OPEN BALLKANI EDI ALEM VIGANI!

0
80
Sali Leka

Poezi nga libri: “JEHONA E MBAR JEHONAVE”

Sali Leka

28 Korrik në Shkupin Taulandik ShenKostandinik.
Viti 2021, epoka e shkëlqyer e mbar jehonave.
Koha e frymëzuar e dëshirave e aromave.
U sanksionua open Ballkani global universal.
Inisiatori, novatori e reformatori special.
Edi Rama alem vigan eposik historik.
U aprovua, u ligjërua nga Aleksandri Vuçiç azganoviç.
Trashëgimtari Car Stefan Dushanit Georgoviç.
Udhëheqësi sotëm i Serbisë Sllaviniste.
Edhe nga Zoran Zaeviç, pasardhësi i Aleksander Filipoviç.
Simboli, zanafillik i Maqedonisë Kristianiste falangiste.
Edi Rama udhëheqësi i Shqipërisë humaniste moderniste.
Tribun liberator esber vital qelibar Kristal.
Shembull e model jetik në Gadishullin Ballkanik.
Ata që nuk duan me kënduar me mua, as me jetuar të gëzuar.
Vajtojnë e lëngojnë si të humbur të harruar.
Dalin nëpër televizione të egërsuar duke rrënkuar.
Përpëliten e llomotisin o bo bo ç’na gjet?!
Edi Rama ky anti shqiptar, çirret bertet.
Me armikun e madh Aleksander Vuçiç u bë ortak e mik.
Kosoven ia dorëzoi çiflik edhe Gjakovë e Kaçanik.
Edhe Shqipërinë Vuçiçi Serbisë do ta pushtojë.
Nga Shkelzeni në detin Adriatik.
Epo unë as vajtoj, as rrënkoj, por këndoj e jehoj.
As isha, as jam frikacak, alabak.
Isha, jam e do t’jem Bardhok, sakllam bajrak.
Dal e ngjitem lart në Korab Trojak.
Edhe në Trojviollin e Gjon Kastriotit.
Edhe i Vojsava Stefigradit.
Aty me këngë e poezi filloj e nuk ndaloj.
Europën, Azinë i sajdis i njoftoj.
Open Ballkanin e stolis e uroj.
E gjezdis cep më cep e të tërë i parakaloj.
E o open Ballkan aty qëndro e mos u rrëzo!
E me mua jeto e këndo e frymëzohu i betuar.
Unë këndoj edhe vetem kurdoherë e kudo.
Edhe në Vietnam, Nepal e Taivan.
Unë kam kënduar edhe kur isha i izoluar.
Isha i mbyllur në kafazin e marazin e sketerrit.
Tani jam i liruar i garantuar me imazhin e Edi ylberit.
Unë këndoj e vallëzoj edhe pa ty Ballkan open.
Unë jetoj edhe e do të jehoj mahsher melhem.
As isha, as jam sejmen, as idiot derdimen.
Jam e do t’jem soinik e krenar solid Eden.
Edhe vizionar pellazgjik me Jeruzalem e Betlehem.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim ekskluziv me fragmente prozaike:

As jam ulur, as ulem nëpër studio televizive regressive në Tiranë e Prishtinë.
Jam ngulur e nuk shkulem në Arbanë, Smokthinë, Himarë, Delvinë.
Tamarë, Dukagjin, Ulqin, Prizren, Gjilan e Klinë.
Kjo është poezia e parë për Open Ballkan, i sapo nisur e filluar i mbarë me faqe të bardhë.
Do të këndoj akoma poezi i krenuar i vitalizuar.

Sot jam i obliguar të theksoj: Serbia as e ka sulmuar, as e ka pushtuar Shqipërinë asnjëherë ashtu si ka llomotitur Enver Hoxha 40 vite, për ta mbajtur popullin shqiptar të frikësuar në panic të dekurajuar. Sot Enveri i tërbuar nuk jeton, por veprojnë enverickit e shtrembëruar duke shpifur e sajuar kundër Edi Ramës, i cili ka nënshkruar Open Ballkanin me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këta enverick të kalbëzuar, nuk kuptojnë, as kanë për të kuptuar.
Serbia nuk e merr Kosovën as në shekullin e njëzet e katër.
Ja mori Amerika dhe NATO e modernizuar dhe nuk ia jep kurrë Serbisë as në shekullin dyzet e tetë.

Amerika dhe NATO do të jenë akoma më të fuqizuar, për të mbrojtur dhe ndihmuar kombet e qytetëruar, të kulturuar, të emancipuar.
Qytetërimi me gurë e murë, bëhet katrahurë pa emancipim e pa kulturë.
Katrahura të përplas në luftë dhe shkretim.

Kultura dhe emancipimi të ngrejn lart në përparim.
Dituria dhe kuptimi janë emancipim dhe kulturë e vërtetë.
Janë jetë me përparim e shkëlqim.

TIRANË, GUSHT 2021.