VËREJTJE
Arben Çokaj
Tomë Gashi ka të drejtë, me kosovarët e tjerë, që të duan rrënimin e Serbisë, për krimet që ajo ka bërë në Kosovë e më gjerë. Por është një gjë që nuk mund të bëhet.
Kur Rama e mori pushtetin para 8 vjetësh, Saliu i la një trashëgimi politike konfliktuale me fqinjët, aq sa në Beograd ishin gati duke na i vrarë futbollistët tanë. Politika e Ramës për 0 (zero) konflikte me fqinjët, i ka ulur mirë tensionet, sidomos me Serbinë.
Zhvillimi ekonomik rajonal dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, mundet me i ulë tensionet mes fqinjëve dhe i qetëson më mirë enklavat, që kemi në veriun e Kosovës me serbët, apo në Luginën e Preshevës me shqiptarët. Studiuesit politikë thonë se ekonomia sjellë zhvillim, e politika luftë. Disa kosovarë që shajnë e sulmojnë Ramën gjatë këtyre kohëve, po merren me politikë, jo me ekonomi.
Besoj se edhe Rama e di, se Serbia ka kryer krime në Kosovë, ashtu si e di se serbët e Kosovës i mban edhe qeveria Kurti, si lopë të shenjta indiane, duke ua paguar qeveria e Kosovës edhe rrymën elektrike serbëve në veri.
Qeveria Kurti ka dy standarde, ka bërë ligje që e lejojnë një serb me ndejtë pa vizë në Kosovë deri në 90 ditë, apo futjen e mallrave serbe të ndërtimit pa taksë, pra ligje që ngjajnë me ato të minischengenit ballkanik. Por kur vjen puna te marrëveshjet rajonale, që japin zgjidhje për shumë gjëra, Kurti e lakejtë e tij merren me politikë.
Nuk e di, a i din avokati Tomë Gashi se patrioti Albin i ka bërë këto ligje, që sulmon Ramën me retorika të tilla? Apo edhe ai ecën me idenë, se fajin kosovarëve ua kanë gjithmonë të tjerët? Po Çakorrin more, kush e shiti?! Në fund, Rama tradhëtar, e Ramushi patriot?!
Edhe Saliu ishte për bashkëpunim rajonal, ku të përfshihet edhe Serbia, por “jo të përjashtohet Kosova” – tha ai. E Kosovën nuk e ka përjashtuar kush, është vetëpërjashtuar, se po merret me politikë, e jo me ekonomi. Ka edhe arsye për të mos u besuar serbëve, dhe nuk është ende gati për iniciativa rajonale. Në fund, prapë Rama tradhëtar e Albini patriot! Se Albini i bën marrëveshjet vetëm me Serbinë, e Rama hapur, për gjithë rajonin!
Albin patrioti i ka bërë disa ligje, që i favorizojnë serbët, po Rama çfarë ligjesh ka bërë, që i favorizojnë veçanërisht serbët?! Shikojeni realitetin ashtu si është dhe mos u futni pa tru në retorika politike, që nuk na shpien askund! Se vjen dita kur shqiptarët e Shqipërisë do të lodhen nga ata të Kosovës, për mënyrën se si po sillen ata!
Në Kuvendin e Kosovës dihet se ka 10 serbë të mandatuar, dhe 1 ministër të paktën në qeverinë e Kosovës! Pra, kosovarët po merren more direkt me serbët. Jo ne në Shqipëri! Kështu që rrini shtrembêr e flisni drejtë! Kosovarët po merren më shumë me Serbinë se sa në Shqipëri. E në fund, janë pikërisht këta kosovarë që sulmojnë Shqipërinë e shqiptarët, herë për njërën e herë për tjetrën, ku nxjerrin në pah fare qartë edhe se sa fort u ha palla për Shqipërinë, sikur Shqipëria e shqiptarët u kanë atyre ndonjë borxh, apo janë kosh plehërsash i frustracioneve të tyre! Se kështu i kanë krijuar disa prerogatiova: “na shiti Shqipëria…”, gjë që faktikisht është e pavërtetë dhe e pabazuar në fakte.
500 milion Euro në vit marrin kosovarët mallra nga Serbia! Rrugët e Serbisë mbushen plot me emigrantë kosovarë, që vijnë me pushime përmes Beogradit dhe dalin në Merdare, sidomos gjatë pushimeve verore, duke paguar edhe 8 Euro autostradën nga Beogradi në Nish, ndërsa Vjosa Osmani me Albinin kanë hall si e si me heqë tarifën e Rrugës së Kombit në Shqipëri?! Pra mbushin buxhetin e Serbisë e thajnë buxhetin e Shqipërisë – kjo si duket është tendenca e politikës së Kosovës ndaj Shqipërisë “mëmë”.
Kosovarët po sillen di neurostenikë, kanë hall me gjetë fajtorin, dhe për këtë marrin pak si shpesh shembull Shqipërinë. Nuk kanë hall me zgjidhë probleme, por me i krijua ato! Dhe në këtë tendencë e vëren mjaft lehtë, se ka gjëra që nuk shkojnë e mund të krijojnë probleme. Ka shumë shëra që mund të rreshtohen këtu, në këtë kontekst, por unë përmenda disa, për të krijuar idenë e marrëdhënieve të reja shqiptaro-kosovare, dhe për të treguar se sulmet ndaj Ramës janë kryesisht të bazuara mbi padije, frustracione nga historitë e kaluara dhe një manipulimi të vazhdueshëm publik për të kaluarën, që synon të mbajë peng të ardhmen.
Tomë Gashi te Pamfleti:
https://www.facebook.com/pamfleti.netofficial/videos/254973189513470