DEMOKRATË TË PAARSIMUAR ARSIMOHUNI! QË T’JU VOTOJË POPULLI NË VITIN 2045

0
83
Sali Leka

Tregim nga libri: “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE”

SALI LEKA

Përpara se me nisur tregimin me ngjarje të vërteta faktike, jam i obliguar me kënduar 34 vargje poetike lirike metaforike.

Unë kam 25 vite duke u arsimuar e kualifikuar.
Tani me 3 fakultete jam i plotësuar, i specializuar.
I aftësuar, i vitalizuar, isha jam e do të jem.
Hapur troç shqiptarçe u tregoj, u them.
Në vitin 2041, akoma më shumë do të kulturohem.
Do të vitalizohem, do të jehoj e do të krenohem.
Me vullnet do të kandidoj për deputet.
Bash në parlamentin e Shqipërisë me dinjitet.
Sot jam në ballë të demokracisë me jehon e lezet.
Edhe të drejtësisë me guxim solid kudret.
Aq sa jam i gëzuar, i shëndetësuar, jam edhe i përmalluar.
Edhe i mallëngjyer për demokratët e paarsimuar.
Bashkë me harrakatët e Lul Bashës të pakulturuar.
O sa dëshiroj që të arsimohen e të kulturohen.
Pa arsim e pa kulturë nuk mund të bësh përparim.
As zhvillim e modernizim me blerim e shkëlqim.
Por bën katrahurë, sketerr, muzg, errsin, pa mbarim.
O sa i gëzuar do t’jem kur demokratët do të vitalizohen.
Ashtu si jam vitalizuar unë shkrimtari e poeti Sali Leka.
Edhe kur harrakatët e Lul Bashës do të aftësohen.
Deri tani as ishin, as janë të aftësuar, as të profilizuar.
Pa aftësi as profil as ishe, as je i kulturuar.
Por ishe e je injorant e xhahil i marrëzuar.
Injoranti e xhahili nuk e dinë si është profili e Mikaili.
Edhe e vërteta është forca vitale si mali me shkrepa.
E drejta e dituria ishin e janë teuratike Hyjnore.
Të largojnë nga të ligat macabre mizore.
Të shpëtojnë nga i keqi, barkdreqi, krimineli e katili.
Kam besim për harrakatët e paditutuar të Lulit.
Deri në vitin 2045, do të aftësohen e kulturohen.
As nuk do të bashkohen me zuzuarët e capaculit.
Duhet të arsimohen e të diturohen edhe naivët e garrulit.
Që most ë mashtrohen nga regresivët e zhumzhulit.
Ashtu si u mashtruan me 13 Qershor 2021.

Tani po filloj me shkruar tregimin:

1. Zuzarët, shtrembalarët, harrakatët, satacët, dembelët, gazhelët, gënjeshtarët, injorantët, naivët, regresivët, anarshistët, kaotistët, nuk e kuptojnë sa i dobishëm, ishte është e do të jetë arsimimi, specializimi, kualifikimi.

2. Arsimi, etika, kultura, dituria, llogjika teuratike, janë shumë më të dobishem sesa antarësimi, angazhimi dhe militantizmi në rradhët dhe grupimet e partive politike.

3. Në Shqipëri militojnë 46 parti politike, duke u lavdëruar me numrin e njerëzve të antarësuar, por nuk kontribojnë me i arsimuar, me i kulturuar, me i specializuar antarët e angazhuar, medioker të padituruar naivë dhe regresivë të paarsimuar.

4. Antarët e partisë rrakitike kaotike e Lul Bashës, duan të ulen në karriget e kolltuqet e ministrive dhe të bashkive duke u kacavirrur dhe kacafytur mbas dritareve e mureve, potureve e ushkureve pa asnjë profil, as projekt special, për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin e Shqipërisë Atdheu i popullit shqiptar.

5. Shqipëria pellazgjike Iliro Arbnore e lashta në dy hemisferat botërore, zhvillohet e modernizohet, shkëlqen e zbukurohet me njerëz specialistë të aftësuar dhe me intelektualë të arsimuar të kulturuar me djersën e ballit duke studiuar e kualifikuar të papërtuar dhe jo me dembel e gazhelë të plogështuar, të ligështuar.

Ky ishte tregimi i sotëm me pesë fjali prozaike.
Unë kam shkruar tregime me pesëqind fjali faktike.
Edhe do të shkruaj tregime fjali e fraza të dobishme.
Tregime të bollshme, të shumta me nga pesëmijë fraza të dobishme.
Tregime të bollshme, të shumta me nga pesë milion ngjarje të sahishme.
Dembelët, zuzarët, gazhelët, dhe shtrembalarët do të lodhen duke i lexuar.
Zgërdhecët, injorantët, naivët dhe regresivët e qelbëzuar, nuk i kuptojnë, as i kanë kuptuar.

As kanë për ti kuptuar nëse nuk arsimohen e kulturohen deri në vitin 2045. Hileqarët, zullumqarët, mizorët, kusarët, dhe fallsifikatorët, as i kanë dashur, as i duan tregimet e vërteta.
Kurse shpifësit, gënjeshtarët, spekullantët, obskurantët dhe mashtrimtarët e urrejnë të vërtetën.
Prandaj unë kam shkruar dhe shkruaj për njerëzit e mirë, të drejtë, të sinqertë fisnikë vizionarë teuratikë. Edhe për njerëzit e pastër nga zemra dhe mendja e kthjelluar.

Kurse njerëzit me zemër të kalbëzuar dhe mendje të turbulluar i kam demaskuar dhe i demaskoj i vitalizuar.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shkrimtar e poet i arsimuar, i kulturuar, i profilizuar, i specializuar, i aftësuar, i palodhur, i papërtuar, për letersi, drejtësi dhe demokraci.
Ish i burgosur, i diskriminuar, i përsekutuar egërsisht e tmerrësisht pafajësisht në kohën e skëterrit enverist ramizist.

Koha e skllavërimit e robërimit vampirist mizorist që nuk i demaskonte, as i ndëshkonte, as i damkoste, as i burgoste fajtorët, as keqbërësit, as kusarët, as shpifësit, as gënjeshtarët, as fallsifikatorët e gangrenizuar, as mashtrimtarët e jargosur, por 45 vite, ka burgosur dhe tmerruar, vizionarët e admiruar, dijetarët e filozofuar, mendimtarët e kulturuar.

Shënim ekstrakt ekskluziv me 4 fjali speciale të vlefshme dhe të dobishme.
Partia Demokratike, as kishte, as ka specialsitë për ekonominë, as ekspertë jurist për drejtësinë.

Ekonomia publike kombëtare don specialist të kualifikuar, të profilizuar që të zhvillohet bujqësia dhe industria.

Drejtësia don ekspertë jurist të trajnuar që të forcohet e të konsolidohet.
Kryesia e partisë demokratike nuk e don e urren reformën në drejtësi, që po trajnohet, forcohet e konsolidohet.

TIRANË, GUSHT 2021