NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR TË INTELEKTUALIT PETRIT QEJVANI

0
457
Petrit Qejvani

Petrit Qejvani

E kisha njohur në largësi nëpërmjet leximit të krijimtarisë së tij poetike. Disa shokë të mi më flisnin me shumë konsiderata për personalitetin e karakterin solid të intelektualit të talentuar Petrit Qejvani që rrezatonte kulturë e dritë diturie. E takova për herë të parë në vitin 2000 kur shkova mësues filozofie në gjimnazin “Halim Xhelo”. Ishte drejtor i gjimnazit. Më priti në zyrën e drejtorisë me shumë dashamirësi e ngrohtësi vëllazërore. E drejtonte shkollën me aftësi shkencore pedagogjike. Kolektivi pedagogjik i shkollës kishte mësues që punonin me përkushtim në proçesin mësimor-edukativ, kishin një përgatitje të lartë shkencore. Gjithë kolektivi pedagogjik kishte harmoni e solidaritet me motiv forcimin e disiplinës në shkollë.

Në bisedat e vazhdueshme me drejtorin e gjimnazit Petrit Qejvani e dëgjoja me vemendje për potencialin mendor e shpirtror që diskutonte me kulturë erudite, me gjykime e arsyetime deduktive për jetën në kompleksin e saj të ndërlikuar. Në këtë shkrim kujtoj me respekte intelektualin e talentuar të ndjerin Petrit Qejvani si NJERI me botë shpirtërore të ndriçuar nga mirësia, e ndjenja të fuqishme atdhedashurie. Në kohën e lirë më shprehte në vargje fragmente të krijimtarisë së tij poetike. I ndriçonin sytë gëzim kur më fliste bukuritë e Atdheut. I qeshte fytyra kur diskutonim për Kallaratin e bukur natyror me histori trimërie në luftërat për liri e Pavarësi. Shpesh herë shprehte me dhimbje shqetësime për tranzicionin demokratik që shkaktoi ngjarjet tragjike të vitit 1997. Ishte shumë parimor për të thënë të vërtetën. Intuita e tij zbulonte të padukshmen në hapësirë e në kohë. Kishte forcë argumentuese duke qartësuar mendimin e tij koherent me fakte dritdhënëse.

Mendimet e tij rridhnin vrullshëm si një lumë i pandërprerë. Elekouenca e tij në paraqitjen e fakteve ishte bindëse. Kishte shumë kulturë estetike për artin,letërsinë e kulturën kombëtare. Ishe vizionar. Ishte u guximshëm për të mbrojtur të drejtën. Nuk pajtohej me të metat. E urrente sevilizmin dhe smirën. Ishte humanitar me shpirtin e tij të sinqertë.
Shpesh diskutonte për të kaluarën duke e gjykuar të kaluarën me dokumenta arkivore dhe interpretuar ngjarjet e luftës me fakte. Ai e gjykonte të kaluarën me kriterin e vlerësimit të parimit të interesave kombëtare. Kritikonte absurdin shqiptar, që e ka përshkruar në vargjet poetike: “ATDHEU IM, ME DY HISTORI DHE ASNJË TË VËRTETË

Atdheu im fitimtar dhe i mundur,
hero dhe tradhtar
patriot dhe i shitur
lirimbrojtës dhe mercenar,
atdheu im me një histori të shkruar nga shqiptarët
dhe një tjetër të shkruar nga të huajt (normale)
atdheu im me dy histori edhe prej vet shqiptarëve (anormale)
një histori e fitimtarëve
dhe një histori e të mundurve
kur të mundurit kthehen në fitimtarë,
fitimtarët kthehen në të mundur.
Atëherë rrëzohen statujat e heronjve
dhe vendosen ato të tradhtarëve.
Pastaj e kundërta.
Atdheu im me dy histori
dhe asnjë të vërtetë.
Atdheu im me dy palë heronj
E me dy palë tradhtarë,
Me heronj tradhtarë
Dhe tradhtarë heronj.
Atdheu im paradoksal
që më dhemb deri në palcë
që ke ecur gjithnjë me një këmbë e një patericë,
kur do t’i kemi
të njëjtë heronjtë
dhe të njëjtë tradhtarët?

Petrit QEJVANI, “

* * *

Gjatë vitit shkollor 2000-2001 që punova në gjimnazin “Halim Xhelo” kolegu e miku nderuar Petrit Qejvani përjetoi me shumë hidhërim e dhimbje të madhe largimin parakohe të vëllait të shtrenjtë. Shkoja shpesh në shtëpinë e tij ku sundonte dhimbja e largimit të vëllait. Zemra e të ndjerit Petrit Qejvani vajtonte me heshtje pikëlluese humbjen e vëllait të shtrenjtë.

U largova nga gjimnazi “Halim Xhelo” me mbresat më të mira për kolegun e mikun e nderuar Petrit Qejvani. Pasi u largova nga Vlora për në Tiranë dhe më vonë në Nju Jork lexoja në rrjetet sociale shkrimet e krijimtariinë poetike të intelektualit të talentuar Petrit Qejavani. Megjithëse isha në vitet më të vështira të kalvarit të vuajtjeve të mia nëpër spitalet Tiranë, Torino, Milano dhe Nju Jork u gëzova që pashë një vidio ku i ndjeri Petrit Qejvani fliste me pasion për historinë e Kallaratit.

Pak ditë më vonë lexova me dhimbje në fejsbuk lajmin e hidhur të largimit nga jeta parakohe të intelektualit të talentuar Petrit Qejvani… I ndjeri Petrit Qejvani është larguar vetëm fizikisht nga jeta. Ai është i pavdekshëm me krijimtarinë e tij letare-artistike, me veprat që ka botuar si “Kënga e Zogut Blu”, vëllim poetik 2015. “Fjala ime”, libër publicistik, botuar më 2016, ku përfshihen 82 artikuj,me vlera njohëse e përgjithësuese. Letrare estetike. Janë dhjetra shkrime të botuara në gazetat më në zë, në Tiranë..

Edhe pse kishte lindur në qytetin e Gjirokastrës, zemra e intelektualit të talentuar Petrit Qejvani dashuronte Kallaratin.

Nderime e respekte kujtimit të ndritur të intelektualit të talentuar Petrit Qejvani!

Qatip Mara