FALËNDERIM PËR SHOKUN – MIKUN TIM TE NDERUAR DHE TË RESPEKTUAR, ZYMER MEHANI

0
320
Dashamir Alliu - Publicistike atdhetare

Dashamir Alliu

I nderuari lexues,

Edhe ky libër imi i radhës, i pesti me radhë nga krijimtaria ime letrare monografike publicistike historike atdhetare dedikuar kryesisht tri luftërave më të fundit që i zhvilluam si komb, nën uniformat, emblemat e të tri UÇK-ve skënderbejane të lavdishme të kombit shqiptar kundër pushtuseve serbo-sllavë po redaktohet, recensohet dhe lekturohet nga miku im, z. Zymer Mehani.

Pra, i nderuar lexues, edhe ky libër imi publicistik, sikurse përmbledhja publicistike “Shqipëria me bija: Kosova, Ilirida, Çamëria” u bë e mundshme që të shohë dritën e botimit dhe të jetë në duart tuaja, në raftet e biblotekave të Tiranës – Prishtinës etj., duke iu falënderuar të nderuarit, mësimdhënësit, publicistit, poetit, shkrimtarit, redaktuesit dhe lektorit, z. Zymer Mehani, i cili këta dy librat e mi më të fundit m’i ka përgatitur për shtyp pa asnjë lloj interesi apo përfitimi material-financiar.

Gjithashtu, i nderuari lexues, ju njoftoj se për mua ka qenë nder, privilegj që redaktues, lektor të këtyre dy librave të mi të jetë i nderuari, z. Zymer Mehani, prandaj jam i lumtur që emri i tij është i shkruajtur në faqen ballore si redaktor gjuhësor i këtyre dy librave
të mi më të fundit. E shpreh gëzimin me ju, ngase, personalisht unë si autor, nga sa kam parë dhe mundur të shfletoj, lexoj, analizoj nga kijimtaria, mendja, pena publicistike, letraro-poetike, nga shkrimet, opinionet, analizat, reagimet, komentet, citatet, fjalët e urta,
poezitë, librat e shkruar dhe të botuar, por edhe nga redaktimet, lektorimet e dorëshkrimeve të autorëve, shkrimtarëve, poetëve të ndryshëm, të panumërta, që i ka bërë z. Zymer Mehani, tek puna e tij kam parë një vullnet, pasion energjik edhe për t’u ndihmur sidomos autorëve të rinj.

Prandaj nga këndvështrimi im, i nderuari, poeti, shkrimtari, redaktuesi e lektori, z. Zymer Mehani, ka qenë, është dhe do të jetë një uragan – vullkan (ngase në personalitetetin,
fisnikërinë, formimin, integritetin e tij personal, sikurse edhe në krijimtarinë e tij letrare, publicistike, poetike e redaktuese është e skalitur atdhedashuria dhe humanizmi, karakteristika, këto të personalitetit të tij).

Zemra dhe muza e këtij mjeshtri të letrave shqipe prore është shpërthyse, eksploduese, që shëmbëllen në një gurrë, burim të pashtershëm nga çdo lëmi dhe tematikë e jetës, ku, ky personalitet i nderuar, me mendjen, largpamësinë, identifikimin, selektimin e fenomeneve dhe të dukurive pozitive apo negative, në mbarë shtrirjen tonë gjografike etnike kombëtare shqiptare, me kthjelltësinë dhe intelektin e tij analitik, po lë gjurmë të pashlyeshme për të gjithë brezat dhe shtresat e popullsisë, me shpirtmadhësinë, humanizmin, intilegjencën dhe penën e artë të tij, ku me guxim dhe saktësi ka trajtuar, elaboruar, prekur, sensibilizuar, denoncuar (vënë në pah), ka pasuruar fonotekën – thesarin e gjuhës sonë shqipe, me shprehjet, citatet, artikulimet, formulimet e tij nektariane letrare- poetike), veçanërisht me shkrimet, opinionet, analizat, reagimet publicistike, me krijimet e vargjeve poetike të tij, që unë do t’i quaja, Nektar të Atdhe-Dashurisë…”.

Z. Zymer Mehani me penën e tij majeprehtë ua ka çjerrë maskën kamufluese, lajkatare, antikombëtare individëve dhe grupacioneve joparimore, me shkrimet, reagimet, komentet, poezitë, të cilat ia kanë shpalosur për lexuesit e tij besnikë dhe të shumë televizione, ku ka
qenë i ftuar në intervista televizive. Poashtu ia kanë botuar, shpalosur për lexuesit, punimet e tij letrare dhe shkencore, gazetat, portalet, faqet e internetit, të cilat edhe vetë i ka postuar herë pas here në rrjetet socale.

Sa i përket krijimtarisë letrare-poetike, formimit, botëkuptimit dhe shpirtit të tij revulucionar, luftarak e atdhetar, për vlerat dhe rezultatet e arritura nga pena e tij nuk mund të ndalemi vetëm në një shkrim, përmbledhje vlerësuese kundrejt personalitetit, fisnikërisë, atdhetarisë, humanizmit dhe krijimtarisë së tij letrare-poetike, ngase për të vënë në pah punën, përkushtimin, impejimin e tij energjik, këmbëngulës, sensibilizues dhe atdhetar, e konkretisht kundrejt krijimtarisë së tij letrare-poetike, duhet thelluar edhe më shumë në studimin e shkrimeve të tij, e pastaj sigurisht se do të dalë një libër i tërë goxha vuluminoz, dedikuar krijimtarisë së tij.

Ndryshe do të ishte e pamundur të përmblidheshin, dokumentoheshin, arkivoheshin në një libër të vetëm krijimet e tij, sepse për çdo orë, ditë, javë, muaj e vit-pas-viti, ai me krijimtarinë, shkrimet, nektarin e tij publicistik, opinionist, analitik, reagus, letraro-poetik, me botimet e tij të herë pas hershme, shkrimtari Zymer Mehani na suprizon, befason me krijimtarinë e tij, për çka ne i urojmë suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij!

Me respekte, nderime, falënderime të pafund nga autori i këtij libri Publicistik,

Dashamir Alliu!