“Presidenti Abraham Lincoln, ka qenë presidenti më racist në historinë e SHBA-së…” – Joseph Biden Jr. ish zv/President i SHBA-së 2008-2016
Invervistë me studiuesin dhe publiçistin shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova me banim në New York.
Pyetje: Z. Klajd Kapinova po nisem nga mesazhi juaj për ish Presidentin dhe ish Kryeministrit Berisha lidhur me shpalljen e tij “non gratta” nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së?
Përgjigje: Në fillim dua t’ju falënderoj nga zemra, për ftesën për të bashkëbiseduar me mua, për tema të ndryshme të komunitetit shqiptaro amerikanë dhe për politikën delikate jo të këndshme amerikane në vitet e fundit. Është mirë që shqiptarëve në vendlindje tu thuhet e vërteta. Unë jam përgjegjës për ato që them, nuk jam përgjegjës për ato që kuptoni. Ajo që po ndodh në SHBA, është se politikanët e korruptuar amerikanë, erdhën në pushtet, jo me votat e popullit, por më vjedhje dhe manipulime, duke bërë një masakër të vërtetë elektorale. Në një shkrim të fundit, qysh në titull kam thënë faktin absolut, se Sekretari i “Shtetit” Antony Blinken, duhet t’i skjaroi shqiptarët në vendlindje (se këtu në Amerikë e dijnë të gjithë), se ndaj djalit të boss-it të tij Hunter Biden janë ngritur nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së katër investigime kriminale, që po hetohen veç e veç nga FBI… Po futem menjëherë në temë. Ajo që më bën përshtypje në Shqipëri dhe Kosovë, është fakti se atje ushqehet verbërisht si roboti i komanduar, pa ndërgjegje respekt dhe dashuri miope e pakufi, për qeveritarët, administratën ilegjitime dhe politikanët apo diplomatët amerikanë të majtë të korruptuar, se sa për popullin amerikanë. Të kritikosh qeveritarët dhe politikanët socialkomunistë amerikanë në vendlindje dhe Dardani, fatkeqsisht quhet krim dhe veprimtari “armiqsore”. Po kjo situatë me logjikën e vjetër të mentalitetit bolshevik po ndodh edhe në Shqipëri me Presidentin Ilir Meta, ku një ndër pikat e shkarkimit qesharak të tij ishte pse ai kishte kritikuar qendrimet e majta amerikane, kjoshin këto edhe të ambasadores apo governatores së re të Shqipërisë socialiste në Tiranë. Mos të harrojmë se komunistët e diktaturës, dikur kanë fut në burg, pushkatuar apo internuar me qindra intelektualë shqiptarë pse lavderonin SHBA-në dhe vendet e Europës Perëndimore demokratike, mënyrën e sitemit, demokracinë, lirinë e fjalës, udhëtimit, modën e veshjes, të mirat materiale, ushqimin, pijet, sportin, kulturën, muzikën etj. Po ashtu shumë të rinj të guximshëm, kanë lënë kockat e tyre në kufi, duke u vrarë nga rregjimi komunist, sepse kanë tentuar të largohen nga “lumturia” e Dullës së Gjirokatrës dhe regjimi burg. Këtu të gjithë i kritikojnë politikanët socialkomunistë amerikanë, të vetëquajturin kryetarin e shtetit, senatorët, kongresmenët, governatorët, kryetarët e bashkive etj., sepse ata janë pjesa më negative e shoqërisë amerikane. Ata vodhën, manipuluan e i kthyen në masakër apo maskaradë katastrofike votat e qytetarëve amerikanë më 3 nëntor 2020, duke hyrë në histori si skandali më i madh i shekullit në të gjithë historinë e SHBA-së.
Pyetje: Pse thoni kështu?
Përgjigje: Amerikanët patriotë dhe media anti-komuniste e kritikojnë qeverinë politike ekstremiste socialkomuniste këtu çdo minutë, orë, ditë, javë dhe vite pa pushim. Fatkeqsisht, sot Amerika i ngjason shtetëve tipike komuniste, ku demokracia, fjala e lirë, liria e mendimit dhe e shtypit denohen ashpër, me masa absurde represive nga qeveritarët e paligjshëm, të ardhur fatkeqsisht në pushtet nga manipulimi i votave, çensura, mbulimi profesional i korrupsionit në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti Politik i Drejtësisë (DOJ), etj., nga media e korruptuar e cila totalisht është e lidhur ngushtë me manipulimet e turpshme dhe kriminale. Këtu ekziston dhuna ndaj kundërshtarëve politikë, mediave të pavarura, që kritikojnë me fakte dhe prova Joe Biden dhe ekipin e tij. Sot krimi po shkon në rritje drejt shifrave rekord me numëra astronomikë në shumë shtete, qytete e cila po shoqërohet me mungesën e theksuar të sigurisë së jetës së qytetarëve në shtetet (governatorë dhe kryetar bashkie), ku drejtojnë shumë keq politikanët dhe zyrtarët e lartë të partisë “demokratike”, duke i kthyer administratat e tyre si kopje turpi e vendeve socialkomuniste dhe të pazhvilluara të botës së tretë.
Pyetje: Në Shqipëri dhe Kosovë nuk trajtohen këto tema?
Përgjigje: I vetëquajturi i pari i Zyrës Ovale është i paligjshëm, ndërsa Departamenti i Shtetit, dhe funksionarët e tyre, shpesh dhe me paramendim bëjnë deklarata absurde publike, për të bërë zhurmë policore negative ndaj shtetëve, presidentëve dhe figurave të ndryshme të botës, që janë në pushtet apo opozitë. Këtu askush nuk i beson fjalëve të Biden-it dhe administratës dhe as shtypit të tij servile dhe shumë gënjështar. Të gjithë kur intervistohen nga mediat dhe në rrjetet sociale, bëjnë shaka dhe vënë në lojë fjalimet plot gafa të Biden-it dhe ekipit politik aspak profesional, që i ka rënë në qaf drejtimit të kombit tonë të zgjuar. Kjo mënyrë sjelljeje arrogante si polic ndëkombëtar, bie ndesh me vlerat demokratike universale, etikën e mirësjelljes diplomatike ose e thënë hapur quhen veprime të mirëfillta antidemokratike, ndaj shtetëve të pavarura demokratike dhe mike të SHBA-së.
Pyetje: Po Presidenti Trump a nuk ka vepruar kështu?
Përgjigje: Jo. Presidenti Trump e ka krikuar formën dhe përmbatjen e sotme jodemokratike të administratës globaliste bolshevike, sikurse edhe atë të mëparshme Obama-Biden 1 dhe 2, të vitëve të errëta të Amerikës 2008-2016. Trump, asnjëherë nuk ka diktuar apo është sjellur si polic ndërkombëtarë, gjatë katër vjetëve të suksesshme të administratës shembullore në të gjithë historinë e presidentëve të SHBA-së. Gjithashtu ai asnjëherë nuk ka bërë deklarata imponimi për votën e popujve të botës apo formën e regjimit, që duhet të ndjekin shtetet apo partitë politike në botë, sepse ajo në radhë të parë është vullneti i lirë i shtetasve të tyre, që me votë kanë vendosur formën e sistemit apo regjimit që ata pelqejnë apo përsonat që sërisht ata duan dhe përfaqsojnë.
Pyetje: Ju mendoni se Presidenti Biden është i majtë më globalist që thotë Amerika e Fundit se sa Presidenti Trump që ka aksiomen e suksesshme amerikane Amerika First?
Përgjigje: Së pari, Biden nuk i kontrollon fjalët që flet dhe atij ia shkruajnë pyetjet dhe përgjigjet para kamerave të mëdha. Ai edhe ashtu bën gafa dhe humb kontrollin. Kur një afrikano amerikan i bëri pyetjen: Pse nuk bën kontrollin për aftësinë shëndetsore, sikurse e bëri Presidenti Trump, ai me një gjuhë vulgare dhe pa kulturë iu drejtua gazetarit drejtpërdrejtë: “Po ju pse nuk e bëni testin e drogës!?” Paaftësia e tij mendore dhe fizike, është e kjartë si drita e Diellit dhe amerikanët ndihen keq sa herë që ai del në kanalet televizive vendase dhe të huaj dhe flet në emër të popullit tonë. Ai ka kërkuar të mos pyetet drejtpërdrejtë dhe t’ia japin një ditë përpara pyetjet, në një kohë që Presidenti Trump është përgjigjur pothuajse çdo ditë pyetjeve të 98% të gazetarëve destruktiv, agresiv antiamerikanë, të cilat pyesnin pa asnjë lidhje me temën e Konferencës për Shtyp. Tashmë, kjo është provuar nga vetë Biden, i cili ditën e parë më 20 janar 2021 nënshkroi me një të rënë lapsit mbi 19 urdhëra ekzekutive, duke ç’bërë atë që Presidenti Trump kishte bërë për të mirën e popullit dhe interesave të SHBA-së. Për gjashtë muaj të shkatërrimit të Amerikës, u rritën çmimet e gazit të makinave, ushqimeve, taksat e punëtorëve të shtresës së mesme dhe të varfër, çmimi i makinave, vlera e shtëpive të reja, qiraja e banesave, ilaçet, shërbimet shëndetsore për veteranët e luftrave dhe popullsinë e thjeshtë, shërbimet publike shtetërore dhe private, biletat e autobuzëve, metrove, udhëtimeve me aeroplanë në drejtim të shteteve të tjera, etj., po shkojnë në shifra astronomike, duke rënduar xhepat e amerikanëve. (Shiko të dhënat e tabelës). Emigrantët e jashtëligjshëm të sëmurë me Covid-19, po dynden në kufirin jugorë të SHBA-së (duke krijuar krizën më të madhe e cila po fshehet nga media e majtë e tij), të cilët po depërtojnë papushim nga kufiri me Meksikën në territorin amerikanë miliona trafikantë droge, tradikantë të qënieve njerëzore, vajzave, fëmijëve, prostitutave, banda kriminale, antarë të organizatës terroriste dhe kriminale MS13 etj. Administra socialiste po liron nga burgu njerëz me veprimtari kriminale. Biden, ka filluar ti jap biliona dollarë qeverive të shtetëve komuniste latine, që organizojnë karvanin e emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët fonde Presidenti Trump ia bllokoi menjëherë kur erdhi në Shtëpinë e Bradhë. Nga ana e tjetër Trump, vazhdimisht ka thënë në takimet dhe forumet ndërkombëtare, që çdo shtet është mirë të përdor politikën nacionaliste apo atdhedashëse të interesave të tyre kombëtare, sikurse ai po përdor me sukses shprehjen dhe praktikën America First.
Pyetje: Më konkretisht pse personat publikë dhe politikë shqiptarë nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA?
Përgjigje: Kjo është fantazi e administratës socialkomuniste Biden. Nuk është fjala parimisht këtu për dr. Berishën, por për kedo tjetër. Administrata e Presidentit Trump dhe asnjë administratë tjetër republikane, nuk ka ngritur asnjëherë probleme artificiale me Shqipërinë poskomuniste apo me shtetet e tjera, me përjashtim të shteteve islame, që mbështesin hapur terrorizmin ndërkombëtar dhe në shtetet ku ata ndodhen, mbasi rrezikojnë sigurinë amerikane. Biden dhe ekipi i tij politik, po kërkon të dobësoj simpatizantët dhe përkrahsit politikë ndërkombëtarë të Presidentit Trump, kudo ku ata ndodhen sot në botë. Trump e përkrahu hapur popullin britanik të Brexit, politikanët konservatorë Britain First, etj. Trump mbështeti popullin britanik, për t’u larguar nga organizata globaliste buroktratike majtiste Bashkimi Europian dhe Parlamti Europian, në hollin e së cilës fatkeqsisht sot ndodhen fotot e zeza dhe simbolet komuniste. Këtu gjithçka është bërë dhe do të bëhet për arsye të mirëfillta politike dhe asgjë nuk bëhet sikurse thuhet në konferenca shtypi plot gënjështra, se po bëhet për të “ruajtur” parimet apo vlerat demokratike amerikane dhe botërore. Në Shqipëri apo Kosovë, nuk është vrarë asnjë president nga shqiptarët, kurse në SHBA janë vrarë dy presidente nga amerikanët, njëri ishte republikan brilant Abraham Lincoln dhe tjetri vërtet demokrat me shpirt John F. Kennedy, të cilët për çudi janë vrarë po nga persona të regjistruar si antarë demokratë ose më saktë socialistë.
Pyetje: A mendoni se Amerika sot jo me ligje por me politikë praktike globaliste po kthehet si kopje e vendeve socialkomuniste të Amerikës Latine etj?
Përgjigje: Po. Partia demokratike këtu mbështet nga Antifa dhe BLM, dy organizata marksiste tepër të dhunshme, që shkatërruan Amerikën dhe po djegin flamurin amerikanë etj. Media dhe Big Tech i mbështetin ato fuqishëm me financë dhe propagandë radikale socialiste. Ata si sherrbudallë, duan që Amerika të kthehet në shtet komunist. Në SHBA dhe në vençanti në Washingotn D.C., më shumë se askund tjetër shkelen vlerat dhe parimet demokratike, ligjet, vetë Kushtetuta dhe shumë amendamente të saj nga senatorët dhe kongresmenët demokratë deri në Shtëpinë e Bardhë. Këtu nuk janë problem ligjet, sepse ata janë të përsosura ndër shekuj, por njerëzit, që kanë pushtet dhe abuzojnë me ligjet federale dhe shtetërore e askush nuk i arreston, sepse është krijuar fatkeqsisht Deep State. Departamenti i Shtetit, DOJ dhe administrata socialkomuniste, sot pa pikë turpi mundohet që krizën e thellë të brendshme elektorale, ekonomike, politike, kriminalitetin e madh në rritje në shtetet me administrate demokrate, papunësinë, korrupsionin galopant etj., t’a zhvendosë apo largoj me improvizimin e show-ve mediatike globaliste të majtista, duke shpërqendruar vëmendjen tek tema dhe çështjeve ndërkombëtare të jashtme politike, për figura të huaja dhe shtetet pro amerikane.
Pyetje: Media në Shqipëri thotë të kundërtën e atyre që citoni ju?
Përgjigje: Media globaliste sorosiane në Shqipëri, fatkeqsisht po mundohet t’i shpërlaj trurin popullit të shkretë, që po lufton çdo ditë për mbijetesë, para babzisë së qeveritarëve oligarkë të korruptuar, që mbrohen fatkeqsisht nga ambasada dhe qeveria e njëjtë socialiste amerikane. Ata i referohen apo mbështetën vazhdimisht tek “lajmet” etj., të radio Zëri i Amerikës me zyrat e saj në Washingotn D.C., e cila gjatë katër vjetëve ka bërë më shumë propaganda majtiste kundër presidentit Donald J. Trump, duke i krijuar përshtypjen shqiptarëve në Shqipni e Kosovë, se ashtu është, sikurse themi ne (askushi) është, sepse jemi gazetarë zyrtarë shtetërore të “zërit” të amerikanëve (VOA)!!!! Kjo është gënjeshtër e pastër dhe e turpshme. “Gazetarët” si militantë propagandistë, të cilët nuk shkëputen dot nga forma dhe metodat e shkollës komuniste, bëjnë përkthime dhe deformime të qëllimshme të lajmëve dhe kronikave, sa që shpesh shqiptarët dhe intelektualët, që flasin shumë gjuhë të huaja qeshin me humorin dhe vulgaritetin e tyre idiot dhe banal. Të majtët, që drejtojnë sot SHBA-në janë multi bilionerë, sikurse po ashtu të majtët oligarkë milionerë, që fatkeqsisht drejtojnë në Kosovë dhe Shqipëri. Ata kanë të njëjtat parime ideologjike, por që flasin gjuhë të ndryshme. Këtu vetëm forma ndryshon, sepse përmbajtja dhe stili i veprimit ndërkombëtarë është i njëjtë. A ka korrupsion zyrtarë në administrtat në tre shtete socialiste: Shqipëri Kosovë dhe Amerikë!? Po. Kush flet seriozisht dhe vepron praktikisht për t’a frenuar atë!? Askush, sepse i forti me para bën ligjin, sepse ka pushtetin e rrëmbyer me manipulime, duke vjedhur votat në emër të popullit.
Pyetje: Po radio Zëri i Amerikës seksioni i gjuhës shqipe në cilin pozicion ndodhet sot me zhvillimet e reja politike në vend?
Përgjigje: Hahahahaha (Buzëqesh me ironi). “Media në SHBA, ka vdekur”, ka thënë Sean Hannity analisti më i shquar konservativ, i kanalit televiziv prestigjioz Fox News, një ndër më të shikuar sot në Amerikë. Ne të gjithë kemi ëndrruar, menduar dhe shikuar SHBA-në si një model shembullor të medias bashkëkohore informuese dhe investiguese antikorrupsion, të saktë edhe për temat shqiptare, në trevat tona për shumë dekada. Kjo rregullsi e demokracisë shembullore për të gjithë botën, tashmë është tjetërsuar dhe venitur fatkeqsisht nga vetë gazetarët e korruptuar amerikanë, të cilët me vetëdije i janë larguar misionit fisnik të gazetarit, duke u kthyer në papagallë propagandistë të rëndomtë dhe të rrezikshëm politikë ultra të majtë, të cilët fabrikojnë vetëm gënjeshtra seriale. Për fat të keq, kohët e fundit kanë pësuar zhgënjim të gjithë këtu, si ne emigrantët shqiptarë, amerikanët dhe opinioni dhe media botërore. Pikërisht kjo propagandë Non Stop dhe e shfrenuar anti-demokratike (24/7 për 365 ditë të vitit), gënjeshtare dhe mashtruese marramendse anti-Trump, ka bërë që shumë shqiptarë këtu në SHBA dhe vendlindje t’a shohin fituesin e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 në mënyrë negative. Në zgjedhjet e nëntorit të vitin 2016, këtu nuk u bënë manipulime, vjedhje të votave, sepse meduan se e përdhelura e mediave mbretëresha “demokrate” Hillary Clinton, do të fitonte në mënyrë absolute. Atë ditë kur mbaruan zgjedhjet, mbas numërimit të votave pa manipulime, në orën dy të natës Hillary pranoi humbjen dhe e uroj Presidentin e ri Trump për fitoren e merituar. Revista e majtë TIME, bij e gazetës ultra të majtë The New York Times, kishte përgatitur numërin e radhës, ku në kopertinë me foton e Hillarit ishte shkruar: “Presidentja e parë grua Hillary Clinton”. Ata dhe shumë gazeta dhe revista këtu i hodhën në koshat e mëdha të plehrave faqet e para të tyre dhe ndryshuar menjëherë editorialet, fotot dhe pllakën… Për më tepër, gazeta The New York Times dhe kanali socialkomunist CNN, i kërkuan ndjesë Presidentin Trump, për njëanshmërinë e treguar kundër tij, gjatë mbulimit me gënjeshtra të fushatës elektorale dhe e uruan për fitoren. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i forcës së manipulimit mediatik, e cila ka si qëllim fatkeqsisht shkatërrimin e Presidencës së tij të suksesshme. Kjo për faktin e keq, se 95% e shqiptaro amerikanëve të regjistruar si demokratë (ku përfshihen për fat të keq edhe disa ish të dënuar politik të kohës së rregjimit komunist), që punojnë dhe jetojnë në Amerikë (me shumicë në New York, Michigan (Detroit), nuk e kanë mbështetur asnjëherë antikomunistin, bisnesmenin apo kandidatin e suksesshëm Trump, gjatë fushatës elektorale dhe pas zgjedhjes së tij suprizë si President i 45-të i SHBA-së. Agjencia shtetërore shqipfolëse Zëri i Amerikës, është kthyer në agjenci propagandistike Fake e partisë radikale të majtë “demokratike”, ashtu sikurse janë mediat simotra gënjeshtare këtu. Nëse e ndjek historikun e edicionit të lajmeve apo opinioneve të shkurtëra të saj, gjatë katër viteve të fundit në gjuhën shqipe, del se VOA ka botuar “lajme” apo bërë përkthime, të njëanshme politike, duke u mbështetur si pikë burimore informimi në shumicën e rastëve pranë mediave globaliste të majta Fake News. Ajo në vend që të ishte dhe jetë sot asnjanëse, ka preferuar të shpreh publikisht bindjet dhe preferencat e majta propagandistike, duke mbajtur hapur një qëndrim të njënshëm, kur duhet të ishte e pa-anshme, sepse paguhet nga taksat tona, mbasi aktualisht është Agjenci e Federale e Lajmeve. Sipas platformës zyrtare të saj VofA, duhet të pasqyroj pikëpamjet e Qeverisë Federale të SHBA-së, pra edhe të ish Presidentit Trump, ashtu sikurse kanë vepruar me fanatizëm dhe dashuri patetike për 8 vjet me ish Presidentin e tyre të preferuar globalist komunist Barack Hysen Obamën, gjatë vitëve të zymta 2008-2016 dhe sërisht tani me të vetëquajturin kryetar shteti Joseph Biden Jr. Sot, për fat të mirë, përmes kabllove televizive apo falas, nëpërmjet rrjeteve sociale në vendlindje, shqiptarët kudo që janë i marrin informacionet apo lajmet direkt në internet (anglisht), pa patur nevoj t’ia paraqesin si propagandë me dy standarte gazetarët militantë partiakë “demokratë”, sepse edhe në Shqipëri dhe Kosovë tashmë ndiqen Live kanalet amerikane etj. Në faqen e kësaj agjencie shtetërore amerikane në internet, kemi lexuar raste të njoftimeve nga mediat e fuqishme të majta, sikurse quhen këtu Fake News, duke venë në pikëpytje “besueshmerinë” e tyre, në rolin e gazetarit të pa-anshëm, të cilët paguhen nga taksapaguesit amerikanë, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Kur VofA, ka botuar njoftime nga media ultra e majtë, si: CNN, The New York Times, Washington Post etj., duhet të kishte botuar edhe lajme për të njëjtin teme nga media e pavarura politike si: One American News (OAN) Right Side Broadcasting Network, Newsmax.tv Infowars etj., duke krijuar balancë (barazpeshë), për të ruajtur ekuilibrin e lajmeve dhe analizave “të tyre”. Sot skandalet korruptive të demokratëve fshehen mjeshtërisht dhe qëllimisht nga Fake News, në të cilën bën pjesë edhe Zëri i Amerikës, e cila nuk ndryshon sot aspak nga gazeta Zëri i Popullit, për propagandën e madhe socialkomuniste që bën. Shumë prej propaganduesve “gazetarë” aty, janë bijtë e eterve të diktaturës apo numeklaturës komuniste të kohës së Dullës (Enver Hoxhës), të cilët për habinë e të gjithëve, kanë arritur të depërtojnë mjeshtërisht deri në Washington D.C., duke hartuar përralla dhe fletërrufe kineze, në emër të radios së “zërit” të amerikanëve. Mbi 500,000 artikuj të ndryshëm nga Fake News (shumicën e të cilave fare lehtësisht i gjen në gjuhën shqipe si perkthime edhe në arkivin e lajmeve të VOA), janë publikuar deri tani për “lidhjet” e mundshme të zotit Trump dhe antarëve të fushatës elektorale të tij me Qeverinë e Rusisë dhe Putinin, ku vendet e para i zënë mediat kampione të rrenave, si: CNN, ABC, The New York Times, Washington Post, Daily News, Boston Globe, etj., shkruan gazetari dhe editori Green Wald, themelues i “The Intercept”. Këto media kanë përdorur dy standarte edhe pas daljes së rezultatit të hetimeve të kryesuar nga stafi i majtë “demokratë”, nuk kanë kërkuar falje publike, për mashtrime me rrena të turpshmem, që vazhdimisht i kanë dhënë mediave të tyre të preferuar Fake News, gjë që ka irrituar me të drejtë popullin e thjesht amerikanë.
Pyetje: A mund të na tregoni ndonjë rast të bujshëm dhe konkret që njihet sot në të gjithë SHBA-në?
Përgjigje: Po ka plot. Media globaliste e majtë marksite dhe Big Tech, sot po fshehin me dashje skandalet e shekullit, që janë të provuar me kompiutera laptop. P.sh. djali i ish zv/Presidentit dhe ish senatorit Biden, ka humbur kompiuterin e tij laptop ose më saktë e ka lënë për t’a riparuar tek një dyqan dhe nuk është interesuar më për ta rimarrë atë, sepse ka humbur kontrollin e vetës së vet, nën influencën apo varësinë e tij ndaj drogave si përdorues i rregullt i tyre. Unë kam botuar disa artikuj, në disa website shqiptare dhe këtu në SHBA, pikërisht për këtë çështje delikate, duke u mbështetur tek mediat e pavarura amerikane. Kështu pronari i dyqanit, një ditë kur e ka parë se prurësi i kompiuterit në dyqan nuk po vinte ta merrte dhe kaloi shumë kohë në dyqanin e tij (u bë pronë e tij), e ka hapur. Tekniku, është shokuar për çfarë ka parë dhe lexuar me sy brenda saj. Asokohe vetë mediat e majta si CNN, ABC News, The New York Times, Daily News, Boston Globe, NBC News, Washington Post, Los Angelos Times, etj., shkruanin dhe përgatisnin në television dokumentarë investigativë serial, mbi korrupsionin e madh të Hunter Biden, djalin zv/Presidentit Biden, që po përdorte avionin shtetëror Air Force II. Ky sipas ligjeve amerikane ishte një konflikt i hapur interesi. Këto media, mendonin se Biden nuk do të garonte më për President, se kishte dalë në pension, dhe tani e shjonte atë, sepse i përkiste moshës së tretë. Një ditë pronari i kompiuterit (tekniku) dëshmoi para kanaleve televizve konservatore: Fox News, Newsmax, OAN etj., sepse ishte shokuar kur kishte mësuar se pronari i mëparshëm kompiuterit ishte djali i zv/Presidentit Joe Biden-it. Ai menjëherë ka lajmëruar FBI dhe një kopje të memories ia ka dhënë për siguri avokatit Rudy Giuliani, duke menduar se FBI mund të zhduk provat dhe kompiuterin. Sikurse në Shqipëri, nuk i besojnë me të drejtë kupolës së Policisë dhe Shërbimit Sekret Informativ Shqiptar (si mbetje e Sigurimit të Shtetit Komunist) edhe këtu në SHBA është e njëjta gjë, mbasi historikisht ata (kupolat e tyre) kanë qenë të korruptuar. Rasti i hartimit të Dosjes Fallco, krijimi i “bashkëpunimit” të stafit të fushatës elektorale të kandidatit Trump me Rusinë (kur në fakt u provua e kundërta se ishin demokratët, që kishin bashkëpunuar me Rusinë kundër kandidatit presidencial Trump), apo përgjimet ndaj stafit dhe kampit elektoral, kundër Presidentit Trump nga kupolat e FBI dhe CIA. Meqenëse plasi skandali në media, demokratët që punojnë në zyrat e taksave, u hodhën në sulm, duke derguar tek dyqani i teknikut të kompiutërave dhe telefonave specilistë të taxa-ve, për të investiguar se a i ka paguar ai taksat!!!????. Kjo lojë e presion psikologjik bëhet sa herë që demokratët ekspozohen para korrupsuonit të tyre. Ky laptop personal, përmban dokumente sensitive, si qindra e-maile, mijëra foto skandaloze dhe shumë video të tupshme. Ai fatmirësisht dhe fatkeqsisht tesh 2 vjet është në duart e FBI e cila me paramendim po hesht… dhe një kopje e memories së kompiuterit e ka edhe avokati i Presidentit Trump, ish Kryetari i Bashkisë së New York City Mr. Rudy Giuliani etj. Nga ana e tjetër gazeta e përditshme New York Post, edhe sot çdo ditë po boton në faqet e saj fotot e djalit të Joe Biden-it me shokët dhe miqët bisnesmenë të djalit të tij Hunter Biden. Amerikanët e dijnë këtë gjë, sepse e shohin në mediat alternative kombëtare. Edhe Presidenti Trump, në tubimet elektorale për mbështetjen e kandidatëve republikanë këto ditë të nxehta qershori 2021 në shtetet Ohio, Florida dhe në shumë shtete të tjera, po tregon hapur për këto histori të madhe skandaloze korrupsioni. Pikërisht pse Trump denoncoi korrupsionin e Joe Biden dhe djalit të tij, demokratët në Kongres filluan proçesin gjyqësor të shkarkimit fallco të tij pa fakte dhe prova konkrete. Rrjeti ri ri social GETTR.com, e cila tani po pushton zemrat e amerikanëve patriotë dhe antikomunistë, doli për herë të parë në aplikim në App Store më 4 korrik 2021 (e cila në gjuhën shqipe nënkutpj Të gjithë së Bashku), po boton pjesë nga korrupsioni, që fshehet nga Big Tech dhe media e majtë globaliste socialiste. Kongresmenët “demokratë”, kërkuan në Kongres, e cila fatkeqsisht kontrollohet nga “demokratët” ultra të majtë të fillojnë procesin e shkarkimit të Presidentin Trump, se gjoja ai i ka bërë presion permes bisedës telefonike Presidentit të Ukrahinës, që të hetoj korrupsionin e Biden-it dhe djalit të tij Hunter Biden, me kompaninë e gazit natyror Burisma… Ata deshtuan dy herë në gjyqet e tyre qesharake dhe të turpshme në Senatin Amerikan, të kontrolluar fatmirësisht nga patriotët atdhedashës republikanë. Trump këto ditë vazhdimisht po vë gishtin edhe mbi standartin e dyfishtë të Departamenti të Drejtësisë së SHBA, mbylljen e syve të Prokurorit të Përgjigjshëm, Departamenti të Shtetit, Joe Biden-it dhe të tjera sot, të cilët paturpsisht po heshtin, sepse personazhi kryesor është djali i të vetëquajturit kryetar të shtetit amerikan. Si mund të vendosesh drejtësinë në botë (Shqipëri apo Kosovë) kur vetë Biden dhe familja e tij është e korruptuar deri në fyt!? Kjo nxjerr zbuluar dhe gënjështar vetë Biden-in, sepse ai disa herë ka thënë para mediave, se nuk ka lidhje me bisneset e djalit të tij. Ky është skandal i shekullit dhe korrupsiopni më i madh se i shumë skandaleve të shtetëve të ndryshme të botës të marrë sëbashku, sepse pushtetarët në Amerikë bëjnë sikur “luftojnë” korrupsionin teorikisht para mediave propagandistike dhe vetë janë të zhyrur deri në dhumin e keq të korrupsionit. Deri më sot asnjë herë ndaj shtetasve polikanë anglezë, gjermanë, francezë, finlandezë, kanadezë, australianë etj., nuk përdoren masa fyese dhe të turpshme sikurse po ndodh me Shqipërinë. Sipas kësaj logjikë dr. Berisha ose kushdo tjetër, duhet ti thotë hapur Sekretarit të Shtetit shiko korrupsionin e djalit të bossit tend Joe Biden, që është më i madh dhe më i rëndë se i im etj.
Pyetje: Shqipëria poskomuniste, është shtet demokratik, pruralist e i pavarur. A është demokratike të ndërhysh në punët e brendshme të një shteti demokratik europian?
Përgjigje: Që nga viti 1991, kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike me SHBA dhe në Tiranë u hap ambasada e jonë, diplomatët dhe ambasadorët e saj (shumica e të cilëve ishin fatkeqsisht të majtë), kanë qenë shumë aktiv, duke u sjellur si policë apo governatorë për çfarë po ndodh në Shqipëri. Nga ana e tjetër media, diplomatët, ambasadorët, presidentët dhe kryeministrat e vendit të shqiponjave, asnjëherë nuk kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Qeverisë së SHBA-së, për t’i mësuar ata dhe popullin amerikanë, se për cilin presidentë, kongresmenë, senatorë, sekretar shteti, kryetarë bashie apo governatorë duhet të votojnë amerikanët etj. Ambasadat e huaja të akredituar në Tiranë, si ajo e Polonisë, Rumanisë, Brazilit, Kanadasë, Rusisë, Greqisë, Serbisë, Kroacisë, Italisë, Zvicrës, Hungarisë, Izraelit, Bullgarisë, Palestinës, Iranit, Egjiptit, Spanjës, Meksikës etj., nuk ndërhyjnë në punët e brendshme politike të Shqipërisë apo Kosovës, sepse këto shtete në fjalë, asnjëherë nuk i kanë futur hundët në punët e brendshme politike të shtetëve të tyre. Parimisht lind pyetja e natyshme: A ka qeveria globaliste e majtë e SHBA-së status të veçantë ndërkombëtarë për të ndërhyrë në punët e brenshme të shtetëve demokratike si Shqipëria dhe Kosova!?
Pyetje: Sipas jush a është Shqipëria shtet i pavarur që të kundërshtoj SHBA kur është gabim apo kur ajo sot po mundohet para botës të fshej korrupsion e brendshëm dhe sulmon shtetet e tjera për të njëjtin problem të saj?
Përgjigje: Dy herë Po. Kjo është ajo që shqiptarët naiv nuk e kuptojnë ose për hir të dashurisë socialiste me të majtën amerikane luajnë rolin e naivit apo sherrbudallit, që ende se ka kuptuar se korrupsioni në Amerikë sot ëshë disa herë më i madhi dhe shumë planesh në botë. Së pari, media si makinë e fuqishme informuese me shumë alternativa këtu, flasin dhe shkruajnë non stop çdo ditë për këtë gjë. I paafti Biden sulmon botën dhe vendet e Ballkanit për korrupsion. Askush nuk e ka kundërshtuar këtë gjë deri tani edhe nëse kjo formë policore, është e dukshëm dhe e turpshme si një absurditet apo shkelje e hapur pavarësisë politike të shtetëve të pavarura dhe demokratike. Pra, ambasadorët e SHBA-së gjatë 30 vjetëve atje, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të qeverive të ndryshme të Tiranës (dikur “blu” dhe sot kuq), duke i mësuar ata sesi të veprojnë apo përcaktuar se kush politikan është i mirë dhe kush është i keq deri në etiketimin e ri si “persona non gratta”. Ata kanë përkrahur idetë liberale komuniste dhe neo-komuniste, gjoja duke shfrytëzuar me hipokrizi fjalën demokraci dhe liri e shprehjes edhe për idetë komuniste. Qeveria socialiste amerikane, nuk vepron me këtë standard ndaj vendeve të pasura të Europës apo kjoftë edhe Rusisë, të cilat nuk e pyesin sesi të administrojnë shtetet e tyre të pavarura. Në takimin rutinë të G-7, më 11 qershor 2021 në Europë, i vetëquajturi kryetar i shtetit amerikan Joe Biden u la në hije, në fund të rreshtit dhe nuk ishte asnjëherë në fokus të kamerave. Ai iu fsheh me mjeshtëri gazetarëve ndërkombëtarë dhe amerikanë, që donin ta pyesnin për manipulimin e zgjedhjeve të 3 nënrorit 2020, pse 75,000.000 amerikanët nuk e njohin atë si kryetar shteti të tyre, apo se kush është ai dhe djali i tij “bisnesmeni” Hunter Biden, që po hetohet nga DOJ dhe FBI për veprimtari kriminale. Pse Biden nuk kërkon hetimin e zgjedhjeve kur kundështari i tij elektoral Trump me të drejtë nuk i njeh ato. Nese ai vertete ka fituar pse ka frikë nga investigimi dhe rinumërimi i tyre në 50 shtete të SHBA-së. Pothuajse 70% e amerikanëve, sot kërkojnë rinumërimin, investigimin dhe arrestimin e atyre hajdutëve, që organizuan manipulim kriminal të votave të qytetarëve amerikanë. Disa gazetarë europianë, i rreshtuan apo publikuan pyetjet e tyre në websitet dhe statuset në profilet e tyre në rrjetet sociale. Gazetarët europianë dhe amerikanë, pa asnjë shkak nuk u lejuan personalisht nga Biden, që t’i bënin atij pyetje, ashtu sikurse ndodh rutinë në SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë, ku ndalohet rreptësisht që gazetarët amerikanë t’i bëjnë pyetje “burrit” të madh të shtetit sot pa atutoritet, prestigj, respekt dhe peshë në SHBA dhe botë. Së dyti, asnjëherë shqiptarët nuk i kanë kundështuar amerikanët, për arsye të mosdijës apo frikës. Askush në Shqipërinë apo Dardaninë e “burrave”, nuk ka guximin të kundërshtojë apo pyes atë që e kritikon me paramendim dhe njëashmëri apo i mëson sipas qefit apo interest të vet politik, sesi duhet të sillet politikisht apo drejtoj vendin e tij. Së treti, nuk kam lexuar që një ambassador i Shqipërisë në Washington D.C., të ketë kritikuar apo mësuar qeverinë amerikane, sesi duhet të qeverisë vendin e saj apo të arrij deri aty sa të thotë se p.sh. se ish Presidenti demokrat Bill Clinton nuk bëri mirë që u mpleks me stazhieren e vet Monika Levinski në Shtëpinë e Bardhë ose pse Clinton nuk u denua nga sematorët, sepse me fakte dhe prova u gjet fajtor në 17 çeshtje… dhe çështja ndaj tij u pushua. Askush nuk ka thënë pse zotit Clinton iu heq e drejta (liçenca) për të ushtruar profesionin e avokatit dhe pse se ai nga që ishte i “ndershëm” pagoi $850,000 dëmshpërblim për një grua tjetër, që u vërtetua me fakte dhe prova se zoti Clinton kishte shkelur etikën e vendit të punës si President. Kjo ndodhi edhe gjatë vitit 2019 ndaj pensionistit dhe kandidatit demokrat Joe Biden. Media (CNN, The New York Times, Washington Post etj.) dhe Big Tech, vazhdimisht injoroi rastet e 8 (tetë) grave, që e akuzonin me emër dhe mbiemër ish senatorin dhe ish zv/Presidentin “demokrat”, duke i mbuluar skandalet e tij, vetëm pse ai është njësoj si ata me bindje të majta politike. Së katërti, asnjë përfaqsues i Ambasadës së Shqipërisë apo Kosovës në SHBA, nuk ka marrë pjesë si vëzhgues tesh 30 vjet në zgjedhjet elektorale për president apo edhe për karriget në Kongres dhe Senatin Amerikan këtu, sikurse kanë vepruar rregullisht amerikanët me ambasadat tona në Tiranë dhe Prishtinë, duke udhëtuar vazhdimisht në shumë qytete të Shqipërisë, për të parë se si e për ke po votojnë shqiptarët etj. Asnjë ambassador i Shqipërisë në SHBA, nuk ka thënë se zgjedhjet presidenciale në Amerikë, më 3 nëntor 2020 për President ishin të manipuluara, pra ishin një masakër e vërtetë, skandaloze dhe të vjedhura totalisht etj. Manipulimi i zgjedhjeve u bë nga demokratët në 7 (shtatë) shtetet konservatore republikane (që në vitin 2016 kishin votuar për Trump), ku deri në mes të natës Presidenti Trump ishte në avantazh të thellë nga 400,000 deri në 900,000 vota në shtatë shtete të fushëbetejës.
Pyetje: A mendoni se trojet tona shqiptare si Shqipëria dhe Kosova janë koloni e SHBA-së!?
Përgjigje: Sigurisht që Jo. Ambasadorët globalistë të SHBA-së në Tiranë dhe Prishtinë, nuk kanë pse t’i kërkojnë llogari popullit shqiptar apo partive politike të tyre, se ke duan ata që të zgjedhin, për t’i përfaqsuar ata dhe vullnetin e tyre politik në Parlamentin e Shqipërisë apo Kuvedin e Kosovës. Ato duhet të tregojnë në fillim sesi u vodhën votat në 7 shtetet republikane amerikane, të cilat u bënë blu nga media, Big Tech etj. Korrupsioni i votimeve në SHBA është disa herë më i madh se në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri, ku thuhet se u blenë votat nga qeveritarët në pushtet. E njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet presidenciale, Konges dhe disa vende në Senat, ku gjykatat e vogla të shteteve, gjykatat supreme të shteteve të ndryshme dhe deri edhe Gjykata e Lartë e SHBA-së nuk pranoi të marrë në shqyrtim aktet e manipulimit të votimeve të popullit amerikan, që i paguan rregullisht këto prokurorë të lartë nga taksat e përvitshme. Ambasadorët e SHBA-së në Tiranë dhe Prishtinë sillen atje sikur të ishin policë apo governatorë të shteteve koloniale, kur dihet se as Kosova dhe as Shqipëria nuk janë shtete të SHBA-së. Ambasadori ynë në Tiranë dhe Prishtinë fatkeqsisht deri më sot nuk ka skjaruar gazetarët shqiptarë në konferencat e shtypit mbi skandalet e familjes Biden, korrupsionin dhe 4 çeshtjet kriminale të djalit të Joe Biden. Mediat amerikane të majta dhe të djathta kanë shkruar vazhdimisht mbi familjen Biden qysh nga viti 2013-2014 deri tani në vitin 2021. Asnjë pyetje nuk kanë bërë ata për “bisnesmenin” Hunter Biden, sepse kanë frikë nga ambasadorët tanë atje, që në një formë a tjetër mund të ndikojnë që t’i heqin ata nga puna si gazetarë. Këtu politikanët, presidentët, senatorët, kongresmenët, governatorët, kryetarët e bashkive etj., zyrtarë shtetërore më shumë shikojnë interesat e veta politike dhe të partisë që përfaqsojnë, se ata të popullit amerikan në tërësi. Sot asnjë media e djathtë konservatore, nuk ka shkruar asnjë fjalë për deklaratën e Antony Blinken Sekretarit Amerikan i Shtetit (Departamentit të Shtetit) këtu, që në fakt nuk përfaqson popullin amerikan në D.C., sepse 75,000.000 patriotë amerikanë nuk i njohin zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 dhe Biden kukëll, i cili, është krijesë artificiale e pastër e korrupsionit dhe vjedhjes së votave, media globaliste dhe Big Tech. Makina e çmendur mediatike e majtë globaliste dhe profesioni i gazetarisë, fatkeqsisht është kthyer prej kohës në zëdhënëse apo papagall i verbër i partisë “demokratike” në SHBA.
Pyetje: A i kushtuan vëmendje mediat amerikane rastit të Dr. Berishës?
Përgjigje: Jo. Në Shqipëri gënjehet pa pushim dhe profesionalisht, sepse nuk mund të shkëputen nga shkolla dhe doktrina komuniste. Fjalët dhe veprimet e Biden-it dhe stafit të tij nuk shikohen me seriozitet këtu, por merren me humor dhe si shaka të ditës. Gafat e tij të shumta në fjalët pa lidhje, që nxjerr nga goja dhe habia e fytyrës së tij vihen në lojë menjëherë nga media dhe rrjetet sociale, të cilat kanë ndjekje dhe shikueshmëri humoristike të madhe këtu. Ata janë show argëtues dhe burim frymëzimi për karikaturistët e zgjuar amerikanë. Këto ditë i vetmi papagall i Bidenit ishte kanali televiziv ABC “News” (kanali 7), i cili, nuk është në rrjet kabllor dhe kështu “lajmet” e tij rutinë janë të pabesueshme dhe vetëm thjeshtë mbetën “njoftime” boshe politike propagandistike të majta. Ky kanal socialist, vetëm vetëkrijon “lajme” nga zyrat propagandistike të Partisë “Demokratike” dhe Big Tech, që e sponsorizon mbijetesën e tij. Kanali në fjalë asnjëherë nuk jep lajme origjinale, që ndodhin këtu në terren dhe botë. Dikur gjatë vitëve 2013 deri në vitin 2017, ky “kanal” televiziv ka folur zi e më zi për Biden, sepse nuk mendonte se plaku i pensionuar Biden (i cili jetonte në katin e nëndheshëm të shtëpisë së tij, i mbuluar me dy maska të zeza) do të vendosej nga Big Tech dhe Partia Komuniste e Kinës në Shtëpinë e Bardhë Kineze. Ky kanal është falas, ashtu sikurse RTSH në Shqipëri, të cilin fatmirësisht nuk e shohin as vetë taksapaguesit e detyrueshëm shqiptarë, sepse bën propagandë rutinë neveritëse qeveritare socialkomuniste. Gazeta online Boston Globe, që kishte dy rreshta njoftimi, është një faqe tjetër propagandistike e majtë dhe aspak serioze, ku agjencitë e tjera të lajmeve asnjëherë nuk i referohen si burim informimi. Së fundi, të gjithë këtu e dinë se makina e madhe mediatike globaliste dhe gazetaria profesionale e përkushtuese për të thënë të vërtetën në SHBA, ka vdekur me kohë, sikurse thotë gazetari dhe analisti i shquar nga New York-u Sean Hannity, konservatori më i shikueshëm i kanalit televiziv Fox News.
Pyetje: A mund të hetohet dhe zhvillohet gjyqi ndaj djalit të Joe Bidenit?
Përgjigje: Një ditë po. Nëse Biden nuk do të ishte zv/president i SHBA-së a do të ishte Hunter Biden në bordin e kompanisë Burisma dhe a do të paguhej pa merita profesionale me shuma marramendse mujore 80-120,000 dollarë dhe vjetore 1.5 milion dollarë, me të cilën nuk paguhen as ekspertët më profesionale amerikanë në kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit natyror në SHBA dhe botë!? Sigurisht që Jo. “Bisnesmeni” Hunter Biden e ka pranuar vetë (në një intervistë dhënë një kanali të majtë televiz në Amerikë), se është në Bordin Drejtues të Kompanisë Burisma dhe është paguar shumë, sepse babai i tij ishte zv/President i vendit. Departamenti i Drejtësisë (DOJ) i administratës Obamës-Biden 2, nuk e ka hetuar Biden për konflikte të interest personal, gjatë kohës që ai ishte zv/President i SHBA-së 2008-2016. Atëherë lind pyetja e natyrshme: Pse nuk hetohet DOJ e korruptuar për shkelje të dhe mbulim të qëllimshëm të shkelësve të ligjit të shtetit amerikan nga Joe Biden që asokohe ishte zv/President i SHBA-së!? Në këtë lojë korruptive masive, janë përfshirë edhe fëmijët e figurave të tjera të larta të partisë “demokratike” amerikane. Gjithashtu kohët e fundit nga disa gazetarë investigativë të gazetës The Hill, (që del edhe online) e cila botohet në Washington D.C., kanë dalë në qarkullim disa libra investigative mbi familjen Biden dhe djalin e Joe Biden “bisnesmenin” Hunter Biden… Sapo ka dalë në qarkullim libri i ri, me autoren Miranda Devine, me titull: “Laptop from Hell”: Hunter Biden, Big Tech, and the Dirty Secrets the President Tried to Hide (Hardcover), e cila shitet në amazon.com dhe kushton $23. Zonja Devine, është gazetare investigative profesionale dhe shkruan për të përditshmen New York Post. Për Biden nuk kanë votuar më shumë se 5 milion vetë. Votat e tjera (80 milion sipas mediave, Big Tech dhe vetë Biden-it) janë vjedhur hapur me kompiuter, mbasi maqinat kompiuterike kanë rinumëruar për inerci disa herë dhe shpesh duke futur demokratët fletët e votimit, sepse kështu janë programuar me kujdes nga hakerët amerikanë të afërt me partinë socialiste këtu dhe shtetet e huaja, të mbështetur financiarisht nga Soros, Kina komuniste etj.
Pyetje: Po flitet shumë për racizmin në SHBA. Cila është e vërteta?
Përgjigje: “Demokratët” këtu, kanë përdorur me sukses kartën e ish racizmit dhe ish skllavërisë tesh 221 vjet, duke manipuluar ndjenjat e njerëzve me ngjyrë, që janë shumë sensitive (kur kujtojnë historinë e hidhur të paraardhësve të tyre) nga këto dukuri negative të shoqërisë amerikane, duke i mbajtur peng brenda partisë komuniste dhe marksiste “demokratike”. Këto të ashtëquajtur lidër me ngjyrë demokratë edhe pse e dijnë se partia demokratike amerikane krijoi dhe drejtoi masivisht për dy shekuj organizatën më raciste dhe diskriminuese të KKK-së, nuk ua tregon asnjëherë pjesëtarëve të komunitetit të tyre historinë reale. Edhe kur ish senatori me ngjyrë afrikano amerikanë ish Presidenti Barack Hysen Obama drejtoi administratën e partisë së tij socialkomuniste “demokratike” 1 dhe 2, papunësia dhe kriminaliteti brenda këtij komuniteti ishte në shifra rekord në të gjithë historinë e SHBA-së, gjatë vitëve të errëta 2008-2016. Vrasjet më të mëdha janë brenda komunitetit të tyre. Nëse Amerika do të ishte raciste Obama nuk do të kishte fituar dy herë garën për President në vitin 2008 dhe 2012. Njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë në SHBA përbëjnë 13% të popullisë së përgjishme të vendit, kurse njerëzit e bardhë 60% të popullsisë së përgjigshme në Amerikë. Nuk besoj se ka nevoj për koment. Dhe për këtë plagë të shoqërisë së tyre edhe sot në Chicago, New York, California etj., nuk flet dhe shkruan media dhe “liderët” e tyre me ngjyrë afrikano amerikanë dhe media globaliste si CNN, Washington Post, Daily News, TIME, The New York Times etj., nuk flasin dhe shkruajnë. Ish Presidenti Obama, që është pjesëtarë i këtij komuniteti me ngjyrë afrikano amerikanë hesht si gur varri. Ata pra masivisht dy herë e kanë votuar Obamën për President, dhe në Chicago ai ka marrë më shumë vota se asnji kandidat presidencial demokrat tjetër tesh 200 vjet. Nëse ndodh që një polic i bardhë vret aksidentalisht një njeri me ngjyrë, për arsye detyre (gjatë sherbimit) ata menjëherë si me telekomnë fillojnë protestat masive “paqësore”, sepse nxiten nga media globaliste, që i hedh benzene zjarrit… Ata votojnë rresht për një tesh 221 vjet rregullish për PD-në edhe pse ajo historikisht i ka keqpërdorur vazhdimisht, vetëm për vota apo mbajtur në skllavëri dhe diskriminim racorë, përmes krijimit te organizatës raciste KKK. Partia “demokratike” amerikane, fatkeqisht nuk u ka lejuar atyre aprovimin e ligjit për të fituar lirinë ose më saktë për të hequr skllaverinë, që i ka munduar dhe diskriminuar padrejtësisht për shumë kohë. Mirëpo asokohe u desht inisiativa e guximshme dhe larpamëse e avokatit dhe Presidentit të shquar republikani Abraham Lincoln, që njerëzit me ngjyrë në të gjithë vendin të fitojnë lirinë dhe drejtësinë e shumë kërkuar.
Pyetje: Pse humbi Presidenti Trump?
Përgjigje: Ai nuk humbi, por ia vodhën votat dhe manipuluan ato masivisht në të gjithë SHBA-në. Ky ishte një skenar i parapërgatitur me kujdes tesh 4 vjet nga politika globaliste anti-demokratike dhe anti-amerikane e multibilionerit komunist George Soros-it (i cili kishte deklaruar se do të mbarojë shpejt fenomeni Trump) dhe makina popagandistike Big Tech, që me ndihmën e kinezëve, iranianëve dhe mbi 70 shteteve të tjera socialkomuniste dhe socialiste në Europë (duke përfshi këtu edhe satelitin hapsinor të spiunazhit në pronësi të Vatikanit, me emrin ‘Leonardo’…) dhe botë, të cilët bashkarisht ndërhynë hapur dhe armiqësisht, përmes sistemit të internetit, duke manipuluar, vjedhur apo ndryshuar lehtësisht votat e popullit amerikanë nga Trump tek Biden, permes makinave të numërimit (Dominiom) të fletëve të votimit në 50 shtete të SHBA-së. Këtu del në dritë edhe një fenomen tjetër negativ dhe korruptiv, se shteti i Vatikanit, pra Selia e Shenjtë, harxhon bioliona dollarë, për satelitin hapsinor të spinazhit të quajtur Leonoardo, kur miliona besimtarë katolikë në Afrikë, Amerikën Latine, Azi, etj., vuajnë për bukën e gojës, drita, ujë të pijshëm, veshmbathje, shtëpi banimi, përparim, nxjerrjen nga prapambetja, të drejtën e votës, sepse drejtojnë dikaturat komuniste etj. Ata zotërojnë biliona dollarë dhe euro të spiunojnë shtete dhe qeveritë e botës. Shtetet e huaja e urrejnë demokracinë amerikane, me mënyra të turpshme dhe anti-demoktatike. Ata nxorën brenda disa orëve mbas mesit të natës si fitues plakun e pencionuar dhe të harruar Joe Biden, i cili, jetonte asokohe ditët e pleqërisë në katin e nëndheshëm të shtëpisë së tij, i mbuluar në fytyrë me dy maska të zeza 24/7. Gjatë 4 vjetëve të drejtimit të Trumpit si president, fatkeqisht asnjë parti politike në vendlidje dhe Kosovë nuk e mbështeti politikisht dhe moralisht liderin e amerikan të djathtë bisnesmenin e suksesshëm, ndonëse sot politikanët me shumë flamuj bërtasin para mediave se shqiptarët i duan amerikanët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Pak njerëz e kanë mbështetur Presidentin Trump këtu, sepse shqiptarët emigrantë në tërësi trashëgojnë nostalgjinë për diktaturën dhe dashuri deri në adhurim prej budallai për socializmin bolshevik utopik.
Pyetje: Pse janë kaq të fuqishme Antifa dhe BLM në SHBA?
Përgjigje: Kjo është sot pjesa më e errët e Amerikës. Organizatat marksiste mbështeten nga senatorë, kongresmenë, governatorët, kryetarët e bashkive dhe liderët e komunitetit me ngjyrë afrikano amerikanë këtu. Ata janë lëvizje të mirëfillta marksiste të dhunshme (shiko webitet e tyre), të cilat kanë pasur, kanë mbështetjen morale nga partia demokratike e gomerëve blu. Dihet se Antifa dhe BLM, dogjën në sheshe me qindra flamuj amerikanë, shkatërruan edhe bisneset e qindra dhe mijëra pronarëve të mesëm të njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë, duke u sjellë atyre miliona dollarë dëme material dhe lënë pa të ardhura jetese familjet e tyre. Bisneset e tyre edhe sot janë të mbyllura. Kjo ndodhi edhe në shtetin e New York-ut, ku drejojnë të majtët. Ata nuk u ndalën me kaq, por rrëzuan një mbas një bustet e shumë presidentëve të SHBA-së, të ushtarëve, gjeneralëve të Konfederatës, personaliteteve të historisë së lavdishme të popullit amerikan, për të vetmin faj pse ata ishin të bardhë.
Pyetje: Po me Kolombin çfarë paten?
Përgjigje: Nga regjistrimi i dëmeve të monumenteve historike dhe kulturore, del se Antifa dhe BLM, arritën të shkatërrojnë 130 munumete historike, dhe mbi 30 buste të lundërtarit epokal Kristofor Kolombit, që nuk ka asnjë lidhje me ish-skllavërinë apo ish-racizmin e njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë në SHBA. Edhe busti i indianit të famshëm Muhamet Gandit, që për respekt të indiano amerikanëve ndodhet në një shtet të jugut të SHBA-së u zhgarravit e u demtua keq nga barbarët e dhunshëm të BLM dhe Antifa. Po ashtu me qindra kisha katolike dhe simbole të kryqit apo fugure të shenjta u shkatërruan rëndë nga racistët dhe ateistët marksistë, të cilët i demtuan e i përçudnuan me bojëra. Sleepy Joe Biden dhe ish senatorja Kamala Harris, i kanë mbështetë qysh nga fillimi me deklarata grupet e dhushme si Antifa dhe BLM. Administrata e paligjshme O-Biden 3, kanë qenë kundër forcave të rendit të policisë dhe kundër vaksinave amerikane në luftë kundër Covid-19 (C-19vax), që doli në një kohë rekord, në saj të punës së madhe të ekipit të administratës Trump. Dyshja hipokrite Biden dhe Harris, deklaruar se nuk do t’a marrin vaksinën, sepse ka dalë nën kujdesin e administratës së Presidentit Trump. Ata mashtruan popullin amerikan, sepse ishin ata të parët që u vaksinuan (dhjetor, 2020) para mediave të tyre propagandistike dhe sot bëjnë zhurmë të madhe, që të gjithë amerikanët duhet ta marrin sa më parë vaksinën. Biden me shumë fytyra arriti deri aty sa që vizitoi në kulmin e tradizave një kishë metodike të njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë dhe në shenjë hipokrizie u ul në gjunjë para antarëve të BLM. Këtë ai e bëri për të marrë votat e tyre. Presidenti Trump asnjëherë nuk u ul në gjunj para proetstuesve të dhunshëm antiamerikanë, që dogjën Amerikën, por tha se i ulet në gjunj vetëm Zotit. BLM dhe Antifa, vandalizuan duke lyer me bojëra të ndryshme memorialin e madh kushtuar Presidentit Abraham Lincoln, që ndodhet në Washington D.C., pranë Capitol Hill. Kur kjo foto qarkulloi në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter (si mbështetës moral të BLM dhe Antifës) bllokuan botimin e krimit anti-amerikanë dhe shpërndarjen e tyre, duke thënë se është një lajm falsë. Komuniteti italiano amerikanë në disa shtete, u indinjua shumë nga vandalizmat e qëllimshme dhe me armët e tyre me leje (që ua garanton me ligj amendamenti 2 i Kushtetutës), dolën të bashkuar për t’i mbrojtur monumentet dhe statujat historike të Kristofor Kolombit etj., nga vandalistët anti-amerikanë, të cilët të irrituar sulmonin vazhdimisht kudo të shkatërronin Columbus Day, memorien e lavdishme të historisë së SHBA-së. Kur ka jetuar lundërtari i zbulimit të Amerikës italiani Ameriko Vespucci dhe bashkatdhetari dhe gjenovezi tjetër i shquar lundërtari italian Kristofor Kolombi nuk ka pasur afrikano amerikanë në tokën e sapozbuluar të Botës së Re. Kujtojmë, se kur ai e zbuloi Amerikën në vitin 1492, këtu nuk ka ekzistuar nocioni skllav dhe skllavëria. Dihet se asokohe këtu nuk ka pasur asnjë afrikano amerikanë, spse ata erdhën në Amerikë dy shekuj më vonë si skllevër nga kontinenti i Afrikës. Ata u shitën si skllevër apo mall tregu nga vetë njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë, që ishin kryetarë të fiseve primitive të xhunglave apo fshatrave të shtetëve të Afrikës, të cilët i tregtonin vazhdimisht ato në panairin e tregjeve, ku tregtarët i blenë e i përdorën si punëtorë më meditje asokohe në fermat apo bisneset e tjera të tyre… Këto antarë të BLM, në emër të kartës së vjetër të ish-racizmit dhe ish-skllavërisë, rrëzuan monumentet dhe bustet e disa presidentëve të SHBA-së. Më sëshumti ata shkatërruan dhe u vendosën kabllot metalike në fyt busteve të presidentit republikan ish avokatin Abraham Lincoln, i cili, burrërisht hoqi me dekret shtëror skllavërinë e njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë në të gjithë SHBA. Kushdo e di se në Amerikë, gjatë trazirave të dhunshme, asnjë bust apo monument i njerëzve me ngjyrë nuk u shkatërrua, lye me bojëra, zhgarravit me grafit, barbarizua apo tërhequr me kallo metalike nga njerëzit e bardhë. Kush po e përdor sot kartën e racizmit për të shkatërruar historinë e lavdishme amerikane!?
Pyetje: Biden habiti botën dhe vendin e tij kur kritikoj Presidentin Abrahim Lincon dhe e fyu atë rëndë?
Përgjigje. Po është e vërtetë. Ai në këtë rast fyu hapur atë. Media e mbuloi Biden, dhe heshti si gur varri, duke lejuar fyerjen e historisë së lavdishme të popullit amerikan. Joe Biden gjatë debatit të fundit televiziv me Presidentin Trump, në vitin 2020, tha publikisht se “Presidenti Abraham Lincoln, ka qenë presidenti më racist në historinë e SHBA-së…” Populli amerikan u shokua nga kjo deklaratë e Biden-it e mbushur me gjuhën e urretjes pa arsye dhe fakte, për kundershtarin politik republikan. Po rata që u habitën më shumë ishin vetë njerëzit me ngjyrë afrikano ameirkanë. Pse nuk sulmohet asnjëherë ish presidenti Barack Hysen Obama, që nderoi në ceremoninë e varrimit, mikun e tij të shtrenjtë senatorin demokrat Robert C. Byrd, në elegjinë përkushtuar për 10 minuta liderin kryesor të kupolës së organizatës raciste KKK!? Në fakt kjo është gënjeshtër e turpshme dhe mashtrim i hapur publik. Biden është një rrencak profesionist. Famirësisht, sot këtu të gjithë e dijnë se është e kundërta, mbasi është pikërisht gënjeshtari Joe Biden, që me prova oratorike publike e ka treguar devotshmërinë e tij konkrete mbi racizmin, gjatë karrieres 50-vjeçare si senator dhe zv/president i SHBA-së. Ai duke sulmuar Presidentin brilant Lincoln, me tinzarllek të sprovuar, mundohet të mbuloj fajet e veta të shumta mbi racizmin e tij. Makina e fuqishme mediatike politike e majtë e kaloi këtë gafë dhe urretje personale politike për Presidentin Lincoln me një heshtje miratimi të padrejtë. Edhe sot e kësaj dite, Biden nuk është pyetur nga media asnjëherë për këtë deklaratë të turpshme të tij. Ai nuk ka kërkuar falje trashigimtarëve të familjes Lincoln, popullit amerikan, për këtë fyerje të rëndë publike.
Pyetje: Media e akuzon Biden si racist. A ka fakte për ketë gjë?
Përgjigje: Po. Historia amerikane, na kujton se zv/Presidenti i SHBA-së Joe Biden, në fjalimin e vitit 1993 në Senatin Amerikan, duke nxitur miratimin e ligjit kundër krimit në rritje në vend, hapur paralajmëroi me oratorin e tij diskriminuese ndaj komunitetit me ngjyrë afrikano amerikanë, duke thenë se: “Ne kemi grabitqarë në rrugët tona, për shkak të neglizhencës së krijuar nga shoqëria. Ky është një koment i trishtuar për shoqërinë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i heqim nga shoqëria”. Në fjalimin e tij Biden i përshkroi njerëzit me ngjyrë kështu: “Shumë të rinj apo dhjetëra dhe mijëra prej tyre, janë të lindur jashtë martese, pa prindër, pa mbikëqyrje, pa ndonjë strukturë, sepse janë pa ndonjë ndërgjegje të zhvilluar … sepse ata nuk janë shoqëruar, nuk kanë pasur një mundësi. Ne, duhet të përqendrohemi tek ata tani, sepse nëse nuk e bëjmë këtë, një pjesë e tyre, do të bëhen grabitqarë në 15 vjetët e ardhshme.” Biden, shtoi se nuk i interesonte “pse dikush është keqbërës në shoqëri” dhe se kriminelët duhej të ishin “larg nënës sime, burrit tuaj, familjeve tona“. Hipokriti senator, mbrojti ligjin e krimit të vitit 1994 si një e tërë në një intervistë në vitin 2016 me kanalin televiziv të majtë CNBC, duke thënë, “Në përgjithësi, ajo që bëri në të vërtetë, ajo restauroi qytetet amerikane“. (Biden in 1993 speech pushing crime bill warned of ‘predators on our streets’ who were ‘beyond the pale’ (CNN)).
Pyetje: A është e vërtetë se Biden tha se e kishte Robert Byrd një mik, mentor dhe udhëzues?
Përgjigje: Po shumë e vërtetë. Sërisht nga nëna histori këtu mësojmë, se senatori “demokrat” Joe Biden tha publikisht se e kishte Robert Byrd e KKK një mik, mentor dhe udhëzues. Nënkryetari shtetit dhe Presidenti i Senatit Joe Biden Jr. u shpreh me elegjinën e tij me lot dhe dhimbje të thellë në shpirt, se ai linderi drejtues i KKK ishte: “Një mik i imi shumë i ngushtë, një nga mentorët e mi, një djalë që ishte atje kur isha një fëmijë 29-vjeçar duke u betuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Menjëherë pas kësaj, një djalë që qëndroi në shi, në një shi të madh, duke ngrirë shi jashtë një kishe ndërsa unë varrosa vajzën time dhe gruan time para se të bëja betimin … Ne humbëm dekanin e Senatit të Shteteve të Bashkuara, por edhe shteti i Virxhinias Perëndimore humbi avokatin e tij më të ashpër dhe, siç thashë, humba një mik të dashur.” Media e majtë globaliste manipulative dhe Big Tech, po mundohen sot t’i mbulojnë me gjethe fiku gabimet e qëllimshme të Biden. Ata nuk duan t’a përmendin faktin publik, se Biden ishte më i ngushtë i senatorit demokrat Robert Byrd, një ndër kokat e udhëheqjes politike dhe ideologjike të organizatës raciste KKK dhe figurë e madhe dhe qendrore në Senatin Amerikan asokohe. “Në rast se e keni harruar, Joe Biden dha lavdërimin në funeralin e Robert Byrd. Ai ishte një rekrutues klansman që filibustroi aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964 për 14 orë,” shkroi Ryan Fournier, bashkë-kryetar i grupit politik Studentët për Trump. Sikurse dihet “Joe Biden e quan atë një ‘mentor’ dhe një ‘mik’. Joe Biden është racist“. Nga ana e tjetër kujtojmë se edhe Presidenti demokrat John K. Kennedy u vra në vitin 1963 nga një mbështetës i rregjistruar si demokrat (socialkomunist), sepse JFK prishi hapur planet e shtetit bolshevik ish Bashkimit Sovjetik, të drejtuar asokohe nga Nikita Hrushovi, i cili, synonte të vendoste armë mbushje nukleare (bërthamore) të rusëve në Kubën komuniste të Fidel Kastros… Rusët më pas u larguan me deshtim, pa mundur të realizojnë ëndrrën e tyre…
Pyetje: A mësohen idetë utopiste komunistë dhe socialiste në shkollat e mesme dhe universitet amerikane?
Përgjigje: Fatkeqsisht dhe tupërisht Po. Ato për fat të keq mësohen dhe mesuesit dhe pedagogët kudo kanë bërë që tu shpërlahet truri dhe besojnë si naiv si dikur në Shqipëri në vitet 1944-1990. Për fat të keq në Shqipëri nuk njihet realisht historia e SHBA-së. Këtu në shkollat e mesme dhe të larta, në orët e mësimit dhe leksione në universitete bëhet shumë propagandë e majtë komuniste dhe socialiste dhe mbi racizmin se gjoja ekziston në ditët tona. Sot prindërit po protestojnë pranë bordeve të shkollave publike, ku ata fatkeqsisht kanë fëmijët e tyre. Politika e tyre po kundërshtohet me forcë nga prindërit e tyre, që përfaqsojnë realisht zemërimin e ligjshëm dhe zërin e popullit amerikanë. Në shkollat e mesme injektohet helmi i komunizmit, duke bërë propagandë origjinale komuniste apo krijuar dhe rritur viktimat ideologjike të pafajshme pa vlera. Nëse ata ftohen në një protestë në rrugë, shumë prej tyre vihen në rresht të parë, pa e ditur dhe vetë ata pse ndodhen në shesh. Prandaj amerikanët e rinj e duan komunizmin këtu, sepse vetë mësuesit liberalë janë aktivistë e propagandistë utopist komunistë. Ndoshta atyre që e lexojnë këtë fragment, mund të mendojnë se këto përcaktime janë të ekzagjeruara dhe jo reale në SHBA. Ky element kryesisht gjendet me shumicë në shkollat e shtetëve liberale, që prej shumë dekadash drejtohen nga ekstremistë liberalë të ashtëquajtur demokratë. Ata janë të llastuar, sepse nuk u mungon asgjë. Adolishentët e marrakosur mbas teorive utopike, nuk e kanë provuar asnjëherë mbi shpinën e tyre të brishtë dajakun dhe “lumturinë” apo “begatinë” e varfërisë ekstreme të komunizmit dhe bijës së saj socializmi kriminal, sikurse na ndodhur Kubë, Shqipëri, Korenë e Veriut etj. Atyre si naiv u pëlqejnë fjalët e bukura oratorike për barazi në letra dhe leksione trushpërlarje, që flasin e shkruajnë vazhdimisht mësuesit dhe profesorët e tyre globalistë, sikurse edhe disa senatorë dhe kongresmenë të ekstremistë të majtë këtu. Këto lajme nuk publikohen tesh 4 vjet asnjëherë në mediat e majta apo të “djathta” në vendlindje dhe Dardani dhe Shqipëri, sepse atje drejtojnë marksistët e ndihmuar edhe nga qeveritë globaliste europiane të majta. Politika globaliste e Biden po reflektohet edhe tek ambasadorët, që po bëjnë një politikë komuniste kudo në botë, të veshur me mantelin e grisur “demokratik”, që të mos zgjoi zemërimin e popujve ku ata i zbatojnë me santazhe policore këto lojëra bajate. Po ju jap një shembull. Georgia është një shtet ku shumë “demokratë” amerikanë kanë fëmijët e tyre të implikuar me bisnesin e naftës dhe gazit natyror aty. Administrata e korruptuar Biden, FBI, CIA dhe DOJ, nuk do që t’i investigoj ata dhe t’i nxjerr para drejtësisë, sepse atij në fillim do t’i duhej ta fillonte investigimin dhe gjykimin nga familja e tij, Hunter Biden me miqtë e tij demokratë.
Pyetje: Sa i ndiqni zhvillimet në Shqipëri?
Përgjigje: Pak, sepse atje vetëm forma e paraqitjes komuniste ka ndryshuar, sepse përmbatja dhe mentaliteti është i njëjtë, mbasi sot paraqitet utopia komuniste me fjalë të reja socialiste. Aty respektohet dhe nderohet Dulla i Gjinokastrës dhe deri tek Gramoz Ruçi, që këto ditë u largua nga politika. Ai është përgjegjës direkt për vrasjen makabre të 4 deshmorëve të demokracisë, me 2 prill 1991 në Shkodër. Shqipëria fatkeqsisht, është i vetmi vend në botë, që nuk ka denuar krimet e komunizmit të zi. Ata nuk mund të shkëputen nga e kaluara, sepse kanë shumë nostalgji dhe si hipokrit janë njerëzit më të pasur në vend. Kësaj pyetje po i përgjigjem shkurt. Në një intervistë në Top Channel, një votues kur u pyet me 25 prill 2021 nga gazetari se cili ishte deputeti qe ai kishte votuar, i intervistuari tha emrin dhe mbiemrin e ambasadores amerikane, sepse e kishte parë vazhdimisht dhe deri në ditën e votimit në qendrën e tij elektorale, duke bërë propaganda për socialistët. Lajmet i shoh në kanalin Youtube. Ato janë të tejmbushur me propagandë të neveritshme dhe moralizuese, sa që aty del në pah edhe vetë puna përkushtuese militante e atyre që vetëquhen “gazetarë”, të cilët në fund të çdo “kronike” japin edhe mesazhin e partisë që përfaqsojnë.
Pyetje: Nga larg, cili është mendimi juaj për ndikimin që kanë diplomatët amerikanë në politikën e Tiranës?
Përgjigje. Gjithçka që bëhet sot nga administra ilegjitime e Biden-it në drejtim të politikës së jashtme, nuk ka të bëj aspak me demokracinë apo luftën kundër korrupsionit ndërkombëtar, por thjeshtë bëhet për të fshehur korrupsionin e madh të brendshëm në SHBA, gjurmët e krimit të madh elektoral, që ndodhi me përmasa biblike më 3 nëntor të vitit 2020, në 50 shtete të SHBA-së. Unë mendoj, se pyetja më interesante mund të ishte se a ka ndërhyrë ndonjë herë një diplomat apo ambasadorë, deputet, politikanë apo bisnesmenë shqiptarë në politikën e brendshme amerikane tesh 30 vjet edhe kur ajo nuk ka qenë përshtat apo në një linjë me interesat shqiptare. Asnjëherë. Ndikimi amerikan është formal, me orientim të njëanshëm politik, thjeshtë sot me Biden po bëhet për t’u dukur si polic apo governator babaxhan se ky më pëlqen se është i majtë si unë dhe ai që është nacionalist dhe pro amerikan si Trump nuk më pelqen. Të majtët globalistë socialkomunistë amerikanë, vuajnë nga deliri i madhështisë, për t’u dukur në sy të kamerave ndërkombëtare, se po ndihmojnë të gjithë botën me para dhe ide globaliste, në një kohë që infrastruktura këtu në SHBA i ngjason botës së tretë. Më mirë p.sh. janë të shtruar rrugët në qytetin e Shkodrës se sa në disa qytete të shtetit të madh metropolitan të New York-ut si në Bronx, Brooklyn, Manhattan etj. Urat, fabrikat, spitalet etj., janë të vjetra dhe të ndryshkura, kurse shkollat janë me paraqitje shumë të vjetra etj. Gjithashtu asnjë ambasadorë i Tiranës dhe Prishtinës, nuk është shprehur se media propagandistike globaliste dhe Big Tech këtu përcaktuan apriori se kush duhet të jetë president i ardhshëm i SHBA-së dhe jo vota demokratike e popullit amerikan. Pa filluar numërimi i votave, ata thanë njëzëri se Biden ka fituar kudo. Këtu është bërë rutinë çensura skandaloze dhe e turpshme ndaj popullit amerikan nga boss-ët e rrjeteve sociale, google, youtube etj.
Pyetje: Besimi që populli shqiptar ka tek Amerika është mjaft i njohur. Sipas jush ku e ka bazën ky besim?
Përgjigje: Mendoj, se bota dhe jeta amerikane është një oqean shumë i madh, ku përpihen dhe përpunohen multikultura, kombe dhe nacionalitete prej mëse 6 shekuj, qysh kur lundërtari epokal italian zbuloi Botën e Re në vitin 1492. Mijëra emigrantë nga trojet etnike shqiptare, që kanë kaluar disa breza janë asimiluar këtu me kalimin e kohës si pasoj e shumë faktorëve, pavarësisht “organizimit” në grupe, klube apo organizata. Brezi i Konicës dhe Nolit, nipat e mbesat, sot i kanë humbur gjurmët e vijimsisë shqiptare të vendlindjes së parëve të tyre. Vetëm emigrantët e rinj të ditëve tona, që vijnë të shkolluar dhe diplomuar dhe zotërojnë shumë gjuhë të huaja, janë më afër vendlindjes apo të lidhur shumë me venndin e shqiponjave. Fatmirësisht ata po integrohen shpejt këtu. Kur shqiptarët zbresin në Tokën e Premtuar dhe jetojnë për shumë vite këtu, i kuptojnë ngjarjet, njerëzit dhe historinë e Atdheut të dytë me gëzime dhe zhgënjime, ndryshe nga sa kanë menduar dhe ëndrruar para se të vinin këtu. Ne që jetojmë këtu prej shumë vitesh, kemi një opinion të ndryshëm dhe realist. Amerika dhe populli këtu nuk është 100% i përkryer. Për të qenë të sinçertë me ju, dua të them se Shqipërinë e duam vetëm në distancë, duam t’i dëgjojmë vazhdimisht zërin e mirë dhe shprehim përherë fjalë të bukura, kur e shohim në televizor, youtube ose në rrjetet sociale, por për të qenë realist dhe jo hipokrit asnjëri nuk dëshiron të jetoj apo punoj në Shqipëri, pavarësisht propagandës mediatike bajate, që po bëhet papushim Qeveria e juaj atje. Në Shqipëri shoh se të mirat materiale dhe jetesa pak nga pak po përmirësohen, por më e keqja krysore është se fatkeqsisht mentaliteti i njerëzve atje ka mbetur vendnumëro… Amerika dhe politika e saj shikon në fillim interesat e saja të ngushta strategjike e i do kombet dhe qeveritë e tyre sipas interesave përfituese politike dhe ekonomike të kohës. Gjatë 50 vitëve kur Shqipëria vuante nën kthetrat e komunizmit të zi, qeveria amerikane nuk kishte ndonjë interes politik apo strategjik për vendin e vogël leninist. Ja një shembull. SHBA, permes Planit Truman dhe Marshall fatmirësisht shpëtuan vendet e Europës Perëndimore dhe Greqinë në Ballkan, duke mos e lejuar komunizmin të marrë pushtetin politik dhe ekonomik atje. Anglo Amerikanët u tërhoqen shpejt për tu marrë me komunistët e Dullës, sepse e provuan se edhe vullneti i popullit analfabet (90%) ishte pro komunist. Grupet nacionaliste antiqeveritare shqiptare, nuk gjenten mirëkuptimin dhe mbështetjen e duhur të popullit shqiptar të indokrinuar me komunizëm, me përjashtim të rastëve të shkëputura. Populli shqiptar iu nështrua shpejt komunizmit, sikurse dikur Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane… Në kufi me Greqinë diktatori Enver Hoxha mbronte, strehonte dhe armatoste asokohe terroristët e rinj komunistë grekë, kundër patriotëve opozitarë pro europianë etnik grekë. Kongresi dhe Senati Amerikan, që asokohe kontrollohej nga kongresmenë dhe senatorë republikanë antikomunistë, aprovuan një fond prej 400,000.000 dollarë për Greqinë, sepse ai është shtet model ku lindi historia e demokracisë dhe ishte shpallur si monument i trashigimisë kulturore botërore me vlera kolosale, që mbrohej drejtpërdrejtë nga ONESCO e OKB-së. Shqipëria nuk kishte asgjë që askohe të njihej në botë, sepse sapo kishte dale nga rendi gjysmë primitive-feudal dhe kaloi me katapultë në komunizëm dhe sot në socializëm. Kjo edhe për faktin se komuniteti shqiptaro amerikanë (apo sikurse quhet Mergata Shqiptare), ishte në pjesën më të madhe e pashkolluar dhe shumë indiferente dhe e pasuksesshme për ta ndihmuar vendlindjen dhe Kosovën. Komunizmi shqiptar, kishte shtrirë tentakulat e veta kancerogjene edhe në qytet në New York, Boston dhe Detroit të Michigan-it.
Pyetje: Si paraqitej situata mes emigrantëve shqiptarë kur në Shqipëri Enveri shtypte popullin duke marrë edhe bekimin e leninistit dhe peshkopit të kuq Noli?
Pergjigje: Shumë keq. Për sa kohë që ishte gjallë peshkopi i kuq Noli, shqiptarët ishin të ndarë copa-copa pro dhe kundër ideve komuniste. Emigrantët shqiptarë këtu, kanë luftuar më shumë kundër njeri-tjetrit, ku ka pas vrasje të shumta mes tyre (hasmeri dhe gjakmarrje). Ata fatkeqsisht, janë marrë me shumë punët e njeri-tjetrit se sa të bashkohen për t’ia shkurtuar mjerimin dhe vuajtjet në fyt popullit shqiptar njerëzve dhe të afërmve të tyre nën diktaturën e egër komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri. Këtu ka pas spiuna apo informatorë të komunizmit në Shqipëri dhe ish Jugosllavi, si agjentë të UDB-së. Si mund të ndihmohej Shqipëria e shkretë asokohe, kur Noli i kuq komunist e krahasonte diktatorin turkoshak Enver Hoxhën me Shën Gjergjin. Ai i jepte bekime të shumta servile, duke arritur t’a krahasonte atë edhe më keq me Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin. Leninisti Noli i thurte lavde jargavitëse djallit dhe rregjimit të tij të hurit dhe litarit, ndërsa përfaqsuesit e shquar të diasporës këtu, si: Kapidani i Mirditës Ndue Gjonmarku, imzot Zef Oroshi, Mit’at Frashëri, ing. Xhafer Deva, prof. Rexhep Krasniqi, disidenti i pamposhtur prof. Arshi Pipa etj., etj., luftonin idetë e mbrapshta bolshevike të Nolit dhe Qerim Panaritit, që e kishin kthyer fletushkën leniniste Dielli dhe organizatën bolshevike Vatrën, në shtëpi gjarpërinjsh të kuq ose më saktë në shtojcë pervese të Partisë Komuniste të Enver Hoxhës etj. Në Shqipëri treshja “peshkopi” orthodox Noli, Vatra dhe Dielli hipërbolizoheshin edhe pse qindra bij të popullit dhe qindra klerikë katolikë vriteshin nga Enver Hoxha. Kjo ishte një pretekst për t’i mbyllë gojën kundërshtarëve të rregjimit se edhe në Amerikë shqiptarët si Noli i kuq etj., e duan komunizmin e tij. Me fillimin e demokracisë, mbas vitit 1990 u rrit në zenith dashuria për administratat politike të Amerikës, por jo e amerikanëve për vendin e shqiponjave. Shumë amerikanë edhe sot, të cilët jetojnë në shtetet qendore, jugore dhe lindore të vendit, ku ka pak emigrantë shqiptarë nuk e dijnë se ku shtrihet në hartë Shqipëria dhe Kosova dhe shpesh ata na ngatërrojnë me rusët apo kinezët, edhe pse me këto të fundit nuk kemi asnjë ngjashmëri antropologjike.
Pyetje: Çfarë roli kanë sot shoqatat shqiptare ne Amerikë? Në cilat drejtime ndikojnë apo veprojnë ato sot?
Përgjigje: Shpesh në media po abuzohet për veprimtarinë e grupeve, shoqatave, apo organizatave të tjera shqiptaro amerikanë të hershme dhe deri në ditët tona, me apo pa emër, që ishin në territorin e SHBA-së, duke i paraqitur ata sikur kanë bërë mrekullira pambarim, për të mirën e trojeve etnike shqiptare në vendlindje. Disa prej tyre kanë qenë vërtetë të përkushtuar problemeve dhe shqetesimeve mbarëshqiptare. Unë njoh nga afër me detaje Lidhjen Shqiptare të Tretë të Prizrenit (1962), të themeluar dhe drejtuar në fillim nga ish Ministri i Brendshëm i Shqipërisë ing. Xhafer Ibrahim Deva dhe më pas është drejtuar me përkushtim zemre nga aktivisti i palodhur Ismet Ukë Berisha (familje nacionaliste) dhe Sekretari i Përgjishëm i saj deri më sot miku im ngushtë studiuesi dhe publiçisti Tomë Mrijaj, me të cilin kemi shkruar edhe një libër monografik mbi Lidhjen e Prizrenit dhe degët e saj në SHBA dhe botë. Këtu më të përkushtuar ishin dhe janë disa shoqata të emigrantëve, të ardhur në kohë dhe rrethana të ndryshme nga Kosova, të cilët e kanë dashur dhe e duan atdheun e tyre të lindjes më shumë se shqiptaret e shtetit amë. Kjo vjen për faktin, se populli martir dardan, ka pasur si armik pushtuesit serb, ndërsa ne që kemi ardhur nga Shqipëria e shkretë kemi pasur mbi krye xhelatët injorantë komunistë, që fatkeqsisht ishin të gjakut shqiptarë. Këtu ka organizata të shkrira apo asimiluara vetëvetiu mbas vitit 1990, ose mbetje të vogla me 1 ose 2 persona (familjarë) dhe e mbijetuara Vatra, që është katandisur me disa pensionistë. Organizatat apo grupacionet me profil të dikurshëm politik, krahinore, artistiko-kulturorë etj., kanë pushuar së funksistuari, mbas hapjes së trojeve shqiptare dhe shtetit amë Shqipërisë ndaj proçeseve demokratike dhe pruralizmit politik, liria e fjalës, ekzistenca e opozitës politike atje etj. Linderi i Blokut Indipendent në SHBA Kapidani i Mirditës juristi Ndue Gjonmarku, ma ka thanë në shtëpinë e vet në Queens New York, mua dhe mikut tim Tomë Mrijaj, se: “Na e kena pushue aktivitetin politik kundër regjimit komunist, menjiherë kur në Shqipni rrëzue komunizmi, u lejue krijimi i forcave të tjera politike antikomuniste, liria e fjalës, shtypi opozitarë etj.” Në kohën e diktaturës komuniste, është folur dhe shkruar shumë për organizatën leniniste dhe hoxhiste Vatra dhe gazetën Dielli, ku gazetarët dhe historishkruesit profesorë dhe doktorë të shkencave historike komuniste dhe neo-komuniste sot, nuk kanë treguar asnjëherë të vërtetën e zhurmshme të tyre, kur ajo në fakt ishte simbol dhe vegla e vetëdijshme e politikës idiote socialkomuniste të mirëfilltë në SHBA. Janë zbuluar fatmirësisht fakte dhe prova, që tregojnë bindshëm, se Vatra dhe Dielli i shërbyen sistematikisht komunizmit për shumë dekada deri sa vdiq Noli. Ja një fakt historik: “Diell i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946). Në të shkuarën e saj të palavdishme Federata Panshqiptare Vatra dhe shtypi i saj, gazeta veteran leniniste Dielli në komunitetit tonë nuk kanë qenë në ndihmë të popullit shqiptar në vendlindje, që vuante nën kthetrat e komunizmit të zi të diktaturës dhe diktatorit E. Hoxha. Nga ky këndvështrim real dhe kritik historik, del kjartë fryma dhe shpirti i thekur komunist i peshkop Nolit, i cili, pa suprizë shpaloset hapur në simpatinë histerike dhe dashurinë e pakufi, që ai kishte sistematikisht për elementët organik të kënetës globaliste amerikane, ruse dhe shqiptare, të mishëruar në epokën e errët të komunizmit, leninizmit, stalinizmit, bolshevizmit, revolucionit enverist. Peshkopi i kuq orthodoks Noli, me gojën e gazetës pro komuniste si tribunë e Internacionales Komuniste Shqiptare të vetëquajtur Dielli (në thojza), proteston hapur dhe harbutshe kundër mosnjohjes së Qeverisë komunisto fashiste të Shqipërisë nga ana e vendeve perëndimore të Europës anti-komuniste dhe anti-bolshevike dhe sidomos ndaj SHBA-së, vendit kampion të demokracië botërore. Asokohe në faqet e turpshme të gazetës propagandistike socialkomuniste Errësira (alias Dielli) shkruhet, se: “Çdo gjë në Shqipëri shkon në rregull. Enver Hoxha, gëzon mbështetjen e plotë të popullit shqiptar.” (“Dielli”, 7 prill 1945). Kështu në mesin e vitit 1945, kur UNRA pati dërguar, si ndihmë ushqimore 9500 tonë grurë dhe miell dhe pritej të dërgonte çdo muaj nga 10,000 tonë për popullin e varfër shqiptar, gazeta “Dielli”, duke i lënë në heshtje këto ndihma, fillon t’i japë një përkrahje të plotë Bashkimit Sovjetik. “Dielli” pohon i gëzuar se sovjetikët e diktatorit kriminel Stalinit, njohën Qeverinë e re shqiptare, ndërsa vendet perëndimore po e sabotojnë atë. Udhëheqësit sadistë dhe antishqiptarë komunistë vlerësohen kështu: “Udhëheqësit e Shqipërisë së re janë anëtarë të partisë komuniste. Ata besojnë sinqerisht në revolucionin e tyre. Ata do të vendosin demokracinë, pa marrë parasysh format propagandistike që përdor qeveria e tyre.” (Glenn A. McLain, “Albanian Expose”, 1952, faqe 61.) Dhe sërisht fletushka propagandistike komuniste bolshevike shqiptaro amerikane nuk ndalet me kaq. Histeria e saj arrin kulmin kur në nëntor, në Shqipëri bëhej propagandë mashtuese e madhe për zgjedhjet “demokratike”, që do të zhvilloheshin më 2 dhjetor të vitit 1945, Dielli nolist i papërmbajtur nga gëzimi shkruan: “Le të mos dyshojmë aspak mbi demokracinë, shtypin e lirë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Shqipëria kurrë më parë nuk ka pasur zgjedhje më të lira se zgjedhjet që do të zhvillohen me 2 dhjetor të këtij viti.” (“Albanian Expose”, f. 61). Po cila është e vërteta e zgjedhjeve “të lira” në Shqipëri më 2 dhjetor 1945, për të cilin Noli i kuq flet me siguri të lartë. Një vit pas çlirimit të vendit (28 nëntor 1944), Shqipëria mbajti formalisht zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, ku komunistët e bënë të qartë se do të ishin ata zotër të vendit. Në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, garuan vetëm kandidatë nën siglën e Frontit Demokratik, që ishte në thelb një ambalazh i Partisë Komuniste. Partitë e hershme Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit, u përjashtuan si parti fashiste, ndërsa edhe rrymat e tjera politike alternative me komunistët, nuk u lejuan të marrin pjesë. Arsyetimi zyrtar: Një opozitë nga partitë rivale, do të degjeneronte në një reaksion fashist! Të njëjtën propaganda këtu në SHBA, ka bërë edhe gazeta e majtë komuniste Dielli, duke i cilësuar me të njëjtta terma përbuzëse mbi partinë nacionaliste e Ballit Kombëtar dhe Lëvizjen e Legalitetit. Shtetet demokratike si SHBA-ja dhe Britania e Madhe asokohe i drejtuan një mesazh të qartë diktatorit komunist të vetëquajtur general Enver Hoxhës (pa asnjë ditë në shkollën ushtarake), se: Qeveria e tij do të njihej prej tyre, vetëm nëse do të mbante zgjedhje e vërtetë të lira, të ndershme dhe demokratike me pjesëmarrjen reale e të gjithë forcave opozitare politike. Kështu pas përjashtimit të kundështarëve, komunistët identifikuan edhe votuesit që ishin kundër tyre. Fronti Demokratik fitoi me 95 për qind të votave. Enver Hoxha iu përbetua gazetarëve perëndimorë, se fituesit përfaqësonin aspiratat e popullit. Në kuadrin e propagandës për vendosjen e një sistemi politik, pluralist, demokratik, në mbledhjen e dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në tetor të vitit 1944 në Berat, u hartua e u shpall deklarata për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ku midis të tjerave u theksua se lejohej formimi i partive politike, me përjashtim të Ballit dhe Legalitetit, që konsideroheshin si parti fashiste dhe profashiste. Noli leninist dhe gazeta bolshevike Dielli, duhet ti dij pasojat me gjak, që kishin antarët e opozitës me arrestimin e tyre pas “zgjedhjeve” të vetëquajtura “demokratike”. Në këto rrethana, organizata opozitare ilegale, nuk mundi të dalë si opozitë legale dhe të shpallte programin dhe kandidatët e saj për në Asamblenë Kushtetuese. Nga ana e tjetër organet e Sigurimit të Shtetit (spiunët), nëpërmjet rrjetit të tyre informativ kudo, vëzhgonin çdo lëvizje, takim e bisedim të kundërshtarëve politikë, çdo tentativë të tyre, për të formuar parti opozitare.
Pyetje: Cili është Klajd Kapinova, për lexuesit tanë?
Pergjigje: Kam lindur në Vlorë vitin 1963 dhe jam rritur deri sa kam mbaruar shkollën 8-vjeçare në qytetin e Shkodrës, kurse shkollën e mesme bujqësore e kam mbaruar në vitet 1978-1982, në qytetin Koplik të Malësisë së Madhe. Për një vit kam punuar në stacionin Zooteknik, në lagjen Kiras të qytetit Shkodrës. Në vitet 1983-1987, kam vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori Filologji, në Departamentin e Gjeografisë, e cila sapo ishte hapur si degë e re. Në shtator të vitit 1987, jam emëruar si mësues i Gjeografisë në zonën e thellë malore në fshatin Shllak, ku kam qëndruar deri në vitin 1990. Gjatë vitëve të ndryshme kam bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë në Tiranë. Për disa vite kam punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill të vitit 2002. Kur erdha këtu në Amerikë dhe u vendosa qysh në fillim dhe deri sot në New York, ku dhe mora kontakt me antarë të komunitetit shqiptaro-amerikanë. Këtu njoha shumë miq dhe shokë të rinj dhe veteranë shqiptarë dhe amerikanë. Miku im më i ngushtë këtu qysh në fill kur mbërrita në SHBA dhe deri tani është studiuesi dhe publiçisti dhe njëkohsisht edhe kumbara i familjes time Tomë Mrijaj. Jam anëtar i zgjedhur në forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media” në Geneva të Zvicrës, i Bashkimit të Publiçistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish anëtar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër dhe diasporë. Kam qenë kryeredaktor i revistës kulturore fetare “Rrezja e jonë”, “Illyricum” dhe redaktor i revistës “Kumbona e së diellës”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, etj. Isha gjithashtu z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore “Vagues” (Valët) në katër gjuhë të huaja (anglisht, italisht, gjermanisht dhe frengjisht), në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në qytetin e Shkodrës. Këtu kam punuar në redaksinë e gazetës shqiptaro amerikane “Illyria” si staff writer, në Manhattn, New York, duke shkruar artikuj të ndryshëm për trojet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe veprimtaritë e ndryshme të komunitetit tonë në SHBA. Unë prej shumë vitesh vazhdoi të jem editor i revistës “Jeta Katolike” (1966), si më e vjetra në komunitetin tonë, themeluar dhe drejtuar nga imzot Zef Oroshi (1912-1989), që vijon të botohet pranë kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, në New York. Unë jetoi në qytetin Bronx dhe punoi në Manhattan, New York. Jam i martuar me një vajzë me origjinë nga ishujt e bukur dhe ekzotik Philippines. Kam një djalë, që trashëgon emrin tim Klajd Kapinova Jr. Jam anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë qysh prej vitit 2002. Veprat e mia të botuara botuara janë: “Me Kryq dhe Pendë” (Shkodër, 1997), “Mes Kryqit e Atdheut” (Shkodër, 2000), “Engjëll vuajtje dhe shprese”, monografi kushtuar Nënë Terezës (Shkodër, 2002), “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut”, Monografi, (Shkodër, 2002), me bashkautorë studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha”, (New York, 2002) bashkautorë në monografinë në fjalë me studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj, “Dom Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”, (New york, Shkodër, 2018), me bashkautorë studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj. Kam në dorëshkrime edhe 3 libra të tjerë, që presin të botohen njera mbas tjetrës së shpejti.
Ju falëminderit!
Bisedoi: Elton Nik Ndreca, Tiranë, Korrik 2021