën në dorë. Moti kohë e kam thënë këtë parashikim për Ditën e Nesërme në një shkrim timin publicistik: “Bombat” politike, “Shpëtimtarit” i pëlcitën në dorë. Punë tjetër është ajo, se: “Shpëtimtari” nuk e di gjuhën shqipe. Zakonet dhe traditën e këtij populli me të cilin jeton nëpër shekuj. Përmëkeq, nuk do edhe t’i mësojë një ditë?! Nuk e ka ndërmend si “vëlla” Njerke, as edhe t’i zyrtarizojë Nesër si kushte elementare bashkëjetese në Shtetin e “përbashkët” pa emër. Frika se, po të donte “vëllazërim-bashkim”, moti këto “marrëveshje politike” mes të dyja palëve si popull shumicë në këtë Shtet të “përbashkët demokratik”, do t’i kishte realizuar si “vëlla” me të cilët jeton së bashku në një Shtëpi. Nuk do t’i ndante me “vëllain” e Babait lugët dhe enët, por livadhet, arat pyjet dhe Shtëpinë.

Problemi, ende nuk është në mesin e shqiptarëve, por te “vëllezërit” e Njerkës. “Armikun” shekullor, “vëllezërit” gjithë jetën e kërkojnë te shqiptarët. Merreni me mend, populli që i mbanë gjallë ende në histori, si kopila të Njerkës. Partizanët e tij të arratisur, ende nuk dinë shqip, por me vështirësi e përtypin gjuhën shqipe, edhe atë: vetëm për vende pune. Tregu me shumicë dhe pakicë, i ka çmimet e veta të zarzavateve në “Bit – Pazar”. Vështirë është sot, shqiptarëve t’u shitet malli i kalbur me afate të skaduara përdorimi, si mall i freskët që posa ka dalë në treg nga fushat pjellore politike.

Mallin e kalbur, moti e kemi nxjerrë ta shesim në “Bit-Pazar”, por jo për t’ia shitur popullit shqiptar. Tekefundit, as edhe armikut shekullor. Urdhëroni, “vëllezër” të Njerkës: kunguj Stambolli, dardha turke, kastraveca partizanë me yje të kuq në ballë e pa yje… me shumicë e pakicë, i keni edhe përpak kohë, sot shumë lirë shiten në treg!..

Ditën e sotshme historike, posa i nxorrëm në “Bit-Pazar” edhe hebet e “Kalit të Shemës”. Përplot janë të mbushura me dardha të qullta gorrice. Njëra hebe është e mbushur edhe me kultura të tjera bujqësore: Kunguj Stambolli, dardha turke, kastraveca, patate, speca djegës… Tjetra, me “patriotë” kuqezi. Kësaj radhe, na mungojnë spiunët shqiptar. Nuk i kemi nxjerrë në treg ende për shitje. Shaku, se: nuk i shesim lirë në “Bit – Pazar”. Hë për hë, sot kanë çmim shumë të lartë politik. Në propogandën ekonomike televizive, i thonë, “publicitet”: Veprimtari e fushave pjellore të këtyre anëve shkëmbore, rrëzë Sharrit Plak.

Fjalën e merr i pari i “profesionit”, eksperti i Koperativës të kulturave bujqësore: Malli ynë ekonomik, të cilin sot e nxjerrim në treg, është “hallall”. Kualitetin e këtij malli e kanë vërtetuar edhe profesionistë shkencor më eminentë nga vendi e mbarë bota. Jo, rastësisht, sot ky mall reklamohet me të madhe në Tregun e “Bit-Pazarit”, i ka fituar si vlerë “artistike” edhe disa çmime ekonomike  ndërkombëtare.

Reklamë të hatashme propagantistike për herdhet e “Kalit të Shemës” bënë edhe Mushka e Kumanovës. Emrin nuk ia përrmend për shkeqe aristokrocaie (bejlere). E di, do të më hidhërohet “analisti” politik me këmbët dhe trutë në legen. Nuk i kam faj, samarin e “Kalit Shemës” e ka vetë mbi shpinë. Lexuesi shqiptar e di se, kush është ky “patriot” i shëtitur me vite si “analist” politik gati nëpër të gjitha redaksitë e “vëllazërim-bashkimit” dhe partitë politike shqiptare. Radha i erdhi edhe Lolo Turkut në Ministrinë e kulturave bujqësore të zarzavateve Kopështit, t’i dalë në krah zot kalorësit të arratisur livdheve: lëvdojë “herdhet e Kalit” Shemës” si risi Koperative të prodhimeve “standarde” ekonimike me licencë evropiane.

Në fund, fjalën e merr edhe vetë “Kali i Shemës”: Ekspert i Kulturës bujqësore në fushat pjellore të “vëllazërim-bashkimit”. Jo, me dorëheqje morale nga posti politik: Mallin të cilin Unë e përurova sot para kamerave televizive, nesër do ta pushtojë gjithë tregun e “Bit-Pazarit” të Shkupit. Duartroktije, frenetike!

Ngutuni vëllezër shqiptar, se dardhat e qullta gorrice te “Përroni i Thanës”, u shitën brenda një ore! Përçudi, ende na kanë mbetur pa shitur vetëm edhe herdhet e “Kalit të Shemës”?!…

       Koha është Sot, shqiptarët të pushojnë me hapjen e Universiteve të partive politike shqiptare edhe nëpër katunde. Dje, nuk jemi, Sot. Mesiguri, nuk do të jemi as Nesër. Moti kohë është dashur ta hapim Universitetin Shqiptar, në Shkup. Edhe sot, nuk është vonë si ide historike me parashikime për Ditën e Nesërme. Populli shqiptar thotë: më mirë vonë, se hiç.

Punë tjetër, është ajo, se: Çka rrokullisin “vëllezërit” e Njerkës në kokë për t’i vënë edhe në Ditën e sotshme në shërbim të tyre arsimin dhe kulturën shqiptare si propagandë politike të “vëllazërim-bashkimit”. Merreni me mend: aq shumë që na kanë dashur si “vëllezër”, saqë dy hapa më larg Shtëpisë na e kanë bërë gropën e mbuluar me gjethe. Gropë, në të cilën një ditë do të bien vetë si “vëllezër” të Njerkës. Një gjë patjetër, duhet ta kenë të qartë “vëllezërit” e Njerkës: Nuk jemi Sot, ato edhat e xha Balit, Ujku kur u troket te porta. Këmbën ua rrëfen për dritare të lyer me miell.

Arsimi dhe kultura shqiptare me shekuj ka ecur dhiareve. Herë pas here edhe nëpër zjarr. Gati të gjithë e dimë, sesi kemi ecur nëpër pusi dhe sa plumba ende i kemi në trup. Shembull akoma i freskët: Univrersiteti i Tetovës. “Foshnja e vdekur, e lindur para kohe”, sipas Dhëndrrit “shqiptar”. Mosnënshkrimi i një Partie Politike Shqiptare në fletëthemelim, edhe pse vetë ishte iniciatore e themelimit të Universitetit të Tetovës. E shiti Universitetin e Tetovës me themelimin e Univeristetit të Evropës Juglindore për pazare politike. Njësoj, siç e shiti pak më herët Nëna e saj Parti për Fakultetin Pedagogjik, në Shkup.

Mirë, do të thoni ju si shqiptarë, i fituam brenda një kohe disa universitete. E vërtetë, Universitete të politizuar deri në palcë, e jo vatra arsimore të shqiptarëve për Ditën e Nesërme. Vende pune partiake, hapën partitë politike shqiptare për partizanët e tyre me diploma të blera në Univeristetin e Shkupit, Qafë Thanë (Shqipëri), “Jazhincë” (kufi me Kosovën) dhe Bullgari. Prandaj, Sot është, koha: mashat shqiptare ta mbyllin gojën dhe veprimet e tyre “patriotike – historike” në dobi të arsimit dhe kulturës shqiptare, kanë marrë: FUND.

Partitë Politike Shqiptare, të pushojnë t’i emërojnë këto dudumë “shqiptar” nëpër ministri të arsimit dhe kulturës shqiptare, që “haber” nuk kanë nga profesioni në të cilin thirren si “pedagogë e artistë”, e marrin pagesa mujore në emër të popullit shqiptar. Kësaj radhe nuk do të hyjmë në shitëblerjen e “diplomave universitare”, po në punën e tyre të shenjtë për arsimin dhe kulturën shqiptare.

Hë për hë, nuk na duhet në shërbim truri i tyre “sakat” neokomunist! Shqiptarët, e dinë fare mirë sesi me sa vështirësi në sistemin komunist jugosllav, janë hapur ato shkolla shqipe, universitete shqiptare, Institucione arsimore e kulturore, që një ditë partitë politike shqiptare t’i politizojnë deri në palcë për qëllimet e tyre partiake dhe përfitime karrieriste dhe materiale familjare. Punësimin e partizanëve të tyre në Universitet, familjarëve dhe farefisit. Diplomat universitere dhe titujt shkencor, nuk i ka dhënë Universiteti, por Nëna Parti si libreza anëtarësie.

Realitet mbi sipërfaqe në rrymën e ujit, nga i cili edhe gjatë kohë nuk do të mund të çojmë krye si popull shqiptar. Mallkimi na ka zënë i gjallërimit të hapjes të shkollave të para shqipe në kohën e Ernest Koliqit. Fatkeqësisht, kur sot në Maqedoni, asnjë shkollë shqipe nuk e mbanë në ballë emrin e atij ministri të arsimit largpamës. Ministri i arsimit, që e mbuloi me mësuesë vullnetarë, Shqipërinë e “Madhe”. Përmëkeq, shkollat shqipe të kësaj ane shqiptare ende nuk i mbajnë emrat e vetaranëve të arsimit shqiptar misiomsrë: Mahmut Dumani, Nexhat Pustina, Mehmedali Hoxha etj. Histori arsimore të cilën e dimë i madh dhe i vogël. Vështirësitë e tyre nëpër hurdhat komuniste për të dalur mbi sipërfaqe të lumit. Politizimi i tyre deri në palcë, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ndryshimet demokratike në IRJ të Maqedonisë, arsimit dhe kulturës shqiptare i vunë vulë në ballë. Arsimin dhe kulturën shqiptare (themelet e një shteti, shoqërie) i morën në dorë partizanët e “vëllazëruar” të Partitve Politike “maqedonse” dhe Shqiptare. Përmes mashave shqiptare, e sakatuan edhe më zi se “vëllezërit” komunist arsimin dhe kulturën shqiptare.

Strategjia e këtyre neokomunistëve “demokratë”, prodhimi i diplomave universitare me shumicë e pakicë, në Tregun e “Bit-Pazarit”. Tituj shkencor, që bleheshin për pak para në Shkup, Prishtinë e Tiranë. Sakatimi i paparë deri më sot i planprogrameve shkollore nga kakademikë shqiptar e profesorë të dalldisur nëpër institucione të shtetit të “pëbashkët”. Emërimi i trusakatëve me porosi të partive politike shqiptare në përpilimin  listës për planprogramet dhe lekryrat shkollore. Finansimi i revistave për fëmijë me gërshërë të tollumbaxhinjëve partiak (nën nivelin artistik të “Gëzimit” dhe “Fatosit”, në kohën komuniste), duke i heshtur shumë revista kulturore letrare të udhëhequra nga emra eminentë të kulturës dhe letërsisë shqipatare, që mezi mes gërshërve të partive politike e shihnin dritën.

Tregtari i “Bit-Pazarit”, dhe “Çobani” i Sharrit Plak, nateditë çirreshin për arsimin dhe kulturën shqiptare, e në anën tjetër e goditën tinëz pamëshirë si masha shqiptare pas shpine. “Veprat e tyre artistike” me fakte të shumta policore, ende janë gjallë dhe nuk ka nevojë t’i përmendim në këtë Libër publicistik.

Aspak, nuk duhet të na befasojë, Sot: realiteti i “vëllazërim-bashkimit”. Shqiptarët, pse ende nuk kanë arsim dhe kulturë shqiptare të barabartë në të njëjtin nivel arsimor e kulruror me “vëllezërit” e Njerkës në këtë shtet të “përbashkët”?! Shembull konkret, ende i freskët: bojkotimi (për të dytën herë) i Mbrëmjeve të Pozisë Strugane nga Kryetari i Komunës të Strugës. Askushi nuk ia vëndon veshin zërit të tij të ndërgjegjes paralajmëruese. Thirrjes njerëzore për ndihmë. “Vëllazërim-bashkim” të një niveli të barabartë në Shtetin e “përbashkët”. Nesër, mos na lindin probleme politike të paparishikuara me “vëllezërit” e Njerkës.

Përgëzime, Kryetarit të Komunës Strugës! Vështirë është sot të jetosh me “vëllain” në një Shtëpi, kur ai nuk të del zot si vëlla. Arat, livadhet, pyjet dhe Shtëpinë i ka marrë për vete, e ty t’i ka lënë për “sadaka” enët dhe lugët. Nuk është në gjendje të njoh dhe respektojë gjuhën shqipe me popullatë shumicë shqiptare: Den Baba Den, në Strugë. Histori më vete kulturore, që opinioni shqiptar e di fare mirë, se: Unë, në atë Manifestim të Poezisë Strugane publikisht e kam shitur darkën për një birrë.

Përgjigjen, sot e kemi para syve: Nuk e shohim cungun, por ashklën. Vetë i kemi pri kësaj “veprimtarie patriotike”. Dhe, e kemi sjellë sot me forcat tona politike në këtë “derexhe”. Përmëkeq, e kemi veshur edhe me ferexhe të zezë. Partizanë të partive politike dhe hoxhallarë të rrejshëm na kanë pri në ballë për Liri. Fitorja e merituar, është kjo që e gëzojmë sot: “Liri” me ferexhenë hedhur krahëve. Mirë, do të ishte së paku ta kishte struken e zezë krahëve të Babait. Kësulën e bardhë të Bjram Currit në kokë. Dy koburet historike të Isë Boletinit në brez, në Londër. Po, ja nuk i ka këto armatime legjendare shqiptare. As, Penën Time me Dy tyta. E ka çallmën e Hoxhës Allahut në kokë me tri-katër shajkaça nën setre.

Fatkeqësia: Pavetëdije, ende e pyesim veten si të dalim nga kjo hurdhë politike, kur vullnetarisht si kope e dhenëve kemi kërcyer bythekrye në Hurdhë. Sot për sot, përpiqen të na nxjerrin amerikanët në breg të lumit. Ose, gjermanët.

Ditën e Nesërme, një Zot e di kush do të na nxjerrë nga hurdha e Lumit, rrënjëve të shelgjeve?!… Kutadi, Unë: Ndoshta, serbët…

  • Grua me të meta psikike