Shkruan: Tahir CUKAJ
Jo, rastësishtë takon miku mikun, por as rastësisht nuk harrohet.
Në diten e veçantë edhe dhimbjet edhe kujtimet të hijedhin në valë të ndryshme të jetës, deshe apo nuk deshe.
Ishin vite të veshtira për miqët e mi poet dhe krijues, kur nuk pushonin s’eshkruari për çeshtjen e Kosovës dhe të mbarë kombit.
Një fat i tillë e ndjeki dhe e percolli poetin, publicistin dhe gazetarin e njohur prof. Nazmi Lukaj.
Në takimin e parë posa kishte përfunduar lufta u takuam si miq të pënës edhe pse nuk ishim të ndarë asnjëhere dhe aq më pak të harruar.
Takim që i ngrohi ndjenjat tona mës shokesh dhe miqësh nuk kishte se si mos të nderohej. U ndije krenar më Smajl Hajdaraj, Skender Mulliqin, Naim Kelmendin dhe Gani Tershnjaku, ashtu siç u ndiem edhe ne më te.
Kishim lexuar shkrimet e tija që kishte bër gjatë kohës se luftës dhe njera nder to më benë qê të ndihem krenar me guximin e tij intelektual sa kishte qendrue në Shqiperi kur në njerin nga shkrimet e tija të botuara e thotë qartë dhe shkurt:
Se shpirti i një populli eshtë UÇK/ja kurse truri i tij eshtê Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, e që në atë kohë nuk kisha degjuar gazetar më të guximshem dhe largpamës se Nazmiu!
Jo rastesht e mora librin ” A ESHTË KOSOVA NJË RAST UNIKAT”.
Ku në faqen e parë të librit shkruan fjlë lavdëruese dhe nderuese:
Mikut tim dhe burrit të fjalës dhe pushkës z. Tahir Cukaj, më shumë respekt nga autori Nazmi Lukaj!
Unë nuk dua ti besoj vdekjes pse na ndau nga Nazmi Lukaj, por dua t’i besoj vargut dhe vepres që eshtë në mua e në mesin e miqëve dhe që e bartim në mendje dhe në biblotekat tona!
Nazmi Lukaj vdekja e parakoshme ishte një tranditje për miq dhe shoket që i pate dhe të patën!
Prehu i qetë në shpirtin e kesaj toke, të cilës i kushtove vargje dhe poezi!
Të më falish për noj dobësi timen dhe t’më bejsh hallall në jetë!
Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar