Shkruan Prof. Zymer Mehani
Orë letrare në mbështetje të Projektit Global “100.000 Poetë për Ndryshime në Botë”
Më 24 shtator 2016 në Shtëpinë e Kulturës në organizim të Klubit Letrar “Jeronim de Rada”, u mbajt ora letrare në mbështetje të projektit global, 100,000 Poetë Për Ndryshime Në Botë”, “Hundred thousand poets for change”.
Programin e drejtuan Kryetarja e Klubit, Prof. Dr. Qibrije Demiri dhe z. Faruk Buzhala. Në këtë manifestim kishte poetë nga të gjitha viset e atdheut, që me vargjet e tyre e pasuruan këtë orë letrare.
Me poezitë e tyre u paraqitën:
1. Alban Hysa, jurist, muzikant dhe poet nga Kaçaniku;
2. Shqiponje Tahiri, fituese e dy çmimeve në gara të recituesve;
3. Ymri Musliu,
4. Mirlinda Koxha,
5. Ramadan Asllani,
6. Silva Tërrnava,
7. Tahir Seferi, rapsod dhe poet nga Shkupi;
8. Edona Salihu, recituese dhe krijuese,
9. Agim Desku, Klinë;
10. Sami Sherifi, kryetar i KL “ABC poetike”, Shkup;
11. Vita Çaushi-Halili,
12. Gëzim Arifi,
13. Rudi Berisha, kryetar i KL”Zahir Pajaziti”, Prishtinë;
14. Bardh Frangu, krijues nga Ferizaj;
15. Vjollca Ahmeti,
16. Fadil Curri, naëtar i SH SH”Fahri Fazliu”, Kastriot;
17. Dilaver Asani, Gostivar,
18. Ndue Uka,
19. Selvije Shijaku, Prizren,
20. Sami Vranovci,
21. Nuhi Sadiku
22. Faruk Buzhala, Ferizaj.
Falënderojmë kryetaren e Klubit Letrar “Jeronim de Rada” në Ferizaj Prof. Dr. Qibrije Demiri dhe bashkëpunëtorët e saj për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij manifestimi.