Ujmani është pasuri e patundur ujore e shtetit të Kosovës

1
271
Ujmani

Kronikë Ekonomike

Resursi ujor i ekonomisë së Kosovës Ujmani është ndërtuar përmes kredisë së akorduar të Bankës Botërore në kohën e ish-Jugosllavisë, në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Kjo kredi kap shumë prej 80 milionë dollarësh dhe ky borxh me miratimin e Kuvendit të Kosovës i ka mbetur në arkën e ish-Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës për të cilin siç thuhet në kronikat e kohës, e ka paguar vetë Kosova në kohën kur e kur ishte njësia ish-federale më e pa zhvilluar.

Në historinë e ndërtimit të Ujmanit në hapësirën teritoriale të Kosovës, qyshse atëherë pati kundërshtime të mëdha nga ana Serbisë, që ky gjigant ujor për nevojat e industrisë (Trepça dhe Obiliqi) si dhe për ujë të pijshëm për Prishtinën me komunat fqinj mos të ndërtohet. Në këtë kohë të këtij projekti ekonomik ujor për ekonominë dhe kahet e zhvillimit të Kosovës, e pengonte shumë Serbinë dhe përmes udhëheqjes shtetërore në Beograd, më i zëshmi ishte Drazha Markoviq, një nga nacionalistët më të tërbuar kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Ujmani nisi punën e ndërtimit pas miratimit të kredisë nga Banka Botërore dhe të miratimit të instituciioneve të larta të ish-Jugsollavisë që e kishin nënshkruar kredinë prej 80 milionë dollarësh, ndërsa Serbia as atëherë e as sot nuk ka hise në resursin ujor të Ujmanit, ndonëse jo vetëm që ishte kundër ndërtimit, por nuk pati dhënë asnjë cent nga buxheti dhe tërë ky projekt madhor si shtyllë e fortë për ekonominë e Kosovës, borxhi i mbeti për të paguar nga arka e varfër e kohës dhe të pozitës kushtetuese si njësi federale e ish-Jugosllavisë.

Për kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi, qeveria e Kosovës do të duhej që të merr me veti projektin dhe shënimet tjera arkivore ku tregohet qartë se Ujmani është ndërtuar në hapsirën e Kosovës dhe me kredinë e Bankës Botërore të kohës, kurse Serbia tashti në rrethanat e reja kur Kosova është bër shtet i pavarur dhe sovran, në këtë pasuri ujore nuk ka dhe as që mund të ketë hisen vetë(!).

Për fund duhet theksuar se projekti i Amerikës përkitazi me Ujmanin e Kosovës nuk është real dhe nisma me “modele” në mes Amerikës dhe Kanadasë nuk vlejnë për Ujmanin, ndonëse ky është liqen akumulues e jo lumi Kolombia(!).

Brenda kufinjve shtetërorë të Kosovës dhe të hapësirës sipas Kushtetutës, Ujmani ky gjigant ekonomik ujor është pasuri e patundur e shtetit të Kosovës dhe në këto relacione duhet të bëhet e qartë në të gjitha nivelet e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel dhe Washington se në resurset e pasura ekonomike të Kosovës, shteti serb nuk mund të jetë hisetar(!).

Gjatë historisë shekullore të pushtimeve dhe (ri)pushtimeve të Kosovës nga regjimet vrastare e grabitqare të Serbisë, asaj nuk i kanë interesuar shumë kishat dhe kultet ortodokse fetare, por më shumë i kanë interesuar pasuritë e mëdha që ka toka e Kosovës…!

Gjiganti ujor i Ujmanit është pasuri e Kosovës dhe jo hisetar me Serbinë!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Ujmani dhe komplet Kosova jane dhe do te jene pasuri e atij qe ka force USHTARAKE me e SUNDUE.
    Kush ka force ka sundim… kush nuk ka force ka OKUPIM.

    PIKË.

Komentet janë mbyllur.