Diaspora shqiptare si subjekt aktiv në politikat ndërshtetërore

0
254
Diaspora Zvicër

Ndryshimet politike dhe qeveria e re në Kosovë kanë ngjallur shpresa të mëdha. Ato hapin mundësinë e një nisje gjithëpërfshirëse në këtë shtet të ri me perspektiva të reja sociale, ekonomike, juridike dhe demokratike. Përmes qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit, ky premtim tani mund dhe duhet të mbahen.

Kontributi i diasporës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik të Republikës së Kosovës

Në konferencën e organizuar me 18 qershor 2021 nga migrantët socialdemokrat (PS_Migrant*et) & Partia Socialdemokrate e Zvicrës morën pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga Zvicra, Kosova dhe vende tjera të Ballkanit perëndimor. Aty u diskutua se çfarë kontributi mund të jap diaspora për zhvillimin demokratik dhe të qëndrueshëm të Kosovës. Rreth 700.000 qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë një potencial i jashtëzakonshëm dhe kanë për të ofruar shumë më tepër se sa remitancat që dërgojnë tek të afërmit te tyre.

Pritshmëritë tona janë:
1. Ne presim nga institucionet e të dyja shteteve tona (Zvicrës dhe Kosovës) që të zhvillojnë politika të diasporës dhe të përpilojnë e zbatojnë plane konkrete për ndërtimin dhe krijimin e mekanizmave dhe strukturave të përbashkëta e të qëndrueshme, të koordinuara në shumë nivele, që duhet të përfshijnë të gjithë aktorët relevantë, veçanërisht personat profesionist (transnacional) dhe rrjetet (shoqatat e grupet tjera të interesit) të diasporës. Në shembullin dhe parimet themelore të integrimit evropian duhet të fuqizohet shkëmbimi dhe të ndërtohet një bashkëpunim koordinues e koherentë. Një politikë e efektshme dhe gjithëpërfshirëse e migracionit dhe zhvillimit duhet të kontribuojë në proceset e afrimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në BE (përfshirë liberalizimin e vizave).

2. Ne presim nga te dyja shtetet që të rinovojnë partneritetin ekzistues të migracionit dhe në këtë kuadër të angazhohen për të përmirësuar situatën sociale, juridike dhe ekonomike të diasporës së Kosovës në Zvicër dhe anasjelltas. Gjegjësisht, Zvicra dhe Kosova duhet të sigurojnë që shtetasit e tyre të mos diskriminohen direkt apo indirekt ose sanksionohen në shtetin partner nëse ata përdorin shërbime shtetërore për të cilat kanë të drejtë. Njerëzit që gjatë tërë jetës së tyre kanë dhënë një kontribut në Zvicër nuk mund të dënohen me përkeqësimin apo edhe tërheqjen e të drejtës së tyre të qëndrimit nëse ata pretendojnë të drejtën e tyre për mbështetje sociale. Të drejtat e qëndrimit të sigurt janë një nga arritjet më të rëndësishme për pjesëmarrje të drejtë, demokratike dhe të barabartë në shoqëri.

3. Ne presim nga qeveria e re e Kosovës që të përgatitë kornizat juridike dhe institucionale për të mundësuar kontributin efektiv të diasporës për zhvillim demokratik e të qëndrueshëm të Kosovës, përkatësisht
– që sa më shpejtë të krijojë parakushtet për jetësimin e një marrëveshje të partneritetit ekonomik, për të cilën në anën zvicerane tashmë është miratuar mandati negociues bazuar në kriteret e qëndrueshmërisë;
– që të caktoi e dërgoi një atashe sociale e ekonomik, i cili është në dispozicion të diasporës si person kontakti dhe pikë qendrore e kontaktit („single entry point“);

4. Ne presim nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës (DEZA/SDC), që ka përpiluar programin e ri të bashkëpunimit zviceran me Kosovën 2022-2025, të cilin është duke e përpunuar me partnerët lokal në vend, një rëndësi të madhe ti kushtojë përfshirjes së diasporës dhe, së bashku me shoqërinë civile, të mbështet platformat dhe sipas nevojës të ndihmon bashkë-ndërtimin e platformave për rrjetëzimin e potencialit të madh në diasporë dhe që përmes përfshirjes ta bëjë atë fitimprurëse për të gjithë.

5. Ne presim nga të gjithë aktorët politik e shoqëror që përmes mbështetjes dhe përfshirjes së diasporës të kontribuojnë për ndërtimin e sindikatave të pavarura dhe të fuqishme. Vetëm me sindikata të forta dhe shoqata të punëdhënësve të afta për të negociuar, partnerët socialë mund të negociojnë dhe zbatojnë zgjidhje të qëndrueshme e të përgjithshme (kontrata kolektive të punës, marrëveshjet kolektive). Këto krijojnë bazamentin për paga të mira dhe të drejta dhe kushte të mira dhe të sigurta të punës si dhe zhvillimin e një sistemi të fortë të aftësimit profesional. Pos tjerash ne presim që qeveria e Kosovës të futë pagën minimale, premtim ky i saj në fushatën zgjedhore.

6. Ne presim nga drejtuesit e partive të PS dhe të Vetëvendosjes që bazuar në parimet socialdemokrate në një proces pjesëmarrës të përpunojnë dhe aprovojnë një marrëveshje, e cila rregullon kushtet për bashkëpunim mes partive tona dhe në krahasim me deri më tani të zgjerojë e fuqizojë dukshëm mundësitë e përfshirjes në bashkëbisedim e vendimmarrje të diasporës në grupet e përbashkëta të punës.

7. Ne presim nga diaspora e Zvicrës, e cila ka përbërje të shumëllojshme dhe përfshin njerëz nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e më gjerë, që përmes lidhjeve të tyre familjare dhe një dialogu të intensifikuar të kontribuon në promovimin e paqes dhe demokracisë, kapërcimin e konflikteve ekzistuese dhe promovimin e barazisë midis burrave dhe grave dhe përfshirjen e të gjithëve në një shoqëri që është bërë më e larmishme.

Regjistrimin e referateve hyrëse në Youtube mund ti ndiqni në videon vijuese:
https://www.youtube.com/watch?v=Z5xoQg31zrM

Takim i mëposhtëm publik i PS Migrant*eve dhe PS Zvicër në formë konference e shoqëruar edhe me grupe punuese paraqet bazën e kësaj rezolute:
Programi
Përshëndetja
Fabian Molina (deputet nacional i PS) & Arber Bullakaj (Këshilli drejtues PS Migrant:et)

Deklaratat hyrëse
– Liza Gashi, Zëvendësministre për politikë të jashtme dhe diasporë, Kosovë
– Sihana Bejtullahu, Bashkë drejtore GERMIN për pjesëmarrjen e diasporës
– Cyrill Rogger, SOLIDAR, përgjegjës i programeve në Evropën juglindore
– Ruth Huber, ambasadore, EDA, Nënkryetare e SDC, shefe për bashkëpunim-lindor

Diskutim në panel
me referues/et dhe publikun nën drejtimin e deputetit nacional Fabian Molina
Grupet e punës

Kontributi i diasporës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik në Kosovë
– Kontributi i diasporës mbi projektet punuese të SDC dhe OJQ në Kosovë
– Si të krijohet siguria juridike për investimet dhe transferim e përvojave të NVM
– Bashkëpunimi i partive në rrafshin e anëtarësisë dhe në nivelin parlamentar
– Bashkëpunimi i sindikatave për fuqizimin e partneritetit social
– Kontributi për tejkalimin e nacionalizmit dhe për barazi e gjithë-përfshirje

Raundi përfundimtar dhe rezoluta

Mbeshtetur nga prointegra.ch – SOLIDAR – Vetëvendosje Zvicra