MË KENI MAHNITUR EDI TRIBUNI! EDHE JORGO PAPANDREU SYMI SUMPOSIUMI

0
181
Sali Leka

Tregim nga libri: “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE”

SALI LEKA

14 Korrik 2021. Edi Rama kryeministri i Republikës së Shqipërisë ishte në Athinë Greqi dhe bëri takime politike me udhëheqës të shteteve Ballkanike.

Unë isha në Smokthinë Labëri, duke shkruar tregime të vërteta jetike eposike historike. Athina Helenike dhe Smokthina Mesaplike kanë histori madhështore, kushtrimtare shtatëdhjetë e pesë shekullore. Sa mirë do të ishte që udhëheqësit e shteteve Ballkanike, të dinë historinë eposike të Athinës dhe Smokthinës Epirotike triumfatore.

Edi Rama liberatori vital tribuni mua më ka mahnitur. Edhe Jorgo Papandreu filozofi special symi sumposiumi.
Të dy ditkan pak histori Ballkanike, Europiane, Aziatike.

O sa mirë do të ishte që Edi Rama dhe Jorgo Papandreu të dinë më shumë histori universale galaktike, sidomos Amerikane, Skandinaviste, Sllaviste, Kineze, Japoneze, Indiane, Braziliane dhe Argjentino Latine.

Europa ishte dhe është e madhe. Ballkani i vogël. Në shekullin e XIX dhe XX Ballkani e mposhti e mundi Europen e madhe.
Tani jemi në shekullin XXI. Europa bën zhurmë të madhe për bashkim me qëndër në Bruksel. Ky bashkim është formalisht.

Bashkim të vërtetë faktikisht, as kishte, as ka. Nuk bëhët bashkimi me zhurmime mediatike nëpër televizione, por bëhet me sanksionime juridike ligjore jetike të dobishme, për çdo komb e rracë njerëzore.

Nuk ka Bashkim Europian, duke u përpëlitur, e zvarritur për të eleminuar kombet dhe rracat njerëzore që banojnë në Europë dhe Ballkan, gadishulli i vogël, por i fortë i ngulur në juglindje të Europës.

Parlamentarët e grumbulluar në Bruksel, Belgjikë, as kanë ditur, as dinë sa kombe autoktone historike dhe rraca etnike biologjike kanë jetuar dhe jetojnë në Europën e madhe e nakatosur. Edhe në Ballkanin kushtrimtar triumfator. Pa kushtrim nuk ka triumf.
Ulurimat, zhurmimet, spekullimet e psherëtimat nëpër televizione, nuk janë kushtrim, as triumf.

Televizionet Europiane ulurasin e thonë: “Vendet e Ballkanit Perendimor Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të pranohen në Bashkimin Europian, kur të zhdukin krimin dhe korrupsionin e madh galopant”.

Këto fjalë janë psherëtima dhe gërhitje të jargosura, gënjeshtra të sheqerosura dhe lëvozhga rrakitike të baltosura.
E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Korruspion galopant në Ballkanin Perendimor nëse ka, burimin dhe zgjatimin e ka nga Europa e madhe Atlantike, që ishte dhe është shumë e dobësuar e telendisur e vetë rrëzuar e vetë sekelldisur e vetëpërkulur, por nuk turpërohet, edhe kur dorëzohet përballë shtatëdhjetë mijë ushtarëve me helmeta dhe bajoneta.

Europa e madhe me shtatëqind milion banorë me topa, tanke e rraketa është dorëzuar katër herë përballë shtatëdhjetë mijë ushtarëve me helmeta e bajoneta, por nuk është turpëruar, as turpërohet.

Turpi dhe sedri janë dy ndjenja shumë të mira njerëore por edhe shumë të forta.
Europa e madhe e sajdisur ka shumë ndjenja e dëshira edhe horror e kafshërore, por nuk është e pajisur me dy ndjenja kryesore: TURPI DHE SEDRI VITAL SPECIAL NJERËZOR UNIVERSAL.

Europa e stërmunduar vetëlavdërohet, por mbi veprat dhe lavdinë e të tjerëve dhe lavdinë e Ballkanit begatuar.
Edhe unë vetlavdërohem, vetëkrenohem, por vetëlavdërohem me veprat e mia të dobishme njerëzore.

Këto vepra letrare artistike jetike eposike të mrekullueshme ishin e janë vepra shembullore me përmasa botërore.
Unë vetkrenohem e vitalizohem me dëshirat e vlerat e mira personale që konkurojnë e triumfojnë mbi oresket dhe posterat e Europës kontinentale.

Europa kishte dhe ka oreks e uri të madhe për të gllabëruar edhe brigjet e detit Kaspik, por as ka arritur as i arrin me i përtypur shtigjet e detit Qipriotik, por nuk është turpëruar.

As ka me u turpëruar edhe sikur me u mbytur në gjirin Persik dhe në Argirin Aziatik.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me 18 vargje poetike.

Në Bruksel vajton Europa ofaman.
Na mbyti krimi e korrupsioni në Ballkan.
Shqipëria u bitis me hashash e kanabis.
Nisen motoskafet, për në Siçili e Brindis.
Shqiptarët janë varfëruar, pa lopë e pa dele.
Janë larguar avash avash me zhele e kacele.
Epo unë, as vajtoj, as lëngoj, por këndoj e jehoj.
Amerikën, Azinë e Australinë e njoftoj.
Ndihmojeni Europën, mos të lëngojë e vajtojë.
Shqipëria është pasuruar me shumë lopë e dele.
Me desh me këmborë edhe cjep me brirë e zile.
U shkon tingëllima në Peleponez e Dardanele.
U arrin, u kalon oshtima përtej vile, kacile.
Edhe matanë në Somali, Abisini e Filipine.
Europa as din histori, as kupton mirësi e dituri.
Europa shurdhaqe, si kukuvajka me hordhi e hile.
As nuk shikon me sy mrekulli, shkëlqim e krenari.
As nuk turpërohet kur përlytet si laraska firifine.

TIRANË, KORRIK 2021