Tre poezi nga Isa Bytyqi

0
6879
Isa Bytyqi

Isa Bytyqi i lindur në Ferizaj, intelektual me jetë e punë në Zvicer është nji poet i kohës që vargun e brumos rrufeshëm. Bytyqi gjithnji frymëzim e ka përditshmërinë, mbron identitetin shqiptar, ruan dhuntinë që kemi me shkeuj dhe ofron lexuesin te vargu i kthjellët shqip. Shpërthimet nga brendia e shpirtit për vargun, Isa i gjen në kohën që jemi, ndërsa shpërndarjen e bën për gjeneratat e reja, që duhet ta kapin kohën që ka shqiptaria, dhe drejtimin shekullor civlizimin evropian.

Për gazetën Fjala e Lirë, përgatiti Xhevat Rexhaj

Isa Bytyqi

Me thuej

Un të kam dhunue
qe s’te mbrojta ty
se isha me burra
t’u knue me çifteli
per shqiptare, besë,
nder e trimni
E ty të lashë në shtëpi
Nanë motër e grue,
Me pleq e me fëmi…
Ti s’je e çnderueme por une isha qyqan
që të lashë n’shtëpi
që pa krah t’pata lanë…
Mbaje koken nalt,
e më thuej në sy
Se unë jam pa nder
se viktimë je ti…
Çoje zanin naltë, mos e ul shikimin
Se edhe gurët kan kja
kur ti jetove trishtimin…
Me thuej, mos ngurro, asht i yti turpi
Ku ishe të me mbroshe, kur me ndytej trupi…
Me thuej, po me thuej
me za të naltë
pse edhe sot hesht, kur un s’ndalem t’u kjajte…
Banu njiherë, bile nji herë banu burrë
Se une ma s’do të kjajë,
por s’do ta fali kurrë…


Guri im

N’varreza u treta, e varret e mia, si gjeta… Plot therra e barë
Brejtës e gjarpinjtë aty ishin pronare…
Grumguj dheu pashë,
n’forme t’çoroditun
nuk ngjajshin n’banesa të shpirtave të fikun…
Shumë i kemi dashtë, ah, sa i kemi vajtue, që të kenë nji guri,
vallë, a se paskan meritue?
Me pasë nji emën t’gdhendun, për shekuj,
me ndjekë lozen e brezit të vjetër?
E un sa jam gjallë, gurin du me shkrue
Emnin tim du me e lanë
Këtu stërgjyshë kan jetue,
baba im dhe e imja nanë!
N’gurë kalldrëm udhën kam me e shtrue
Te ju ndigjoj hapat kur t’vini me m’pâ
Për t’gjallët n’heshtje, që kan me kalue
Për s’dyti mos me m’vajtue, te guri mos me qa…
K’tu ka jetue nji njeri, shqiptar,
kam me shkrue, mos me harrue…
se edhe i vdekun, ku guri e kjo tokë me takon mue..
asht edhe i yti, po, ti që gurin je tue lexue…


Nanë

Oj nanë
E di që më pret
E di që po vetë
Isa ku ashtë tretë
Atje larg
Në gyrbet
Por kur po vi
ti nuk po më flet
Sytë e tu me flasin shumë
E gojën e ki shkrumb…
Nuk po e shkrepë asnji plumb…
Dhe kur loti mue me del
I yti e përcjellë
dhe zemra të qan
E di,
Me gojë s’po mundesh me e thane…
Ah, nanë…
Oj nanë
Veç nji grusht trup ke mbetë
sa shumë me lëndon
Veç zemër e lotë
Ma shum mâ nuk peshon
E une prapë duhet me u tretë
Lamtumirë duhet me thanë
Trupi me dridhet, zemra më qan
Por, do te shoh edhe njiher
se në duer t’mira t’kam lanë…
vetëm kjo shpresë me mban…