Vajzat dhe divorci
Por ndryshimi del në dukje vetëm kur fëmijët janë adoleshentë
The Economist, 6 shkurt 2021
Vajzat janë lidhur prej kohësh me divorcin. Disa studime të kryera në Amerikë, që nga vitet 1980, sigurojnë prova të forta, se të lindurit e parë të një çifti si vajzë rrit gjasat e ndarjes së tyre më pas. Në atë kohë, studiuesit e përfshirë spekuluan se kjo ishte një shprehje e “preferencës së djalit“, një fenomen i cili, në formën e tij më ekstreme, manifestohet si abort selektiv ose vrasje me foshnje të fëmijëve.
Studimi i botuar në revistën The Economist, megjithatë, zbërthen këtë ide të veçantë. Në “Daughters and Divorce” (vajzat dhe divorci), Jan Kabatek i Universitetit të Melburnit dhe David Ribar i Universitetit Shtetëror të Xhorxhias, në Atlanta, konfirmojnë se pasja e një vajze si fëmijë i parë rrit me të vërtetë rrezikun e divorcit të prindërve të këtij fëmije, në Amerikë dhe Hollandë.
Por, ndryshe nga studimi i mëparshëm, studimi i tyre gjithashtu shikoi efektin e moshës së vajzës. U zbulua se rreziku i “divorcit nga vajza” shfaqet vetëm në vitet e adoleshencës së një vajze të lindur si fëmijë i parë (shih grafikun te The Economist). Para se të arrijnë moshën 12 vjeç, vajzat nuk janë më të lidhura me çiftet që ndahen se sa djemtë.
“Nëse baballarët do të kishin më shumë të ngjarë të ngriheshin sepse preferonin djem, me siguri ata nuk do të prisnin 13 vjet për ta bërë këtë“, arsyeton Dr. Kabatek. Në vend të kësaj, ai argumenton, se fakti që rreziku është kaq specifik për moshën, kërkon një shpjegim tjetër, domethënë që prindërit grinden më shumë për edukimin e vajzave adoleshente, sesa të djemve adoleshentë.
…