Unë, censura!

0
138
Albin Kurti - Kimete Berisha

Albin Kurti student, me Kimeten gazetare.

Kimetja detyrohet me i mbyllë komentet në faqen e saj në Facebook, se po e shajnë shumë mbështetësit e qeverisë Kurti!

Kur unë i thoja Kimetes, që me aq forcë e mbështeste Albin Kurtin, se do të vijë dita kur të fillosh me e sha edhe Albinin e qeverisjen e tij, asaj nuk i besohej… Kimetja do shtet ideal, e ai nuk ekziston askund, aq më tepër tek ne! /AÇ

Kimete Berisha

Më vjen keq që e kam bllokuar mundësinë e komenteve në shkrimet e m’ia.

Deri te kjo ‘censurë’ nuk ka ardhur shkaku i një fushate kërcënuese ndaj meje, një ostracizmi, ku qeveria me votën popullore përmes besimtarëve dhe paramilitarëve të saj-banorë të Facebook-ut, do të të përzë nga ‘qyteti i Facebook-ut’, për 10-të vjet!

Kjo nuk ka ndodhur as për shkak se grupe besimtarësh të Kryeministrit kur më takojnë në rrugë më provokojnë, e kanë një zanat interesant:
kur janë grumbull, ia nisin me 1.2.3 dhe qeshin me dhunë, me zë aq të lartë, sa ti të ndjehesh ‘e çuditshme’ dhe banore e tepërt e këtij vendi!

Por kjo ‘censurë’ ka ndodhur për shkak të një shamje-kërcënimi me sms.
Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i.

Shamjet dhe kërcënimet me të gjallët, nuk më lënë përshtypje, anipse jam rritur në familjen ku kurrë (ama kurrë) nuk e kam dëgjuar asnjë shamje.

Mua më ka lënë përshtypje shamja nekrofile, pra gatishmëria e besimtarit të Kryeministrit që të përdhunojë në varr ‘të vdekurit’ e m’i.

Unë nuk kam shumë ‘të vdekur’, por ata që janë, i dalin boll, kam shumë besim se ‘ata’ nuk dorëzohen lehtë, se n’këtë jetë kanë qenë dofarë mangupash, dofarë robijashash, dofarë pleqnarësh e do gra fisnike që gjatë pushtuesit janë detyruar ta lyejnë fytyrën e bukur me bojë të zezë e me lloç, për të shpëtuar.

Unë kam besim të plotë te ‘të vdekurit e m’i’, por nuk kam besim te Drejtësia shqiptare, prandaj nuk e kam paraqitur rastin në polici.

Mendoj se gjarprit duhet t’i mbyllet dera e shtëpisë,
korbin duhet ta mbajmë larg,
arushën duhet ta censurojmë se i han bletët,
të keqes duhet t’i mbyllet dera, të censurohet.

Por më vjen keq, që sherri i besimtarëve fanatikË të Kryeministrit, jam detyruar t’ju privojë edhe Juve të dashurve të m’i nga e drejta për të komentuar.

Ndjehem e qetë (po më shkon censura me karakter), sepse po ndjehem e lirë dhe e pavarur, si në kohën e gazetarisë – letër, kur shkrimtari nuk kishte kontakt me lexuesin dhe ekzistonte distanca.

Kurrë s’ka qenë idea ime t’ia ndryshoj mendjen askujt, as të tërheq vëmendjen e askujt, e aq më pak të varem nga lexuesit.

Unë nuk shkruaj për lexuesit. Unë shkruaj për vete.
Kur shkruaj, nuk mendoj për askënd – kur shkruaj, ndjej.

Këtyre ditëve kam lexuar aq shumë për shamjet, dhe jam habitur pse çdo shamje lidhet me organe seksuale.

Më ka interesuar cilët popuj merren ms shamje nekrofile, kush preferon seksin me varre, cilët popujt ta shajnë ‘nanën në varr’, cilët popuj e konsiderojnë ngadhnjimtare shamjen ‘ta q. nanën n’vorr’, përveç shqiptarëve!

Jam gati të doktoroj në lëminë e shamjeve, por ende nuk gjeta shamje nekrofile (shprehje e dëshirës për të përdhunuar seksualisht të vdekurit në varr’, përveç te shqiptarët dhe serbët.

Veç serbët na e kalojnë, ata janë edhe më të fëlliqtë, ata i shajnë edhe fëmijët në barkun e nanës.

E shqiptarët, shqiptarët ta shajnë edhe farën (ta shajnë ADN-në).
Larg është Dielli për Ne.

Besoni. Prandaj, populli shqiptar nuk bëhet rehat.
Kur është I LIRË bëhet i egër, kur është ROB – zbutet.

P.S.

They came first for the Communists, and I didn’t speak up because I wasn’t a Communist.
Then they came for the trade unionists, and I didn’t speak up because I wasn’t a trade unionist.
Then they came for the Jews, and I didn’t speak up because I wasn’t a Jew.
Then they came for me, and by that time no one was left to speak up.
— Pastor Martin Niemöller

(“Ata erdhën të parët për komunistët dhe unë nuk u shpreha, sepse nuk isha komunist.
Pastaj ata erdhën për sindikalistët dhe unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist.
Pastaj ata erdhën për hebrenjtë, dhe unë nuk fola, sepse nuk isha hebre.
Pastaj ata erdhën për mua dhe në atë kohë askush nuk kishte mbetur që të fliste.“)