Politikanë, mendtë në kokë, mos e humbi toruan pas pasurisë

0
85
Politikanët në Kosovë

Skënder Mulliqi Skënder MULLIQI

Shumë njerëz të cilët nuk jetojnë nga politika, dhe të cilëve nuk ju intereson, mendojnë së shoqëria gjithnjë e më shumë po bëhët shoqëri konfliktuoze. Ky konstatim sigurisht rrjedhë nga fakti, së shumë po fabrikohën rrena, shumë kemi krim, shumë po vjedhët dhe tepër shumë kemi korrupcion. Të gjithë këto të liga po shëmbën mbi trupin e qytetarëve tanë.

Dhe, të gjitha këto po bëhën nga njerëzit e politikës, të cilët më çdo kusht po dëshirojnë të dominojnë në “emër të popullit”. Vendi po ndahët sipas sistemit kleptokratik dhe piramidave të ngjashme diktatoriale, ku secila fjalë e tyre po kërkohët të këtë peshë vendimtare! Mllefi në popull po rritët në mënyrë eksplicite.

Ajri i ndotur politikë nuk ka mundësi më të gelltitet. Kjo po shihet tashmë ashiqare. Më të pastrehet, më varfnjakët jo të pakët nuk po interesohet kush. Numri i atyre që po vdesin duke i mbushur varrezat po bëhët gjithnjë e më i madh. Edhe më i madh po bëhët numri i atyre, të cilët po i lëshojnë vatrat e tyre shekullore për një jetë më të mirë në Perëndim. Këta të rinjë për shtetet e zhvilluara dhe demokratike janë bërë materjal i lirë. Vendi i tyre për çudi nuk po interesohet për ta!

E situata që të bëhët edhe më humbëse për Kosovën, po interesohen shumë medie portale dhe rrjete të ndryshme sociale, të cilat po lansojnë të pavertata për jetën e mirë në Kosovë. Kjo është shumë e dhëmbshme për shtet dhe për komb. Kur qytetarët ta marrin situatën në dorë atëherë bëhët shumë vonë për qdo pendesë. Ju që e kishit pushtetetin mos i fryeni të keqës në vend, e ju pushtetarët e rinjë, mos e trasoni rrugën e keqe të gardës së vjetër politike, e cila shtetin e ka qitur në sprova të rënda.

Të gjithë që mbajnë përgjegjësi politike, duhet t’i kenë dy fije mend në kokë, së shteti i Kosovës, është fituar pas shumë kohësh, dhe është fituar më shumë gjak të dërdhur nga bijtë dhe bijat më të mirë të Kosovës…