Milazim F. KADRIU
URAGANIT TË LUFTËS PËR LIRI
(Dëshmorit Fahri Fazliu) – Akrostik
Fisnik si vetë historia
Amanet brezave që vijnë
Historinë, Kombin, Flamurin, Lirin
Rreze i dhe vendit
Ishe fillim i një dite të bardhë
Flakë që u ndize e kurrë nuk u fike
Acarit ia barrikadave shtigjet
Zemrën barot, syrin gacë
Luftën për liri trashëgim nga të parët
Idol atdheun, cep më cep një Shqipëri
Uragan i luftës për liri.
SHQIPE PRIJËSE E UÇK-së
(Dëshmorit Agim Bajramit) – Akrostik
Agim Bajrami kujdesshëm vështron
Grykë e Kaçanikut si shungullon
I qëndroi përball stuhisë
Mbrojti me nderë tokën e Arbërisë
Brez pas brezi jemi betuar
Armikun nga trojet tona për ta larguar
Ju shqipe prijëse të UÇK-së
Rrezet e lirisë ndriçojnë në çdo anë
Atdheu falë jush lirinë e gëzon
Mbi ne nuk bie më shi I zjarrtë
Ishim të robëruar tash të lirë jetojmë
Të gjitha trojet shqipe në një shtet do i bashkojmë.
ATDHEUT I SOLLE LIRI E DRITË
(Dëshmorit Florim Rushiti) – Akrostik
Flamuri kuq e zi në sytë e tu valoi
Luftove për liri, luftove për dritë
O trim i Kpitit të Medvegjës
Radhëve të UÇK-së u solle freski
Ishe trim mbi trima,krushku i lirisë
Me gjak të ngrohtë rinie ujite këtë tokë.
Re në fushëbetejë ballë për ballë me barbarë
U flijove për Kosovë,për lirinë e sajë
Shkëndijë e lirë fluturove, në qiellin e errësuar
I shtove një faqe të re historisë
Tash në çdo stinë të kujtojmë me mall e krenari
I solle Atdheut, Liri e dritë …