E kohës
Në vitet 1953-1959, regjimi ish-Jugosllav dhe regjimet (serbo-maqedonase) i shpërngulen 150 mijë shqiptarë për në Turqi. Kjo kohë e rëndë për shqiptarët, koha e renegatit Aleksandër Rankoviq, njeriu i parë në krah të Titos, kishte krijuar gjendjen aq të rëndë përmes aparatit shtetërorë të UDB-së ose të lëshonin Kosovën dhe pjesën etnike shqiptare në Maqedoni, ose do të prisnin orët e skenarëve vrastarë deri në shkallë të gjenocidit(!).
Në Kosovë pas rënies së renegatit Aleksandër Rankoviq (Plenumi i IV të Brioneve, 1966) jeta shqiptare nisi të marrë vetën dhe, si thuhet në analet e historisë, nisi të lëshoj rreze dielli i ditëve për të ardhmen kombëtare. Fryma e lirë dhe rruga e zhvillimit të Kosovës: hapja e Universitetit të Prishtinës e deri në Akademinë e Shkencave, ishte rruga për ardhmërinë kombëtare dhe, nëpër vite këtu nisi projekti për brezat e rinj se si duhet të bëhet atdheu…!
Mirëpo,në pjesën atnike shqiptare në Maqedoni gjendja ishte tejet e rëndë dhe pa shpresë për ardhmen kombëtare. Shqiptarët e shpërngulur në Turqi i lanë pasuritë e patundshme tokat, shtëpitë dhe pasuritë tjera familjare. Qyshse nga vitet 1950-1960 për pasurinë e shqiptarëve në qytetet Shkup, Gostivar, Tetovë dhe Manastir, sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë u bë me pasurinë e shqiptarëve të shpërngulur në Truqi..?!
Do të ishte me interes kombëtar dhe të ligjeve aktuale të këtij shteti dhe në bashkëpunim me institucionet e të drejtave dhe të lirive njerëzore (Konventa e BE-së) dhe Brukseli zyrtar që të hedhin dritë për pasuritë e shqiptarëve të shpërngulur në kohën e skenarëve të gjenocidit (serbo-maqedonas) në Turqi(!).
Të drejtat dhe liritë njerëzore,asnjëherë nuk mund të vjetrohen dhe të fshihen në nëntokën e regjimeve serbo-maqedonase në Beograd dhe Shkup(sic!).
Çikago, 22 qershor 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]