RAMA TRADHËTAR SE PO PROMOVON PAQEN – ALBINI PATRIOT SE PO SHTËRNGON NOFULLAT…

0
133
Rama - Kurti

Arben Çokaj
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Rama po synon luajtjen e politikave, që ulin tensionet në Ballkan, dhe që liberalizojnë politikën ballkanike, përmes liberalizimit të tregut. Para 8 vjetëve serbët në Beograd ishin gati të vrisnin futbollistat tanë – sot shqiptarët e serbët lëvizin lirshëm në vendet e njëri-tjetrit vetëm me kartë ID. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë nuk janë konfliktuale si më përpara, dhe pritet më 2023, që të hiqen pikat doganore dhe të kontrollit mes Shqipërisë – Serbisë e Maqedonisë. Ky është avancim ekonomik e politik për vendet e Ballkanit, që kanë qenë deri vonë zonë e nxehtë luftërash e konfliktesh të vazhdueshme. Rama po synon me heqë kufijtë mes shteteve të Ballkanit, që edhe shqiptarët – 6-7 milionë – në 5 shtete, të lëvizin e bëjnë biznes lirshëm. Por patriotat shqiptarë nuk duan me i heqë kufinjtë mes tyre, që ua vendosën të tjerët me dhunë e gjak, dhe po e akuzojnë Ramën për tradhëtar.

Albini i thotë Ramës, ose e thotë publikisht për të testuar mendjen primitive shqiptare, se duhet të bashkohemi ne shqiptarët bashkë, pastaj me tjerët, dhe kjo nënkupton bashkim Shqipëri – Kosovë. Po shqiptarët e tjerë, në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi si të bashkohen me ne?! Rama i thotë Albinit, hajt provoje, hiqe ti kufirin me Shqipërinë në Morinë, po e heqi edhe unë. I ka thënë kështu edhe Ramushit para këtij. Albini heshtë se e din se nuk e lënë, prandaj e ka këtë vetëm për konsum politik.

Duket sikur shqiptarët në ish-Jugosllavi, të dominuar nga serbët e maqedonët e sllavët, të keqtrajtuar prej tyre për dekada, nuk janë ende gati të jetojnë në paqe me ta. Edhe pse shqiptarët kanë paguar më shumë në 100 vjetët e fundit nga luftërat ballkanike, ata prapë duan konflikte me fqinjët, se nuk u ka dalë boll. Kurse Rama synon paqe mes këtyrre popujve. Se edhe në Europë janë vrarë dikur me njëri-tjetrin, Gjermania ka vrarë francezë, hollandezë, danezë e polakë etj. e tani janë në paqe e në marrëdhënie ekonomike e politike me njëri-tjetrin. Këtë vizion ka edhe Rama për Ballkanin, që luftëtarët e djeshëm të jenë partnerët e sotëm të biznesit, por janë nacionalistët e secilës palë, që duan gjak dhe kundërshtojnë.

Në një takim në Bruksel, fotografët e Albinit kapën këtë foto. Mbështetësit e Albinit e partaqitën Ramën si drogaxhi, e Albinin si ‘telektual të madh, me libra. Herë pas here, Albini i futë mbështetësit e tij të thonë për të “lideri i të gjithë shqiptarëve”, pra po i hyjnë edhe Ramës në territor. Albini i kërkon Ramës ndihmë për vaksinat Pfizer, dhe Rama i sigurion atij një takim me të birin e George Soros Aleksandrin, dhe takimi bëhet disa ditë më pas. Shumë shpejt më pas Kosova kontraktoi 1,2 milion vaksina Pfizer.

Kështu që si në rastin e parë, kur gjatë luftës Shqipëria priti rreth 500 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga lufta, dhe ata sa kaluan lumin thanë: “të dhjefsha kalin”, edhe këtë herë, Kosova e bëri kontratën për vaksinat por vazhduan sulmet e VV-së ndaj Ramës. Këto sulme nuk shkojnë more pa pasoja – përderisa edhe unë jam ndikuar nga ky laperllëk i kosovarëve të Albinit, do të thotë se edhe shumë shqiptarë të tjerë janë ndikuiar, dhe kam parë shkrime e reagime të shumta këto ditë në media e në rrjetet sociale, për ta kuptuar këtë “luftë shqiptare-kosovare”, pasi nuk duam që marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të prishen, por nuk po mund ta ndalim makinën e baltosjes së Albinit, i cili si duiket është futur në valle me dështakët Sali e Meta. Marrëdhëniet po prishen pra, se Albini loqe-dominant mendon se do e sfidojë edhe Ramën, dhe po luan një politikë konfliktuale me Shqipërinë, për të mos thënë për më gjerë. E kjo politikë e tij del jashtë kontekstit të kohës, Albini synon të diktojë edhe në Shqipëri, duke e harruar se Shqipëria është shtet i pavarur dhe ka drejtuesit e saj.

Kështu që Albini, që e mban veten edhe më të zgjuar se Rugova, po tregon se po luan një politikë të nivelit të Ramushit dhe ndoshta edhe më keq. Ai beson se nuk i përket vetëm Kosovës, megalomania e tij është e tillë – e shoqëruar edhe me mungesë përvoje – që kudo ku shkon ai jep direktiva. Vjen në takim ballkanik, jep direktivat e tij. Po nuk e dëgjove, u prishe me të. Shkon në takim me Vuçiqin, i jep një letër me kërkesa, ose libra nga historia dhe takimi prishet. Takohet me Ramën, i kërkon ndihmë shikon ta paraqesë edhe Ramën keq, si drogaxhi, etj. Shkon në takim në Bruksel, i jep leksione kryeministrit belg, aq sa ai thotë me ironi, se “Albini është lider europian” – të paktën kështui e promovojnë VV-istat. Pra, Albini ka vizionin e tij për Kosovën, që po e lulëzon përditë – megjithëse nuk po i ecën mirë me pandeminë, ka vizion se si duhet të drejtohet Shqipëria, Serrbia e Ballkani, e po nuk e dëgjuan atë, ai fillon e shan. Po i tregon edhe Europës se ka defekte dhe duhert t’i bëjë punët më mirë – dhe gradualisht ai do diktojë edhe politikën në Washingron. A thua ka me pasë bythë Kosova me e mbajtë këtë lider kaq të avabncuar dhe global?! Se nuk është e lehtë me e mbajtë një lider të tillë kaq universal!