Paraja është bërë korrupcioni më amoral..!

0
124
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Duket së grabitja nga ata që veç janë plaçkitur është bërë rruga më mirë për tu pasuruar! Shtrohet pyetja, a thua të pasurit e pa ligjshem te pas luftës, a kan ndjenja ndaj atyre që i varfëruan? Sikur të kishin ndjenja nuk do të bëhëshin për të satën hërë plaqkitës të ndjersës dhe mundit të popullit të vet! Për fat sot nuk ka rob klasik të lidhur këmbësh e duarësh më zingjirë si në kohën e inkvizicionit. Në këtë kohë paraja po i lidhë njerëzit, sikurse dikur pengjitë. Dihet së secili njeri pa pranga do të kishte ikur.

Është e çuditshme së si në demokraci pushtetmbajtësve po ju takon po thuaj e gjithë pasuria! Okupmi i ri neoliberal është bërë rreth vicioz. Shko ka të shkojsh e nuk ke kah ia mbanë. Si duket nuk ka më vendime të lira, nuk ka mundësi që njëriu të jetë krejtë i lirë nga gjërat të cilat e rrethojnë. Kjo është monedha të cilën po e paguajmë shumë shtrejtë. Paraja është mjet i cili duhet tu takon secilit barabarësisht. Paraja është bërë korrupcioni më amoral. Shumica janë robnuar nga kategoria pushtetare.

Këta kan humbur aq shumë sa nuk ju ka mbetur më asgjë për të humbur. Pse ndodh i gjithë ky maskarallëk pas luftës çlirimtare, pak kush e ka pritur. Një deskretim i tillë, është mos përgjegjësi totale e atyre që e drejtuan Kosovën. Tradita e pasanikëve të rinjë të pas luftës, dhe motoja e tyre e pasurimit është mos më mbetur pa rob. Shumë nga këta pasnikë mendojnë së pasuria është dhuratë nga Zoti, e jo qe kan fituar në format më bizare. Njerëzit kan mbetur të pa mbrojtur nga askush, të ofenduar dhe të nënqmuar.

Do të ishte mirë që t’i ndërrojnë rolet e tyre pasaniket më të varfëritë vëtem një ditë apo një javë… dhe të pasurit do të shohin së qka do të thotë vafrfëria. Ndoshta ky ndrrim rolësh do të kishte bërë që të kemi një shikim më të mirë të gjendjës shoqërore dhe politike në Kosovë. Ndosha shoqëria do të kishte bërë hapa konkret në korrigjimin e gjithë këtyre lëshimeve të cilat po na kushtojnë shumë si shtet dhe si popull.

Suksesi më i madh i utopizmit, është se është mundur në të gjitha kohërat nga konformizmi konvencional. Mu për atë edhe si shpëtim i yni është bashkimi i forcave përparimtare, që përfundimisht ta mundim të keqën të cilën na prodhuan forcat reakcionare politike të pas luftës në Kosovë…