“Djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish“

0
277
Kronikat e Tursun beut

Fahri Xharra me plis e shqipe Shkruan Fahri Xharra

Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla, që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, nëse thonë se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.” (Kronikat e Tursun Beut)

Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.” –
e shohim pra, që 400 vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit. Turqit pra, kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata. (1466)

Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.” (Rudolf Virchow 1878).

Mu desh të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lavdëruar pa aq edhe e urrejtur nga të huajt (disa). Po shkruaj edhe për atë që disa “internacionalistë” shqiptarë reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit të “Racës Shqiptare“ (F.Xh 29.06.13).

Se sa kemi qenë to mohuar dhe të ”pa përshtatshëm” për botën e civilizuar po e jap një pjesë të vockël nga libri i serb i Sveta Protiqit “Albanski problem” (1913): “Edhe turqit që kanë ardhur nga Azia e te cilët nuk i takojnë ndonjë race indogjermane (mendon racës arijane), kanë treguar njëfarë kulture dhe pas tyre kanë lëne gjurmë të kulturës dhe ca monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njëjtën shkallë të prapambeturish, në të cilën ishin edhe para një mijë vitesh“.

Raca, thotë Guenther – përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajisjeve shpirtërore të veçanta, dallohen nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit” Edhe diçka më tepër na jep dr. Rene Martial: ”Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të shfaqura (posaçërisht gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë brenda kohës ( historisë) një njësi të dalluar” (Race, Heredite. Mercure de France, 1938)

Tek e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin e propagandimit të një racizmi, sepse nuk merret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni Sveta Protiq : “Albanski problem” ( Problemi shqiptar )

Nuk mund të rri duarkryq dhe të heshti karshi shtrembërimeve të qëllimta dhe të pa baza që na i bënin serbet’ dikur dhe tani: “Në Shqipërinë Veriore, Shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e racës së tyre. Te ata është përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedanë në të vërtetë janë Serbë” (S. Protiq).

Në librin e tij shumë më vlerë: ”Raca shqiptare“ (1944, 1997), autori Jakov Milaj thotë: ”Në një pike që të gjithë autorët janë të një mendimi: në bukurinë plastike të shqiptarëve. Dhe kjo bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë.

De Gobineau, origjinën tonë e gjen tek ilirët ”të denjë për emrin popull”. Individualizmi fizik i tyre thotë ai: ”shqiptari, një pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë, nuk i përngjanë as grekut e as sllavit e as turkut”. “Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët, ose me boshnjakët“. Përfundimi i tij është i prerë “shqiptarët janë arianë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta, që e dallojnë mirë prej të gjithë popujve tjerë të botës”.

Sveta Protiq (1913) shkruan “Që kur çështja shqiptare ka filluar të ngritët e posaçërisht në kohën e fundit (Koha e Konferencës së Londrës fxh), ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karakteri i tyre shumë tërheqës dhe simpatik. Por Matej Protiqi shkruan duke e cituar Dr. Kurt Hassert (1989) “Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit, në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas Protiqit paska pas shkruar ”Shqiptarët i kanë vetitë dhe zakonet e njerëzve të egjër, dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit“ (“Albanski problem”, 1913)

Edhe sot shqiptarët reagojmë kështu: “Përralla t’kota. ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh) duhet të ketë qenë albanofil dhe t’ketë parë rrugën e vetme për t’shpëtuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superiorë nga gjitha racat evropjane.”

Para se t ‘kundërshtosh, veni gishtin ne kafkën aq te bukur qe paske dhe mendo!. Mohim, mohim, mohim!

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

Por edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe të garantuar. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

Miq te nderur, doja të bëj një krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë për veti qe janë ”popull hyjnor” (”Nebeski narod”). A ka ndonjë serb të ”çmendur”, që kishte jo guxuar por as qe t’i shkon mendja në mohimin e kësaj gënjeshtreje të tyre nacionale?!… (02.07.2013)

Fahri Xharra, Gjakovë