KUR ISA MUSTAFA NUK PENDOHET KURRË?!

0
122
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Nga Binak MAXHARRAJ

Ish-lideri i rrexuar i LDK Isa Mustafa i cili kohë më parë kishte marrë akuza të shumta lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat e LDK-së, thotë se: “Nuk është penduar fare për atë vendim”.

Krejtë kjo është në rregull nga ana e tij. Zakonisht, njeriu ne jetën e tij mund te pendohet e të mos pendohet për veprimet e tij. Por, ky veprim i Isa Mustafës e solli në katastrofë LDK-në, duke e rrezuar ne vetem 13% ne zgjedhjet nacionale si pasojë e shkeljes nga ana e tij e te gjitha vendimeve, parimeve dhe qendrimeve të LDK duke u futur ne bashkëpunim me kupolen e krimit të Klanit Pronto.

Për thyerjën e këtyre qendrimeve nga ana e Isa Mustafës ashpër iu patë kundërvu Vjosa Osmani së cilës edhe ju hakmuar duke e përjashtuar nga te gjitha strukturat por edhe nga LDK.

Por, njeriu parimor me qedrime dhe parime të forta siç ëshrë Vjosa Osmani e vazhdoi rrugetimin e vetë jashtë LDK. Ajo arrijti të bëhët Presidente e Kosovës, ajo e krijoj një subjekt politik “Lista GUXO” për te cilën Isa Mustafa thotë se te merrem me “Listën GUXO” është njesoi si të merrëm me borën e vjeme.

Çfarë ironie e paskrupullt nga ana e akademik Isa Mustafës?
Por, me këtë “Listën Guxo”, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtin e rrexoi Isa Mustafën në hundë e n’buzë për tokë, duke i fituar mbi 200 mijë vota, kurse LDK vetem diçka mbi 100 mijë vota, pra ia mori me shumë se gjysmën e elektoratit, kurse vetë Isa Mustafa me atë shtagën krroqe u detyrua dhunshëm të ikë nga LDK.

Dhe prap Isa Mustafa nuk pendohet, por a pendohet Isa Mustafa edhe për disa vendime dhe veprime tjera që ishin ne dëmë të vendit, apo ende është kokëfortë ne qendrimet dhe parimet e tij?!

Se pari, a është penduar Isa Mustafa i cili se bashku me liderët tjarë politikë (Thaçin, Harajdinaj, Limaj, Pacollin, etj.) pa kurrë farë shkaku, apo në emër të rrejshëm për liberalizimin e vizave, u bë bashkëpjesemarrës me krejtë LDK, bile edhe me presion ndaj deputeteve të ia falin Çakorrin Malit të Zi duke e levizë kufirin për 6 kilometra në mbrendësi të Kosovës.

E ardhmja do te sçaron se pse Isa Mustafa me lideret tjere ia falën, apo ia shitën Çakorrin Malit te Zi që historikisht kurr Mark Milani as me luftë nuk kishte mundur të merr sepse kreshniket rugovas me fanatizëm e gjak e mbrojtën.

Por, edhe për këtë mekat të tij Isa Mustafa nuk po pendohët?!
Se dyti, a është penduar Isa Mustafa kur ishte Kryeminstër në vitin 2015 kur e nenshkroi Asociacionin një etnik më kompetenca ekzekuitve për komunat me shumicë serbe që ishte jashtë ligjshëm, sepse Gjykata Kushtetuese ia gjeti 23 nene antikushtetuese i cili po konsiderohet si kopil te cilin ia la qeverisë Kurti të merret me te, dhe kur të gjithë, por edhe ndërkombëtare po thirrën ne ate se duhet te zbatohet sepse vetë Kosva e ka nenshkruar.

Bile edhe ish-presidenti thotë se në ate Asociacion është nenshkrimi i Isa Mustafes e jo i tij. Ky ishte një sulm direkt ne sovranitetin dhe integritetin e vendit duke e mundësuar, apo krijuar kështu edhe një “Republika Sërpska” brenda Kosovës, e cila më vonë me krijimin e problemeve do te kërkonte te ndahet nga Kosova.

Por edhe për këtë Isa Mustafa nuk pendohet?!
Ka edhe shumë çështje tjera për te cilat Isa Mustafa do mund ose jo të pendohet, por pajtimi dhe mospajtimi është e drejtë personale e tij.

Se a do te pendohet apo jo Isa Mustafa për te gjitha këto vlërësimin mund ta jepë vetem drjetesia, gjykatat.