Amerika Kosovës dhe Serbisë po i thotë; bonjani qysh doni!

0
136
Fadil Maloku

Fadil Maloku

Nëse në interpretimin e ligjërimeve, kumtesave, apo edhe prononcimeve publike tē liderëve, institucioneve (jo)publike, etj., e përdorim sot për sot metodën më tē sofistikuar sociologjike (Analizën e Përmbajtjes), duket që; fjalia kyqe në përgjigjen e ambasadës amerikane, ndaj “Balkan Open”, për mendimin tim është fjalia; “Ne inkurajojmë Kosovën që të kërkojë mundësi për të zvogëluar barrierat tregtare, për të rritur konkurrencën e saj ekonomike…”

Kjo i bie se, këtu;
1. S’ka as “shkop”, e s’ka as karrotë”! Madje, mund të themi shlirë se s’ka as qortim e as imponim i kēsaj ambasade, që fakt mbron, agjiton, po edhe kur duhet rekomandon, preferon edhe avokon edhe interesat e veta, në rajon. Unë kēte e kisha deshifruar si; një rekomandim, apel, këshillë e pse jo edhe si njē dëshirë e aspiratē konstante, jo vetëm ndaj Qeverisë Kurti II, po ndaj gjitha qeverive kosovare tē pasluftës. Dikush do pyet, s’i ka mundësi të ndodh kjo koherencë dhe konstancē politike?

Po shumë thjesht; amabasada amerikane, jo vetëm kjo në Kosovē e Shqipëri (ku miqësia dhe interesat kulmojnë deri në ekstazë!) po edhe në gjithë globin (aq sa kam mundur ta përcjell këtë dukuri), operon me strategji, jo me taktika apo teknika! S’këndejmi, kjo konsistencë e tyre në sferën diplomatike sidomos, i bë ata lider global, i bë tejet efikas, e poashtu edhe praktik e shumë pragmatik.

Poashtu, mendoj se këtë prononcim të fundit të ambasadës amerikane, nuk duket asnjëherë të jenë “rekomanduese” e aq më pak të konsiderohen ekskluzivisht si “detyrime” speciale. Kjo ndodhë kështu, edhe për një shkak tjetër; kjo zyrë në fakt, nuk e ka as lejen e as luksin që të prononcohet pa lejen dhe autorizimin special të Washingtonit.

2. Tani, apeli që Kosova”… (të kërkojë mundësi për të zvogëluar barrierat tregtare, për të rritur konkurrencën e saj ekonomike dhe për të ndërtuar një rajon të integruar dhe ekonomi të qëndrueshme që do të jetë në të mirë të të gjithë kosovarëve”), nga zyra amerikane dosido përveç lirisē (pro et contra) së interpretimit nga ana Qeverisë Kurti II, për ta gjetur modus vivendin e vet politik (ku natyrisht; në mënyrë absolute nuk mohohet interesi /politik e ekonomik/ i Kosovës) përballë idesë dhe konceptit tē “Open Ballkanit” (lexo shlirë; “Mini-Shengeni” i Novi Sadit)

3. Tekefundit, edhe në fletë-zotimin e nënshkruar në Uashington (nga ana e ish Kryeministrit Hoti) rreth Shëngenit thuhet se; Kosova, do hyj në këtë “krijesë” si e barabartë, që nënkupton; sovranitet të ushtruar dhe zotuar nga cilado qeveri pasuese kosovare. PROBLEM, bëhet VETËM akti dhe fakti se: Kosova ende figuron në Preambullen e Kushtetutes serbe, si pjesë përbërse e Serbisë!? E që në asnjë reflektim a as prononcim publik të deritashëm amerikan nuk kam hasur ndonjë “këshillë” apo “rekomandim” nga ana e saj, e cila do e ndihmonte Qeverinë e Vuçiqit, se si ta margjinalizoj “kokorisjen” e politikës serbe, si në politikën e brendshme ashtu edhe ate të jashtme!

Tani, madhështia e krejt prononcimit të kësaj Zyre, ështē dhe qëndron nē ate se; me asnjë presje, fjalë e aq mē pak fjali, nuk aludohet, e aq më pak thuhet… se Kosova duhet të trajtohet në kuadër të shtetit serb!? Në këtë kontekst, kështu i kuptoj unē këto qendrime ku rrjedhimisht e natyrshëm mbështes refuzimin që QEVERIA KURTI II po ua bën nismave kinse rajonale, sikurse kjo e fundit e trojkes VUÇIQ&RAMA&ZAJEV, tē cilat për mendimin tim qytetar, përveç vasalitetit politik dhe kolonizimit ekonomik, s’kanē asnjē inperativ tjetër…