KUFOMËN TIME ENDE NUK E KENI NË VARR

0
139
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

E keni pritur me vite: Ringjalljen Time
Në Korçë. Shkup. Dhe, “Qafë – Thanë“.
Kohën e fundit, “Armikun e padukshëm“:
Kaq e kaq të infektuar. Dhjetë viktima.

Mes tyre, dhe një Poet rrebel shqiptar:
Kalosh Çeliku. Vdiq, nga Koronavirusi
Mes Dy shtamave me verë të Mikes Di.
Por, kufomën, ende nuk e kemi në varr?!

Kaq e kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:
“Lani duart me sapun“! Teshjet me bërryl!
Distancë, mbani edhe me Gruan besnike:
Në verandë, hiqni valle me këngë erotike
Aspak, në kronikat televizive: LINDJE?!

Sotekësajdite, nuk me do Zonja Vdekje
Pashterkëkuqja: Nuse, ende pa koçi.
Nuk ka problem. Marrëzisht, e dua Unë:
Duartrokitje, Sot: Grave të mia besnike…