TENDENCA E PAN-it – SHMANGIA E HETIMIT TË KRIMEVE

0
112
Vjosa - Albini - Europe

IDRIZ ZEQIRAJ

Përballjet e deritashme të presidentës Osmani, kryeministrit Kurti, ministrës të jashtme Gërvalla, me palën serbe, kanë qenë në nivel dhe dinjitoze. Akuzat e opozitës janë të qëllimshme, shpifëse, pa asnjë bazë faktike dhe as logjike. PAN-istët të familjarizuar me krimin, hulumtojnë se çfarë kanë thënë qeveritarët aktualë, vite më parë, për krimin dhe kriminelët. Dhe, kërkojnë kërkim-falje nga qeveritarët sot! Po, sikur familjarët e të vrarëve politikë, t`u kërkojnë vrasësve dhe mbrojtësve të krimit: “I duam njerëzit tanë, baballarët dhe djemtë, të gjallë!” Atëherë, shtrohet pyetja, çfarë do të bënin kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, tashmë, pjesë e krimit?!?

OVL e UÇK-së, me pompë e bujë, shpërndante dosjet, të Gjykatës Speciale, të sjellura nga Serbia, përmes agjentëve të tyre në Kosovë, për ta sabotuar Gjykatën Speciale, me denoncimin dhe devalvimin e dëshmitarëve të mbrojtur, për t`i frikësuar ata dhe cytje hakmarrëse kundër tyre.

Në vijim të këtij skandali, të organizuar nga Serbia, ish-kryetari i Gjykatës të Eulexit Malkolm Simmons, i paguari i dyfishtë, kërkoi raportim në Kuvend, për shkeljet e Eulex-it dhe Gjykatës së tij. Ai, për të justifikuar pagesën e majmë të marrë, nuk priti as përgjigje. Por, vazhdoi me shpalosjen e rrëfimeve të tij, në RTK “publik”, të cilat EULEX-i e demantoi, si trillues e gënjeshtar, që shpifë me pagesë.

Sondazhet, anketimet publike në Kosovë, madje, të përsëritura, në masën tej 85 % kërkojnë hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e kriminelëve. Sepse, pavarësisht viteve, krimit nuk i skadon afati, aq më pak, krimit politik, i bërë i ngeshëm, paraprakisht, i listuar dhe me ekzekutim nga bandat e PAN-it.

Një dallim i madh, në mes të qeverive të kaluara dhe të qeverisë aktuale, është ligji i aprovuar për hetimin e pasurive të vjedhura, abuzimi me paranë zyrtare, si dhe sekuestrimi, konfiskimi i pasurisë pa mbulesë faktike. Këtë ligj, as në ëndërr nuk e kishin parë qeveritë e shkuara korruptive, hajnore. Sepse, kryeqeveritarët ishin në krye të listës abuzive, përvehtësuese, vjedhëse.

Dhe, mund të rendisim shumë shembuj, lista e epërsisë absolute e kësaj qeverie, me të gjitha qeveritë e mëparshme. Sepse, kjo qeveri ka guximin e veprimit, për ta goditur të keqen, që po e mbanë peng Kosovën.

Gënjeshtra kolektive e pushtetarëve:
“I kemi plotsuar kushtet për liberalizim të vizave!?”

Çështja e liberalizimit të vizave, ishte një provë, që përtoku dinjitetin dhe patriotizmin të zyrtarëve më të lartë shtetërorë, pushtetarë dhe të pjesës absolute të deputetëve. Ishin të gatshëm ta këmbënin Demarkacionin, me liberalizimin e vizave. Ishte e turpshme dhe tradhti. Edhe populli heshti, para kësaj maskarade.

Edhe ndërkombëtarët e kuptuan se shtetarët e Kosovës, janë gadi për çfarëdo kompromisi, vetëm të bëhet liberalizimi i vizave. Madje, edhe një zyrtare e BE-së, së fundi, tha se liberalizimi i vizave, lehtëson Marrëveshjen për Asociacionin! Qeveritë e kaluara, pa përjashtim; dështuan. Duhet pranuar se Vetëvendosje, ishte e vetme në mbrojtje të Republikës të Kosovës. Dhe, ky është dallimi epëror; në mes qeverive paraprake, me qeverinë aktuale.

Shtetarë dhe pushtetarë të Kosovës, bashkohen në gënjeshtrën e madhe dhe klishe: “Kosova i ka pëmbushur të gjitha kushtet, për liberalizimin e vizave!?”

Mjaftojnë disa pyetje:

a) Sa krime të vrasjeve politike ka zbuluar drejtësia e Kosovës?
b) Sa makro-hajna zyrtarë janë zbuluar e dënuar në Kosovë?
c) Sa pasuri të paluajtshme, të uzurpuara ose të blera nga APK, me çmime qesharake, ua keni kthyer brezave shqiptarë, shtetit të Kosovës?
d) Sa vjedhje e tenderime korruptive janë hetuar, zbuluar dhe dënuar?

Mashtrimi, gënjeshtra e turpshme dhe kriminale, e shefave dhe kuadrove të partive-banda të PAN-it, nuk befason askënd, sepse janë brenda “lojës” së krimit dhe të korrupsionit galopant. Ata duan mjegullë, t`i shmangën hetimit dhe ndëshkimit.

Fushata e koalicionit LVV-Lista -GUXO-, është prirë me premtimin: “Luftë krimit të organizuar vrastar dhe hajnisë zyrtare”, për ta vendosur drejtësinë, tashmë, të permjerë, për t`ia kthyer dinjitetin e përbaltur shtetit të Kosovës.

Rrjedhimisht, për ta përmbushur kërkesën bazë të BE-së dhe më gjerë. Dhe, liberalizimi do të realizohet, natyrshëm, por, edhe avancimi i Kosovës drejt njohjeve të reja dhe bërja pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Përndryshe, nëse krerët dhe kuadrot e koalicionit aktual qeverisës, pranojnë se janë përmbushur kushtet, atëherë, demantojnë vetën, se kanë mashtruar e gënjyer elektoratin, popullin.

Për keqardhje, ka një tendencë që edhe koalicioni LVV dhe Lista -GUXO-, t`i bashkohet mashtrimit dhe gënjeshtrës të opozitës, se, kinse, Kosova ka pëmbushur të gjitha kushtet, përfshirë edhe atë të luftimit të krimit të organizuar vrastar dhe të korrupsionit, përkatësisht, të hajnisë zyrtare.

Presidenti disident çek, Vaclav Havel, miku i mirë i Presidentit Rugova, thoshte: “Kurrë nuk e kam gënjyer popullin tim dhe as që do ta gënjej ndonjëherë!”

Askush nuk mund të japë garanci, madje as presidentja Vjosë, se, nëse, me liberalizimin e vizave, nuk do të këtë largime masive nga Kosova. Por, shteti i Kosovës duhet t`i kryejë detyrat e tij. Ndërkohë, shtetet e BE-së, lë t`i zbatojnë ligjet e tyre, ndëshkimin e shkëlsëve të afateve të përcaktuara të qëndrimit në Evropë, ndalim hyrje për 3,5, 10 vjetë në ato shtete. Dhe, kjo i disiplinon edhe malësorët e Ballkanit, përkatësisht, të Kosovës.

E themi këtë, nga përvoja e Shqipërisë. Pushtetarët shqiptarë premtuan, se nuk do të këtë fluks largimësh nga vendi, në drejtim të Evropës! Ndodhi e kundërta. Dhe, për turp, bënë bizar, jo vetëm Evropën, por, edhe të gjithë kontinentët e botës, përveç Arktidës, duke konsumuar të gjithë katalogun e krimeve dhe të poshtërsive!

Megjithatë, boshatisja e Kosovës vazhdon, pothuaje, shpengueshëm, edhe pa liberalizimin e vizave. Fuqia punëtore po mungon në bujqësi, blegtori, turizëm si dhe në degë të tjera të ekonomisë, anekënd Kosovës. Këtë e dëshmojnë, madje, çdo ditë, mini dhe makro fermat prodhuese si dhe gastronomia turistike. Andaj, është mirë ta heshtni lobimin për vizat, me shpresën se do të hapni fronte pune, së afërmi, duke parë edhe mundësinë e pagesës dinjitoze. Kriminelët dhe hajnat në burg; sekuestrimi i milionave të pa mbulesë , është lobimi garantues i liberalizimit të vizave.

Fundazi, nisma drejtuese e qeverisë Kurti, është premtuese, në rrugë të mbarë. Kthim prapa nuk ka. Ecja para, qoftë edhe me pengesa, duhet vazhduar.

Bota u përket guximtarëve reformatorë. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mendje të kthjelltë, si dikur Dr. Rugova, në gjallje të Tij. Fitorja do t`ju buzëqeshë!