Nacionalizmi shqiptar është nacionalizëm mbrojtës-shqiptarët nuk duhet të kenë frigë nga ai, por duhet ta ujisin e ushqejnë sa ma mirë

0
96
Nue Oroshi - Çamëria

Nue Oroshi

Kohëve të fundit në botë e posaçërisht në Evropë, rrahen shpeshherë temat që kanë të bëjnë me nacionalizmin. Nacionalizmi nuk është i njëjtë tek të gjitha kombet dhe shtetët në përgjithësi. Ai ndryshon nga një komb tek kombi tjetër. Gjatë historisë kemi shumë lloje të nacionalizmave. Tek shtetet të cilat kanë sulmuar që të bëjnë zgjerimin e territoreve të tyre ata kanë pasur një nacionalizëm sulmues apo siç njihet në histori nacional-shofinizëm. Ky nacional-shofinizëm është përdorur shpeshherë në Evropën Juglindore nga fqinjet tanë të cilët u zgjeruan në favor të tokave shqiptare. Ky zgjerim në periudhën kohore 1876-1999 na shkaktoj një humbje të madhe të terrioreve shqiptare, si dhe Masakra të papara ku u vranë pleq, të rinj, gra e femijë të pafajshëm, faji i vetëm i tyre ishte se ishin shqiptar dhe që jetonin në tokën e tyre shekullore.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore çdo kryengritje shqiptare që ishte zhvilluar ishte kryengritje dhe luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Më këtë shihet çartë se çdo mobilizim që është bërë që të mbrohen tokat tona ka qenë mobilizim për të kryer një luftë mbrojtëse. Tentimi i fqinjëve tanë për ti zgjeruar kufijtë e tyre në kurriz të kufijëve të tokave shqiptare ka sjellur masakrat dhe gjenocidin serb, malazezë, grek dhe gjenocide të tjera në tokat shqiptare. Një lloj i gjenocidit i paparë deri më tani për shqiptarët ka qenë gjenocidi komunist. Ky lloj gjenocidi ishte gjenocidi më i tmerrshëm për shqiptarët. Ishte gjenocid i tmerrshëm për faktin se një pjesë e shqiptarëve që vetën e quanin komunist luftonin kundër ideve perëndimore shqiptare, kundër atdhetarizmit dhe nacionalizmit mbrojtës shqiptar, duke e vrarë dhe masakruar atë, për hirë të një ideologjie pansllaviste ruso-serbe.

Edhe në këtë luftë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetar bënë luftë mbrojtëse, por siç thuhët një shprehje popullore shqiptare se është më e dhimshme për lisin që prihet dhe qahet nga pykat e veta. Ky ishte një bashkëpunim i hapur i komunistëve shqipfolës me armiqët shekullor të shqiptarëve. Edhe sot e asaj dite politikanët shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare kanë një lloj frike nga nacionalizmi shqiptar. Atyre aq ju ka hyrë frika dhe frikësohen nga politikanët perëndimor saqë janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga historia shqiptare vetëm e vetëm t´iu shkojnë për shtati disa ideve të majta internacionaliste që dorën në zemër nuk i pranon as Evropa demokratike. Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët, me nacionalizmin tonë mbrojtës. Atë duhet ta ujisim e ushqejmë, si dhe duhet t’iu bartim gjeneratave të ardhshme.

Duhet të mësojmë rininë tonë nëpër shkolla se ne shqiptarët historikisht kemi bërë luftë mbrojtëse. E luftën mbrojtëse gjithmonë është e lejuar edhe nga drejtësia e cila në nenet e saj e ka të shkruar mbrojtjen e detyrueshme, por edhe nga njerëzia që thotë se dy duar janë për një kokë. Kështu që pavarsishtë rrethanavae politike shqiptarët duhet ta ruajnë, ujisin dhe mbrojnë me çdo kusht nacionalizmin mbrojtës shqiptar, i cili është një lloj nacionalizmi detyrues për të mbrojtur atdheun.

Çdo përpjekje e klaneve sorosiane, klaneve vuçiçiane, apo klaneve erdogane për ta dobësuar nacionalizmin mbrojtës shqiptar janë të pa suksesshme. Janë të pasukseshme sepse çdo herë në krye të shqiptarizmit gjatë gjithë periudhave historike kanë dalur atdhetarët shqiptar që i kanë prirë kombit shqiptar në luftën e dritës. Lufta e dritës gjithmonë ka qenë pëngesë për luftën e territ dhe ka ngadhënjyer gjithmonë. Sepse ka qenë luftë e cila ka buruar nga gjiri i kushtrimit shqiptar për jetë a vdekje.