Vdiq në Astoria të SHBA-ve Akademik Namik Muhedin Shehu

0
229

Sot vdiq në Amerikën e largët Astoria (sekretari ekzekutivë i akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane Dr. Namik Muhedin Shehu

Ai lindi në Berat më 28 maj1934.
Në vitin 1957 mbaroi me rezultate ” Shkelqyer ” Institutin e Larte Mjekësor në Tiranë.
Në vitin 1970 u specializua në kardiologji në Spitalin Nr. 1 në Tiranë.
Më 1980 mori gradën shkencore Kandidat i Shkencave Mjekësore.

Katër vjet më vonë morri gradën Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, kurse dhjetë vjet më vonë edhe titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.

Namik Muhedin Shehu ka qene aktiv edhe në jetën shoqërore dhe shkencore: ishte këshilltar shkencor i Ministrisë se Shendetesise në vitin 1971, kryetar i shoqatave të mjekëve në Berat në periudhën 1971-1994, kryetar i shoqatës Shqipëri-Turqi për Beratin dhe nënkryetar i saj per Shqipërine në vitet 1991-1997.

Ka qene anëtar i Shoqatës Europiane të Kardiologëve dhe të Dhimbjes së Kokës qe nga viti 1992.
Për punën e tij të palodhshme dhe sukseset e mëdha në këto fusha, u dekorua disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin në Shërbim të Mirë të Popullit”, kurse Instituti Amerikan i Biografive e nderoi me çmimin “American Medal of Honor” (Medalja Amerikane e Nderit).

Si bashkautor, botoi më 1983 monografinë “Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij”, si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: “Shëndetësia Popullore”, “Buletini i UT-së”, Seria e Shkencave Mjekësore, punime neuro-psikiatrike, punime neurologjike etj.
Ka marrë pjesë në 30 sesione dhe konferenca shkencore.

Për këtë arsye, profesor dr.Namiku radhitet me të drejtë në radhën e mjekëve, që lanë emër në mjekësinë shqiptare,në Shqipëri,Kosovë dhe Amerikën e largë si:dr. Maksut Dërrasa, r.Pandeli Çina, dr.Lluka Muço, dr.Ymer Dishnica,dr.SkenderÇiqo,dr.Pëllumb Bitri e shumë mjekë të tjerë eninentë shqiptar!

Namik Muhedin Shehu jetojë në Astoria, New York bashkë me familjen qe prej vitit 1997.
Ai ishte sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.
Telegram ngushëllimi familjës për të ndjeriin dërgojë. Akademik Skender Kodra, kryetar i AAAS-it në New York, Tiranë, Prishtinë, Shkup.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodra, ka thënë për profesor dr.Namik Shehun: “Dr. Namik Shehu është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës”.

Në 70-vjetorin e lindjes së dr.Namik Shehut m qyteti i lindjes ku dhe kremtoi këtë jubile, dhuroi edhe librin “Berati, mjekësia nëpër shekuj”, kurse Bashkia e Beratit e nderoi me titullin “Intelektual i shquar i qytetit të Beratit”.

Namiku M. Shehu ishte i martuar me Engjëllushe Shehu (Dyrmishi), me të cilën kane tre fëmijë: Teuta, Erian dhe Loanda.

Familjës Shehu i shprehë ngusëllime edhe familja Bruqi nga Kosova.Namiku, bashkë më shoqëen e tij në vitin 2007 enkas nga Amerika e vizitojë Kosovën, posaqërisht vizitojë kompleksin në Prekaz të familjës Jashari si dhe vizitojë Lëvizjën Vetëndosje (që ishte më seli në Qytetzën Pejton të Prishtinës) ku pati një takim vëllazërorë më Kryetarin e LVV zt.Albin Kurti tash Kryeministër i Kosovës.

https://ideali-im.blogspot.com/2007/05/pushtetaret-i-frigohen-heroit-te.html

Bordit dhe Senatit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, anëtarët e Akademisë në Kosovë(Prishtinë), Tiranë dhe Shkup i shprehim ngushëllime të sinqerta familjës së të ndjerit Akademik Shehu.

Flori Bruqi, Drejtor për mardhenie më Publikun pranë ASHASHA(AAAS).