Latifi për Qosen, rrugës për në Sham

1
229
Qose - Krasniqi

Prof. Blerim Latifi për Rexhep Qosjen:

«Nga një numër tekstesh të Qosjes që kam lexuar, kam parë një deficit serioz të kulturës filozofike në këto tekste, njohuri sipërfaqësore të filozofisë politike dhe terminologjisë filozofike në përgjithësi. Kjo është fatale. Ashtu si në matematikë, që e huq fare po nuk dite të operosh me raportet e numrave, edhe në filozofi, po nuk dite të operosh kujdesshëm me konceptet, bie në lajthitje komplete. Është një fakt i njohur se kritikët e mirë letrarë karrierën e tyre e përfundojnë si mendimtarë e filozofë, por tek Qosja ky proces intelektual ka dështuar. Qosja ka dështuar të bëhet mendimtar.

E kam thënë edhe njëherë tjetër: Qosja vazhdon ta bindë veten se ka hesape për të qëruar me dy njerëz, Ibrahim Rugovën dhe Ismail Kadarenë. Me të parin e lidh mosdurimi politik dhe me të dytin, zilia e famës mes shkrimtarësh. Megjithë defektet e tij politike, Rugova ka një vend të rëndësishëm në historinë politike të Kosovës dhe Qosja si duket nuk po gjen qetësi pa e thyer ikonën e tij, ndërsa inati me Kadarenë vjen nga një fakt i thjeshtë: derisa Kadareja sot gëzon famën e një shkrimtari botëror, Qosja përgjithësisht gëzon famën e një shkrimtari lokal.

Dhe meqë të dy armiqtë e tij privatë kanë pasur qëndrime jo fort të pëlqyeshme për islamin, Rugova me prokatolicizmin e tij kulturor e deri diku edhe politik, dhe Kadareja me anti-osmanizmin e tij konsekuent, Qosjes i mbetet të dalë në anën e kundërt, të bëhet pro-islamik dhe pro-osman. Dhe Qosja është duke e bërë një gjë të tillë. Nuk është çudi që një ditë të dalë të bëjë apologjinë e salafizmit politik [fundamentalizmit islamik] në Kosovë. Inatet janë këshilltarë të këqij të njeriut: gjithmonë e shpijnë në rrugë të gabuara.»

Blerim Latifi – “Rexhep Qosja rrugës për në Sham” (8 tetor 2014)

1 KOMENT

  1. Qosja armikun me te madh e ka LIRINE… te cilen ai nuk e don as per vehte as per tjeret… Qosja e don VAJTIMIN e roberise, por nuk e don lavdimin e LIRISE… sepse ai ne esenece eshte nje person diktatorial dhe ANKUES i çdo gjeje qe ekziston. Per Qosjen kritika eshte ankese. Qosja nuk kririkon por ankohet : pse eshte diçka mire ose pse eshte diçka keq.

    Njeriu qe kurrrrr ne jete nuk e ka lavderuar askend ka probleme mendore, njesoj sikur politikani Kurtoglu nje Islamo-komunist, qe e urren LIRINE maksimalisht, sepse truri nuk ia pranon LIRINE si koncept apo si gjendje.

    Edhe Kurtoglu e urren Lirine dhe kjo e bashkon me Qosjen… sepse se bashku keta dy njerez NUK E KANE THANE ASNJE FJALE TE MIRE PER LIRINE qe 22 VITE… vetem ankesa, ankesa ankesa,… dhe urrjetja e lirise i dergon keta dy uryes te lirise ne adresen dhe ne fajtorin KRYESOR TE LIRISE AMERIKA.

    Keta dy e shohin AMERIKEN si fajtor dhe shkaktar te LIRISE… dhe e urrejne me shpirtin e tyre te kalbur ISLAMIKO-KOMUNIST… ANTISHQIPTAR.

Komentet janë mbyllur.