Kallashnikovi tallava i Goran Bregoviçit

0
84
Goran Bregovic

Ilir Muharremi Ilir Muharremi, kritik i artit

Gotën e mbushur me uiski e mbante në dorë, me tjetrën dorë luan në kitarë, shumicën e kohës qëndron i mbështetur me shpinë në karrige. Me kembën e majtë ndjekë ritmin. Zgërdhinë dhëmbët dhe thithë buzët e tij të holla pe. Përpiqet të involvojë publikun me qëllim ta shoqërojë ritmin muzikal tallava. Është këngëtar i nivelit tallava që ngjyron përçmim dhe urrejtje. Kjo muzikë tallava e Goran Bregoviçit i përket të një niveli dhe kategorie të shëmtuar, banalitet, anti-vlerë, vulgare, e ulët, diçka që prishë tabanin e këngës së mirëfilltë popullore, e ndytë për veshin, është emer i së keqës që ka gangrenizuar gjithë muzikën në ballkan.

Kjo muzikë e turpit këtë këngëtar e veshë me petkun “patriotik” duke bërë kombinime amatoreske nën një ritëm të vjedhur , të kombinuar, që përsëritet me minuta të tëra siç është kënga e tij e famshme “Kallashnikov”. Parametrat e një stili të unifikuar është vështirë të përcaktohen në muzikën e tij pasi ka shumë ndryshime në strukturat melodike, harmonike, ritmike dhe formale. Muzika duhet të të çoj në kohë, të ringjallë shpresa, vuajtje, lumturi, të të çoj përpara duke ndjerë lumturi dhe nostalgji.

Muzika duhet të gjej harmoni mes shpirtit, qiellit dhe tokës, kurse kjo tallava e këtij këngetari prish nervat e buta. Ai fokusohet te ritmi i hapave pra mundohet ta përkthejë muziken në rrokje. Muzika e Bregoviçit është vetëm zhurmë, shumë zhurmë për asgjë. Kjo muzikë dikë e bën vetëm ti lëviz këmbët andaj i dorezohen pa kushte, e kjo fiks është tallava. Si duket Bregoviçi ende gërvishë diskun vetëm te kënga Kallashnikov. Tallavaja bën ta godasësh me lugë tavolinën, të brohorasësh si nje gomar në skenë, të mendosh e të mos kuptosh asgjë, është “kallaballëk” tingujsh, ritmesh. Ështe humbje kohe.

Kallashnikov

Ciganët! Vrapo!
Bum, bum, bum, bum, bum!
Vëllezër, vëllezër, hej po!
Bum, bum, bum, bum, bum! *
Kur vëllezërit e mi, vëllezërit e mi mungojnë, hej po!
O Zot…
O Zot…
Zoti im, nëse më duhet të kërkoj në qytet
Për një kallashnikov të madh?
Kallashnikov, kallashnikov, kallashnikov …
Eeeeeeh …
Bum, bum, bum, bum, bum!

Dalakovac, Markovac, Mala Krsna, Lajkovac
Vajzë, e bukur, eja, hop!
Bum, bum, bum, bum, bum!
Ai eshte i cmendur? Ai gjuan?
Ai eshte i cmendur? Ai gjuan? Kur nuk dëshiron ai?
Bluebells, bluebells tingëllojnë si pistoleta,
Vajzë, e bukur, eja, hop!
Bum, bum, bum …
Zoki, Zorice, e ëmbël si bonbona
Vajzë, e bukur, eja, hop!
Bum, bum, bum …
Dalakovac, Markovac, Mala Krsna, Lajkovac
Vajzë, e bukur, eja, hop!
Bum, bum, bum …
Zoki, Zorice, e ëmbël si bonbona
Vajzë, e bukur, eja, hop!
Bum, bum, bum …
Ciganët! Qëndroni.

Kënga flet për ciganët, ka pak dashuri dhe përshkruan kallashnikovin gjuajtjen e tij. Është tipike me tinguj tallava, ashtu siç artikulohet me përmbajtje të tekstit, ritmin muzikal si dhe këndimin pra vokalin. E qartë që kënga nuk ka të bëj për Kosovën, të gjithë e dimë, por urrejtja e tij dhe mendimi i tij ruan këtë poshtërsi. Kallashi në këngë është serb, a mohohet apo aprovohet, ose a ngritet lartë si vlerë ky kallashnikov i cili në Kosovë ka vrarë fëmijë shqiptarë, biberonet e të cilëve i kemi gjetur në tokë, ose trupa të fëmijëve të vrarë mu nga këta kallashnikov që edhe të vdekur mbanin të përqafuar kukullat e tyre.

Është ky kallashnikov fatkeq, që la gra pa burra dhe burra pa gra. Ështe ky kallashnikov që tyta e tij gjakpirëse e nxehtë nga vrulli i plumbit ndali shumë zemra dhe mbushi oqeane me lotë. Është ky kallashnikov, që veshët e popullit tim vështirë pranojnë muzikën serbe qoftë ajo edhe me vlerë. Andaj, kallashnikovi serb i Bregoviçit që zhduki shumë kroat, boshnjak dhe shqiptar, a na shfaqet paqësor në kënge apo ashtu siç ishte vërtetë dhe këngetari e inicon të jetë sërish ashtu? Sido që të jetë ai mbetet kallashnikov siç ishte në të gjitha luftërat.